David Ben-Gurion

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
David Ben-Gurion
David Ben-Gurion
Kryeministri i tretë i Izraelit
2 nëntor 1955 – 21 qershor 1963
Paraardhësi: Moshe Sharett
Pasardhësi: Levi Eshkol
Kryeministri i parë i Izraelit
17 maj 1948 – 7 dhjetor 1954
Paraardhësi: S'ka
Pasardhësi: Moshe Sharett
Kryetari i parë i Këshillit të Shtetit Provizional të Izraelit
14 maj 1948 – 16 maj 1948
Paraardhësi: S'ka
Pasardhësi: Chaim Weizmann
Të dhënat personale
Lindi më: 16 tetor 1886
Lindi në: Plonsk, Perandoria ruse
Vdiq më: 1 dhjetor 1973
Vdiq në: Izrael
Partia politike: Mapai, Rafi, Lista Kombëtare
Fëmijë 3
Feja Judaiste



David Ben-Gurion (, lindur si David Grün më 16 Tetor 1886, vdekur më 1 Dhjetor 1973) ishte kryeministër i Izraelit. Pasioni i Ben-Gurionit për Zionizmin, që i pati rrënjët që në fillim të jetës së tij, kulminoi në rolin e tij instrumental në themelimin e shtetit të Izraelit. Pasi drejtoi Izraelin drejt fitores në Luftën Izraelito-Arabe të vtit 1948, Ben-Gurion ndihmoi në ndërtimin e institucioneve të shtetit dhe vëzhgoi thithjen e një numri të madh hebrenjsh nga mbarë bota. Pas tërheqjes nga jeta politike në vitin 1970, ai u shpërngul në Sde Boker, një kibuc në shkretëtirën Negev, ku ai jetoi deri sa vdiq. Pas vdekjes, Ben-Gurion u emërua sipas Revistës Time si një nga 100 Njerëzit Më Të Rëndësishëm Të Shekullit Të 20-të.

Jeta e hershme[redakto | redakto tekstin burimor]

Ben-Gurion u lind në Płońsk, në Mbretërinë e Polonisë që në atë kohë bënte pjesë në Perandorinë Ruse. Babai i tij, Avigdor Grün, ishte një jurist dhe një lider i lëvizjes Hovevei Zion. Mamaja e tij, Scheindel, vdiq kur ai ishte 11 vjeç.

Ben-Gurion në uniformën e tij të Legjionit Hebre në vitin 1918.

Ben-Gurion u rrit nga një Zionist entuziast. Si student në Universitetin e Varshavës, ai u bashkua me lëvizjen Zioniste-Marksiste Poale në vitin 1904. Ai u arrestua dy herë gjatë Revolucionit Rus të vitit 1905. Ai emigroi në Palestinën otomane në vitin 1906, ku u shokua nga krimet dhe anti-semitizmi i Europës Lindore, dhe u bë një nga drejtuesit kryesorë të Zionistëve Poale bashkë me Yitzhak Ben-Zvi.

Në Palestinë, fillimisht punoi në bujqësi, duke mbledhur portokallë. Më 1909 ai u bë vullnetar me HaShomer, një fuqi vullnetarësh që ndihmonte në mbikqyrjen e komuniteteve bujqësore të izoluara izraelite. Më 7 Nëntor 1911, Ben Gurion shkoi në Selanik në mënyrë që të mësonte turqisht për studimet e tij për tu bërë jurist. Qyteti, që kishte një komunitet hebre të madh, e impresionoi Ben Gurionin që e quajti "një qytet hebre që nuk ka e shokun në këtë botë." Ai gjithashtu kuptoi aty që "Hebrenjtë ishin të aftë të kryenin çfarëdolloj pune," nga biznesmenë të pasur deri te tregtarë, mjeshtër zanatesh ose punë hamalli. [1]

Në vitin 1912, ai u shpërngul në Konstantinopojë (tani Stamboll), atëherë kryeqytet i Perandorisë Otomane, për të studiuar juridikun në Universitetin e Stambollit bashkë me Ben-Zvi dhe adoptoi emrin hebre Ben-Gurion, prej historianit mesjetar Yosef ben Gurion. Ai punoi gjithashtu edhe si një gazetar. Në vitin 1915, Ben-Gurion dhe Ben-Zvi u dëbuan nga Palestina, që prapë ishte nën sundimin otoman, për shkak të aktivitetit të tyre politik.

