Cristian Tello

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Cristian Tello
2012 2013 - 37 Cristian Tello.jpg
Tello duke luajtur për Barcelonën në vitin 2012.
Të dhënat personale
Emri i plotë Cristian Tello Herrera
Data e lindjes 11 Gusht 1991 (23 vjeçar)
Vendi i lindjes Sabadell, Spanjë
Gjatësia 1,78 m (5 ft 10 in)
Pozita ne fushë Sulmues / Mesfushor–Sulmues
Informacionet për klubin
Klubi aktual Porto
Numri 11
Kariera në rini
1999–2002 Can Rull
2002–2008 Barcelona
2007–2008 → CF Damm (Huazim)
2008–2010 Espanyol
Kariera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
2010 Espanyol B 4 (1)
2010–2012 Barcelona B 39 (9)
2011– Barcelona 37 (10)
2014– Porto 0 (0)
Ekipi kombëtar
2010 Spanja U–19 3 (0)
2011 Spanja U–20 5 (1)
2012–2013 Spanja U–21 12 (2)
2012 Spanja U–23 6 (0)
2013– Katalonja 1 (0)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 26 Maj 2013.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 18 Qershor 2013

Cristian Tello Herrera (lindur më 11 Gusht 1991) është një futbollist spanjoll që luan aktualisht në La Liga për klubin e Barcelonës. Tello mund të luaj si mesfushor sulmues dhe si një sulmues kryesor.

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Vitet e herëshme / Espanyol[redakto | redakto tekstin burimor]

Christian Tello lindi në Sabadell të Barcelonës, dhe e filloi karrerën e tij futbollistike tek skuadra e CF Can Rull, më pas u transferua tek akademia e FC Barcelonës, dhe më pas u huazua për 1 vit tek skuadra e CF Damm.

Në vitin 2008, kontrata e Tellos skadoi, dhe RCD Espanyol e bleu, dhe e vendosi në skuadrën B. Tello bëri debutimin e tij me skuadrën B në sezonin 2009–10, ku luajti 4 Ndeshje në divizionin e tretë.

Barcelona[redakto | redakto tekstin burimor]

Në Qershor 2010, Tello u rikthye sërisht tek skuadra e Barcelonës B, që ishte skuadra e dytë [1]. Më 9 Nëntor 2011, Tello bëri debutimin e tij me skuadrën e parë, duke luajtur 90 minuta në fitoren 1–0 të Barcelonës kundër CE L'Hospitalet në raundin e parë të Copa del Rey [2], dhe shënoi Golin e tij të parë në ndeshjen e kthimit, ku Barcelona fitoi me rezultatin 9–0 [3].

Tello bëri debutimin e tij në La Liga, duke u zëvëndësuar në minutën e 75 me Adrianon, në barazimin 0–0 me Villarrealin [4]. Javën tjetër, Tello ishte në formacionin e parë në ndeshjen kundër Real Sociedad, ku Tello shënoi Golin e parë në minuten e tetë dhe Lionel Messi shënoi Golin e dytë, ndeshja përfundoi me rezultatin 2–1 për Barcelonën [5].

Tello në aksion me BarcelonënUEFA Champions League kundër Bayer Leverkusen.

Më 7 Mars 2012, Tello zëvëndësoi Andrés Iniestën në pjesën e dytë në ndeshjen e Champions Leagues kundër Bayer 04 LeverkusenCamp Nou, duke bërë edhe debutimin e tij Champions League: në dy minutat e para shënoi Golin e parë pas një assisti të Cesc Fàbregas, dhe Golin e dytë e shënoi gjashtë minuta më vonë, 5 Golat e tjerë të ndeshjes i shënoi Lionel Messi, dhe FC Barcelona fitoi me rezultatin 7–1 (10–2 në total) [6].

Tello duke luajtur për Spanjën U–23Lojërat Olimpike Verore 2012.

Edhe pse e ardhmja e tij u duk e pasigurt [7] [8], Tello arriti që të bindë trajnerin e ri Tito Vilanova që të qëndronte tek Barcelona në sezonin 2012–13. Më 19 Shtator 2012, Tello shënoi Golin e hapjes, dhe assistoi në Golin e Lionel Messit në fitoren 3–2 në fazën e grupeve të Champions League kundër Spartak MoscowCamp Nou, dhe u përzgjodh si lojtari i ndeshjes [9].

Më 13 Dhjetor 2012, Tello firmosi një kontratë të re me Barcelonën, që do ta mbante atë në Camp Nou deri në vitin 2016 [10]. 9 ditë më vonë, Tello shënoi pas 30 sekondash në ndeshjen e fundit të vitit, ku FC Barcelona fitoi jasht fushe me rezultatin 3–1 kundër Real Valladolid [11].

