D. B. Cooper

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
D.B. Cooper
DBCooper.jpg
Një vizatim i viti 1972 i D.B. Cooper sipas FBI

D.B. Copper është një emër që zakonisht përdoret për t'iu referuar personit që më 24 nëntor 1971 rrëmbeu një Boeing 727.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ishte një ditë para Festës së Falënderimeve, 24 nëntor 1971. Teksa avioni i Northwest Airlines Nr. 305, nga Portland, Oregon në drejtim të Seattle mori shpejtësi përgjatë pistës dhe përgatitej të ngrihej, një burrë në vendin nr. 18C, me syze të errëta dhe një kostum po të errët, i dorëzoi një copë letër stjuardesës. Në të thuhej se ai kish një bombë dhe kërcënonte se do të hidhte në erë Boeingun 727, nëse nuk i jepnin 200 000 dollarë dhe katër parashuta, pasi avioni të ulej. Burri në sediljen 18 C e kish prerë biletën nën emrin “Dan Cooper”.