Kur u vendos në Nju Jork Siti më 1915, ai takoi Paula Munweis. Ata u martuan më 1917, dhe patën tre fëmijë. Ai iu bashkua ushtrisë britanike në vitin 1918 si pjesë e Batalionit të Legjionit Hebre (pas Deklaratës së Balforit në Nëntor 1917). Ai dhe familja e tij u kthyen në Palestinë pas Luftës së Parë Botërore pas marrjes së saj nga britanikët.

Në krye të Zionistëve[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas vdekjes së teoricienit Ber Botochov, krahu i majtë dhe i djathtë i Poale Zion u nda në 1919-ën me Ben-Gurionin dhe shokun e tij Berl Katznelson kryetarë të pjesës së djathtë të lëvizjes Zionistët e Punës. Partia Poale Zion e djathtë formoi Ahdut HaAvoda dhe kishte Ben-Gurionin si lider në 1919. Në 1920 ai ndihmoi në formimin e Histadrut, Federata Zioniste e Punës në Palestinë dhe pas kësaj u sekretar i përgjithshëm i saj.

Më 1930, Hapoel Hatzair (themeluar nga A.D. Gordon më 1905) dhe Ahdut HaAvoda formuan koalicion për të krijuar Mapai, partinë e punës Zioniste më të djathtë (përsëri ngelej një organizatë e krahut të majtë, por jo aq ekstremiste sa pjesët e tjera) nën lidershipin e Ben-Gurionit. Krahu i majtë i Zionistëve të Punës përfaqësohej nga Mapam. Zionismi i Punës u bë tendenca dominante në Organizatën Botërore të Zionistëve dhe në vitin 1935 Ben-Gurion u bë kryetar i komitetit ekzekutiv të Agjencisë Hebreje për Palestinën, një rol që e mbajti deri në krijimin e shtetit të Izraelit më 1948.

Gjatë revoltës Arabe në Palestinë gjatë viteve 1936-1939, Ben-Gurion ushtroi një politikë të përmbajtur (e quajtur Havlagah) në të cilën Haganah (ushtria izraelite) dhe grupet e tjera hebreje nuk u hakmorrën për sulmet arabe kundrejt qytetarëve hebrenj, duke u përqendruar vetëm në vetëmbrojtje. Më 1937, britanikët rekomanduan ndarjen e Palestinës në zona arabe dhe hebreje dhe Ben-Gurioni e mbështeti këtë vendim. Kjo çoi në konflikt Ze'ev Jabotinsky që e kundërshtonte ndarjen dhe si rezultat mbështetësit e Jabotinsky-it u ndanë nga Haganah dhe braktisën politikën e Havlagah.

Shtëpia e Ben-Gurionit, ku ai jetoi nga viti 1931 e më tej, dhe për një pjesë të secilit vit nga 1953 shtë sot një shtëpi-muze historik në Tel Aviv.

Arabët e Palestinës[redakto | redakto tekstin burimor]

Ben-Gurion e kuptoi lidhjen e fortë të Arabëve të Palestinës me tokën por shpresoi se kjo do të merrte fund me kalimin e kohës. Nahum Goldman, presidenti i Kongresit Botëror Hebre, shkroi në një bisedim rreth "problemit arab" se më 1956, Ben-Gurion tha: "Pse do të donin arabët paqe? Nëse unë do të isha një lider arab nuk do bëja kurrë marrëveshje me Izraelin. Kjo është e natyrshme: ne kemi marrë vendin e tyre … Ka patur anti-semitizëm, nazistët, Hitleri, Aushvici, por ishte kjo faji i tyre? Ata shohin vetëm një gjë: ne kemi ardhur këtu dhe kemi vjedhur vendin e tyre. Pse duhet ta pranojnë këtë gjë ata? Ata ndoshta mund ta harrojnë këtë pas një ose dy brezash, por për momentin nuk ka shans. Kështu që është e thjeshtë: ne duhet të qëndrojmë të fortë dhe të mbajmë një ushtri të fuqishme."[2]

Goldman e kritikoi Ben-Gurionin për atë që e quajti përballjen e Ben-Gurionit me botën arabe. Goldman shkroi se "Ben-Gurion është njeriu i përgjegjshëm për politikën anti-arabe, sepse është ai që formoi idenë e brezave të Izraelit."[2]

Pikëpamja që vlerësimi i Ben-Gurionit për ndjenjat e arabëve e çuan atë në nevojën për të ndërtuar një fuqi ushtarake, mbështetet nga Simha Flapan, që e kuoton Ben-Gurionin se tha më 1938: "Unë besoj në fuqinë tonë, në fuqinë që do rritet dhe nëse do rritet, atëherë marrëveshja do vijë..."[3]

Britanikët[redakto | redakto tekstin burimor]

Letra e Bardhë Britanike e vitit 1939 përcaktonte se imigrimi hebre në Palestinë do kufizohej në 15000 në vit për pesë vitet e para dhe më vonë do ishte një kontigjent me pëlqimin arab. U vendosën edhe kufizime për blerjen e tokës prej hebrenjve nga arabët.