Tello ra më poshtë në mënyrë fyese në sezonin 2013-14, pas ardhjes së Neymar [12] [13]. Ai shënoi Golin e parë të sezonit më 11 Dhjetor në fitoren 6–1 kundër Celticfazën e grupeve të Champions Leagues [14], dhe vetëm gjashtë ditë më vonë, Tello gjithashtu gjeti rrugën e rrjetës në fitoren 3–0 kundër FC CartagenaCopa del Rey (7–1 rezultati i përgjithshëm) [15], dhe më vonë në këtë kompedicion, Tello Hat-trickun e parë si profesionistë në fitoren 1–4 kundër Levantes në ndeshjen e parë të çerek–finales së kupës [16].

Huazimi te Porto[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 16 Korrik 2014, Tello u huazua te klubi portugez PortoPrimeira Liga për dy vite [17].

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Tello ishte pjesë e kombëtares U–23Lojërat Olimpike Verore 2012 që u zhvillua në Londër, ku Spanja dështoi që të kalonte fazën e grupeve.

Trofe[redakto | redakto tekstin burimor]

Skuadra[redakto | redakto tekstin burimor]

Barcelona

Shteti[redakto | redakto tekstin burimor]

Spanja U21

Statistikat[redakto | redakto tekstin burimor]

Redaktuar më 22 Janar 2014 [18]

Klubi Sezoni Liga Kupa Europa Tjetër[nb 1] Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Espanyol B 2009–10 4 1 1[nb 2] 0 5 1
Total 4 1 1 0 5 1
Barcelona B 2010–11 23 4 23 4
2011–12 16 5 16 5
Total 39 9 39 9
Barcelona 2011–12 15 3 4 2 3 2 0 0 22 7
2012–13 22 7 6 0 4 1 2 0 34 8
2013–14 12 0 4 3 2 1 0 0 18 4
Total 49 10 14 5 9 4 2 0 74 19
Karriera në total 92 20 14 5 9 4 3 0 118 29
  1. ^ Përfshirë kompedicione të tjera si: Supercopa de España, UEFA Super Cup, FIFA Kupën e Botës për Klube
  2. ^ Përfshirë 2010 Segunda División B Relegation play-off (1 ndeshje)

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ El Espanyol espera alguna contraprestación a la marcha de Tello al Barça (Espanyol expects compensation to Tello's departure to Barça); Sport, 2 Korrik 2010 (Spanjisht)
  2. ^ Otro 'Iniestazo' (Another 'Iniestazo'); Marca, 9 Nëntor 2011 (Spanjisht)
  3. ^ Escabechina antes de Navidad (Slaughter before Christmas); Marca, 22 Dhjetor 2011 (Spanjisht)
  4. ^ Barca slip up again to lose ground; ESPN Soccernet, 28 Janar 2012
  5. ^ Barcelona stay in the hunt. ESPN Soccernet (4 Shkurt 2012). Vizituar në 4 Shkurt 2012.
  6. ^ FC Barcelona - Bayer 04 Leverkusen: The champions are a goalscoring machine (7-1). Barcelona's official website (7 Dhjetor 2012). Vizituar në 9 Mars.
  7. ^ La negociación por Tello aún no ha arrancado (Tello negotiations have not started yet); El Mundo Deportivo, 22 Qershor 2012 (Spanjisht)
  8. ^ El futuro de Tello, una incógnita (Tello's future, in the air); Merca Fútbol, 13 July 2012 (Spanjisht)
  9. ^ Messi's Barcelona show sees off Spartak. UEFA.com (19 Shtator 2012). Vizituar në 20 Shtator 2012.
  10. ^ Tello ends uncertainty with new Barcelona deal. UEFA.com. 13 Dhjetor 2012. Retrieved 13 Dhjetor 2012. 
  11. ^ Barcelona stay nine clear. ESPN Soccernet (22 Dhjetor 2012). Vizituar në 22 Dhjetor 2012.
  12. ^ 'I can deal with Neymar competition' – Tello. Goal.com (19 Korrik 2013). Vizituar në 10 Janar 2014.
  13. ^ Tello: “No quiero escuchar ofertas, quiero triunfar en el Barça” (Spanjisht). La Ronda (19 Korrik 2013). Vizituar në 10 Janar 2014.
  14. ^ Neymar treble helps Barcelona canter past Celtic. UEFA.com (11 Dhjetor 2013). Vizituar në 23 Janar 2014.
  15. ^ Felices fiestas para Neymar (Spanjisht). Marca (18 Dhjetor 2013). Vizituar në 10 Janar 2014.
  16. ^ Messi cocina y Tello se pone las botas (Spanjisht). Marca (22 Janar 2014). Vizituar në 23 Janar 2014.
  17. ^ Transfer news: Barcelona forward Cristian Tello joins Porto on two-year loan deal. Sky Sports. 16 Korrik 2014. Retrieved 16 Korrik 2014. 
  18. ^ Transfermarkt player statistics

Lidhje të jashtëme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Cristian Tello