Dëllinja
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dëllinja është dru a shkurre me gjethe halore gjithnjë të blerta, që bën kokrra të vogla e të rrumbullakëta me ngjyrë zakonisht të zezë, të kuqërremtë ose blu të errët dhe me erë të mirë. Po ashtu dëllinja quhen edhe kokrrat e kësaj bime që përdoren në industrinë farmaceutike, për të bërë një lloj rakie, hardhiç etj. Ndërsa në popull është e njohur shprehja në majë të dëllinjës si kallëzore për gjumë të pa rehatshëm. [1]