Pas kësaj, Ben-Gurion ndryshoi politikën drejt britanikëve, duke thënë: "Paqja në Palestinë nuk është situata më e mirë për të penguar politikën e Letrës së Bardhë".[4] Ben-Gurioni besonte se një zgjidhje paqësore me arabët ishte e pamundur dhe shpejt filloi pregatitjen e Yishuvit për luftën. Sipas Teveth 'përmes fushatës së tij për të mobilizuar Yishuvin në mbështetje të tentativës britanike për luftë, ai u mundua që të ndërtojë bërthamën e "ushtrisë hebreje", dhe suksesi i tij në këtë përpjekje solli fitoren e Zionistëve në luftën për themelimin e shteti hebre. '[5]

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ben-Gurion inkurajoi hebrenjtë e Palestinës të ishin vullnetarë në ushtrinë britanike. Ai iu tha hebrenjve "të mbështesnin britanikët duke menduar sikur nuk ka një Letër të Bardhë dhe të kundërshtojnë Letrën e Bardhë duke menduar sikur nuk ka luftë".[6] Rreth 10% e hebrenjve të Palestinës u bënë vullnetarë për ushtrinë britanike, duke përfshirë femrat. Në të njëjtën kohë Ben-Gurioni ndihmoi në imigrimin ilegal të mijëra hebrenjve europianë drejt Palestinës gjatë një periudhe kur britanikët vendosnin kufizime për imigrimin hebre.

Më 1946 Ben-Gurioni pranoi që Haganah mund të bashkëpunonte me Irgunin e Menachem Beginit në luftimet kundër britanikëve. Ben-Gurion fillimisht pranoi të kryejë planin e Beginit në bombardimin e Hotelit King David, me qëllimin e ngacmimit (sesa vrasjes) të ushtrisë britanike të vendosur atje. Gjithsesi, kur rreziqet e vrasjeve në masë u bënë të dukshme, Ben-Gurioni i tha Beginit të mos e kryejë operacionin; Begini refuzoi.[7]

Migrimi hebre i jashtëligjshëm çoi në rritjen e presionit ndaj Britanisë që u detyrua ose të lejojë migrimin hebre (si kërkohej nga Mandati i Lidhjes së Kombeve) ose të dorëhiqej – gjë që e bënë më vonë më 1948, duke mos ndryshuar kufizimet e tyre, në kurriz të zgjidhjes prej Kombeve të Bashkuara për të ndarë territorin mes hebrenjve dhe arabëve.

Partitë fetare dhe status kuoja[redakto | redakto tekstin burimor]

Në shtator 1947, Ben-Gurioni arriti marrëveshje status kuoje me partinë ortodokse Agudat Yisrael. Ai i dërgoi një letër Agudat Yisraelit duke thënë se ndërkohë që ai i përkushtohej themelimit të një shteti jo-teokratik me liri fetare, ai premtonte se Shabbati (dita e shtatë e javës hebreje, duke filluar në perëndim të së premtes deri natëne së shtunës) do ishte dita zyrtare e pushimit e Izraelit, se në shtet kuzhinat e furnizuara do përdornin ushqimin e Kosherit (ushqimi izraelit), se çdo përpjekje do bëhej për të vendosur një jurisdiksion të vetëm për të gjitha familjet hebreje dhe se çdo sektor do kishte autonomi në sferëne edukimit. [8].

