Dërgesat e emigrantëve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kriza financiare ka bërë që emigrantët të sjellin më pak të ardhura për familjet e tyre. Duke qenë një faktor i rëndësishëm në buxhetet familjare dhe në zhvillimin e ekonomisë, dërgesat e emigrantëve janë pakësuar me rreth 200 milionë euro, duke qenë se mesatarisht vitet e fundit dërgesat e emigrantëve kanë qenë rreth 1 miliard euro në vit. “Totali i dërgesave nga emigrantët për vitin 2008 vlerësohet të jetë rreth 800 milionë euro, një shifër kjo e barabartë me 9,2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Dërgesat nga emigrantët shënojnë një rënie prej 16 % në terma vjetorë. Kriza ekonomike dhe financiare në vendet ku numri i emigrantëve shqiptarë është më i lartë, mendohet të ketë ndikuar në uljen e prurjeve valutore prej tyre. Kontributi i këtyre dërgesave në zbutjen e deficitit tregtar llogaritet në rreth 33 %, me një rënie prej 12 pikësh përqindjeje, kundrejt vitit të kaluar”, - theksoi raporti i BSH-së. Kjo dëshmohet kryesisht në dërgesat që janë bërë në mënyrë zyrtare nga emigrantët nëpërmjet sistemit bankar, apo agjencive të licencuara. “Transfertat zyrtare vlerësohen në rreth 27 milionë euro, duke regjistruar një rënie prej 34 milionë eurosh kundrejt një viti më parë”, - thekson raporti.