Dah Polloshka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Dah Polloshka ishte një figurë e ndritur e qytetit të Gjakovës. Dah është shkurtesë e emrit Abdullah (Polloshka), atdhetarit gjakovar që luftoi në mbrojtje të drejtave të popullit shqiptar e kundër zbatimit të reformave të Tanzimat-it [1] të ndërmarra nga Perandoria Osmane. Ai ra heroikisht më 1845 në sulmin ndaj kampit të ushtrisë Osmane në vendin e quajtur Nakarade, në afërsi të Gjakovës.

Sot një rrugë e qytetit mban me krenari emrin e tij.

Populli ka thurruar edhe këtë këngë kushtuar heroizmit të këtij trimi:

KANGA E DAH POLLOSHKËS*
O me tre veto luftën e nisi,
More si me kanun-o Misirlija1,

Abdullah Aga kahramani,
Namin ja njeu Rumelija.
Thot'nizami-o me i lanë armët!
O un' i mjeri qysh do të rrnoj?
Oxhakut le t'mi shkon nami,
Për ni shpirt vetin s'e marroj!

- More at, o more ijanet,
More qysh s'e bane edhe 'i grim' gajret?
- Mos t'ish kanë qaj llagami shkretë,
Pat me dalë Daha n'selamet! —

Dah Polloshka kur asht dekë,
More për ta kajshin shehri e Reka;
Vorri i Dahës na u mloft me nur,
Sa me gajret-o na i erdh deka!

1 Mehmet Ali Pasha i Misirit.

*Marr nga: Këngë Popullore Të Rilindjes Kombëtare - Instituti Albanologjik i Prishtinës