Lidershipi ushtarak dhe Eksodi palestinez i vitit 1948[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë luftës mes Arabisë dhe Izraelit në vitin 1948 Ben-Gurion mbikqyri operacionet ushtarake të shtetit të sapolindur. Gjatë javëve të para të pavarësisë së Izraelit, ai urdhëroi të gjithë milicitë të zëvendësoheshin nga një ushtri kombëtare, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (Israel Defense Forces ose IDF). Për këtë qëllim, Ben-Gurion përdori një dorë të fortë gjatë Çështjes Altalena, një anije që mbante armë e blerë nga Irguni. Ai insistoi që të gjitha armët ti jepeshin IDF-së. Kur luftimet plasën në plazhin e Tel-Avivit ai urdhëroi që Altalena të merrej me forcë dhe ta zhvoshkë anijen. Gjashtëmbëdhjetë luftues të Irgunit dhe tre ushtarë të IDF-së u vranë në këtë betejë. Duke ndjekur politikën e një force ushtarake të unifikuar, ai urdhëroi gjithashtu që shtabi qendor i Palmach-ut të shpërbëhet dhe të integrohet me pjesën tjetër të IDF-së, me zhgënjimin e shumë prej anëtarëve të tij.

Si kreu i Agjensisë Hebreje, Ben-Gurion ishte lideri de-fakto i hebrenjve të Palestinës edhe përpara se shteti të deklarohej. Në atë pozicion, Ben-Gurion luajti një rol të madh në luftën e vitit 1948 dhe në eksodin palestinez. Kur arkivat e IDF-së u hapën në fund të viteve 1980, shkollarët filluan të rimendojnë për ngjarjet dhe rolin e Ben-Gurionit[9].

Themelimi i Izraelit[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 14 Maj, në ditën e fundit të Mandatit Britanik, Ben-Gurion deklaroi pavarësinë e shtetit të Izraelit. Në deklaratën për pavarësi të Izraelit, ai tha se një komb i ri do të "përkrahë barazinë e plotë sociale dhe politike pa dallim race, besimi apo gjinie."

Kryeministër i Izraelit[redakto | redakto tekstin burimor]

David Ben-Gurion duke folur në Knesset, 1957
Varret e Paula dhe David Ben Gurion, Midreshet Ben-Gurion

Pasi kryesoi Izraelin në Luftën Arabo-Izraelite të vitit 1948, Ben-Gurion u zgjodh Kryeministër i Izraelit kur partia Mapai (e Punës) fitoi numrin më të madh të vendeve në zgjedhjet e para kobëtare, të mbajtura më 14 Shkurt, 1949. Ai do vazhdonte në atë post deri në vitin 1963, përveç dy viteve ndërmjet 1954 dhe 1955 që nuk qe kryeministër. Si i pari i vendit, ai drejtoi krijimin e institucioneve të shtetit. Ai kryesoi mbi projekte të ndryshme kombëtare që synonin zhvillimin e shpejtë të vednit dhe popullatës së tij: Operacioni Tapeti Magjik, transporti ajror i hebrenjve nga vendet arabe, ndërtimi i Mbajtësit Kombëtar të Ujit (kanal gjigand që shpërndan ujin në gjithë Izraelin), projekte për zhvillimin rural dhe krijimin e qytezave dhe qyteteve të reja. Veòanërisht ai bëri thirrje për vendosjen në zona të shkreta, si ajo e Negevit.

Ben-Gurion pati një rol të madh në operacionet ushtarake që çuan në masakrën e Qibyas në Tetor 1953. Më vonë në 1953 ai deklaroi qëllimin e tij për t’u tërhequr nga qeveria dhe u zëvendësua nga Moshe Sharett dhe u zgjodh Kryeministri i dytë i Izraelit në Janar 1954.

Ben-Gurion u kthye në zyrë më 1955 duke marrë postin e Ministrit të Mbrojtjes dhe së shpejti u rizgjodh kryeministër. Kur Ben-Gurion u kthye në qeveri, forcat e Izraelit reaguan më agresivisht ndaj sulmeve guerile të palestinezëve nga Gaza—që ishte akoma nën sundimin egjiptian. Cikli rritës i dhunës bëri që Presidenti i Egjiptit Gamal Abdel Nasser të ndërtonte ushtrinë e tij me ndihmën e sovjetikëve. Izraelitët reaguan duke armatosur veten me ndihmën e francezëve. Nasser bllokoi kalimin e anijeve izraelite përmes Detit të Kuq dhe Kanalit të Suezit. Në Korrik 1956, Amerika dhe Britania u tërhoqën nga projekti i Digës Asëan në Nil dhe një javë më vonë Nasser urdhëroi shtetëzimin e Kanalit të Suezit (që kontrollohej nga francezët dhe britanikët). Ben-Gurion bashkëpunoi me britanikët dhe francezët për të planifikuar Luftën e Sinait të vitit 1956 në të cilën Izraeli sulmoi në Gadishullin e Sinait duke i dhënë britanikëve dhe francezëve një pretekst për të ndërhyrë në mënyrë që të siguronin Kanalin e Suezit. Ndërhyrja nga SHBA dhe Kombet e Bashkuara detyruan britanikët dhe francezët të shkonin mbrapa dhe Izraeli të tërhiqej nga Sinai në këmbim të lundrimit të lirë përmes Detit të Kuq dhe Kanalit të Suezit. Një forcë e OKB-së u vendos midis Egjiptit dhe Izraelit.

