Daniel Levitin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Daniel J. Levitin
U lind në (1957-12-27) 27 dhjetor 1957 (66 vjeç)
KombësiaAmerikan
ShkollimiMassachusetts Institute of Technology
Berklee College of Music
Stanford University (B.A., 1992)
University of Oregon (M.Sc., 1993; Ph.D., 1996)
Njohur përLevitin effect, This Is Your Brain On Music
Karriera shkencore
FushatKognicioni muzikor, neuroshkenca kognitive e muzikës, psikologjia kognitive
InstitucionetMcGill University; Laboratory for Music Perception, Cognition and Expertise
Këshilltarë akademikRoger Shepard, Michael Posner, Douglas Hintzman, John R. Pierce, Stephen Palmer

Daniel J. Levitin (i lindur më 27 dhjetor 1957) është psikolog kognitiv, neuroshkencëtar, dhe autor amerikan. Ai është profesor i psikologjisë dhe neuroshkencës bihejvioraleUniversitetin McGillMontreal, Kanadë, me angazhime shtesë në teori muzikore, shkencë kompjuterike, dhe edukim. Levitin është drejtori i Laboratory for Music Perception, Cognition and Expertise. Ai është gjithashtu producent i muzikës dhe muzikant. Nga shtatori i vitit 2006 deri në prill të vitit 2007 ai shërbeu si komentator i shfaqjes FreestyleCBC Radio One, dhe është paraqitur shpesh në radion NPR.

Levitin ka publikuar artikuj shkencor për lartësinë absolute (perfect pitch), kognicionin muzikor, dhe neuroshkencën dhe është më i njohur si autori i dy librave best-seller, This Is Your Brain On Music: The Science of a Human Obsession (Ky është Truri Yt në Muzikë: Shkenca e Obsesionit Njerëzor) dhe The World in Six Songs: How the Musical Brain Created Human Nature (Bota në Gjashtë Këngë: Si Truri Muzikor krijoi Natyrën Njerëzore).

Para karrierës së tij akademike, Levitin punoi si producent i muzikës dhe dizajner i zërit në albumet e artistëve si Blue Öyster Cult, Chris Isaak, dhe Joe Satriani; si këshilltar për Steely Dan, Stevie Wonder dhe Michael Brook, dhe si inxhinier i inçizimit për Santana dhe The Grateful Dead. Inçizimet dhe CD-të në të cilat ai ka kontribuar janë shitur në më se 30 milion kopje.

Librat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • The Billboard Encyclopedia of Record Producers (1999).
  • Foundations of Cognitive Psychology: Core Readings (2002).
  • This Is Your Brain On Music: The Science of a Human Obsession (2006).
  • The World in Six Songs: How the Musical Brain Created Human Nature (2008).

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]