Credins Bank

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Credins Bank është një bank private në Shqipëri. President i Credins është Artan Santo. CREDINS bank ushtron aktivitetin e saj sipas Licencës nr. 16, datë 31.03.2003, lëshuar nga Banka e Shqipërisë për të ushtruar veprimtari bankare në Republikën e Shqipërisë.

Kapitali i CREDINS bank në fund të vitit 2009 sipas IFRS është 38.9 milion USD. CREDINS bank ushtron aktivitetin e saj duke respektuar me rigorozitet kuadrin ligjor të Bankës së Shqipërisë si dhe kuadrin e brendshëm rregullator të përcaktuar nga Këshilli i saj Drejtues dhe miratuar nga Asambleja e Aksionerëve.

Aksionerët e CREDINS bank, janë përfaqësuesit e disa prej bizneseve më të suksesshme të krijuar dhe rritur gjatë viteve të zhvillimit të ekonomisë së tregut në Shqipëri. CREDINS bank përfaqësoi të parën bankë private me kapital 100% shqiptar, duke hyrë kështu në historikun e zhvillimeve të rëndësishme ekonomike financiare të ndodhura në Shqipëri.Progresi i ndjeshëm në dimensionet e Bankës dhe pozicionimi i saj në treg rritën gjithashtu edhe interesin e investitorëve të huaj. Më datë 12 janar 2008, CREDINS bank njoftoi pjesëmarrjen e dy aksionerëve të rinj, të cilët zotërojnë 25.34 % të aksioneve të saj. Këto dy aksionerë janë: Balkan Financial Sector Equity Holding B.V. (BFSE Holding B.V), Holandë, i cili do të përfaqësohet nëpërmjet Development Financial Equity Partners (DFE) si dhe aksioneri tjetër State Secretariat for Economic Affairs (SECO), i cili do të përfaqësohet nëpërmjet Swiss Investment Fund for Emerging Markets (SIFEM AG).


CREDINS bank, duke operuar si bankë tregtare, ofron një gamë të gjerë produktesh e shërbimesh bankare që nga më tradicionalet deri tek ato më bashkëkohoret.

Stafi menaxhues i Bankës, i cili drejton veprimet ditore, përbëhet nga njerëz me eksperiencë të pasur bankare në fushat si: drejtim i përgjithshëm bankar, zhvillim i linjave të biznesit, aktivitet kreditues, operacione thesari e menaxhim risku dhe menaxhim financiar, eksperienca të fituara nga përvoja brenda dhe jashtë vendit. Personeli i CREDINS bank, është i ndërgjegjësuar dhe plotësisht i dedikuar për të ofruar shërbime me standard cilësor për të kënaqur maksimalisht kërkesat e klientit.

CREDINS bank është një realitet konkret në sistemin bankar shqiptar. Rezultatet tepër pozitive të arritura çdo vit rrisin përgjegjësinë e personelit ndaj klientit, aksionerëve dhe bashkëpunëtorëve të bankës për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme afatgjata me synim përmirësimin e cilësisë së jetesës të komunitetit ku CREDINS bank operon. Aktualisht, CREDINS bank ushtron aktivitetin e vet në 16 qytete të Shqipërisë përmes 41 degëve dhe agjencive të saj.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]


Lidhje[redakto | redakto tekstin burimor]