Ben-Gurion u tërhoq si kryeministër për atë që ai e përshkroi si arsye personale në 1963 dhe zgjodhi Levi Eshkol si pasuesin e tij. Një vit më vonë u zhvillua një rivalitet midis të dyve në lidhje me Çështjen e Lavonit. Ben-Gurion u largua nga partia në Qershor 1965 për shkak të mënyrës së trajtimit të Çështjes Lavon nga Eshkoli dhe formoi një parti të re, Rafi që fitoi 10 vende në Knesset (parlamenti izraelit). Pas Luftës Gjashtë-Ditore, Ben-Gurion ishte në favor të kthimit të të gjitha territoreve përveç Jeruzalemit, Majave të Golanit dhe Malit Hebron.[10]

Në 1968, kur Rafi u shkri me Mapai për të formuar Alignment (Lidhjen), Ben-Gurion refuzoi të bashkohet me partinë e tij të vjetër. Ai mbështeti reformat elektorale në të cilat një sistem i bazuar elektoral zëvendësonte atë që ai e shihte si një metodë kaotike të përfaqësimit proporcional. Ai formoi një tjetër parti të re, Listën Kombëtare, që fitoi katër vende në zgjedhjet e vitit 1969. Ben-Gurion u tërhoq nga politika në 1970 dhe i shpenzoi vitet e fundit duke jetuar në një shtëpi modeste në kibuc.

Ben-Gurioni dhe Negevi[redakto | redakto tekstin burimor]

Ben-Gurion besonte se shkretëtira pak e populluar dhe shterpë e Negevit ofronte një mundësi të mrekullueshme për hebrenjtë që të vendoseshin në Palestinë pa asjnë shqetësim nga popullata arabe. Ai vendosi një shembull personal duke krijuar kibucin Sde Boker në qendër të Negevit dhe krijoi Mbajtësen Kombëtare të Ujit që sillte ujë në atë zonë. Ai pa mundimin për ta bërë shkretëtirën të lulëzuar si një zonë ku njerëzit hebrenj mund të kryennin një kontribut të madh për njerëzimin si një të tërë.[11]

Ben-Gurion është i varrosur përkrah me gruan e tij Paula në Midreshet Ben-Gurion në shkretëtirën e Negevit.

Çmimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Në vitin 1951 dhe 1971, Ben-Gurioni u shpërblye me çmimin Bialik për mendimin hebre.[12]

Përkujtimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Skulpturë e David Ben-Gurionit në Aeroportin Ndërkombëtar Ben-Gurion, i emëruar në nder të tij
  • Aeroporti më i madh i Izraelit, Aeroporti Ndërkombëtar i Ben-Gurionit është emëruar në nder të tij.
  • Një nga universitetet më të mëdha të Izraelit, Universiteti Ben-Gurion i Negevit, i gjendur në Beersheva, është i emëruar pas tij.
  • Shumë rrugë në të gjithë Izraelin janë emëruar pas tij.
  • Një modifikim izraelit i Tankut Centurion britanik u mëruan pas Ben-Gurionit.
  • Një qendër kërkimi në shkretëtirë, Midreshet Ben-Gurion, pranë "kasolles" së tij në kibucin Sde Boker është emëruar në nder të tij. Varri i Ben-Gurionit është në qendrën e kërkimit.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ http://www.oswego.edu/~baloglou/misc/sephardim.html and Gila Hadar, "Space and Time in Salonika on the Eve of World War II and the Expulsion and Extermination of Salonika Jewry", Yalkut Moseshet 4, Winter 2006
  2. ^ a b Nahum Goldman, 'The Jewish Paradox', translated by Steve Cox, 1978, ISBN 0-448-15166-9, p. 98, p. 100, p. 99
  3. ^ Simha Flapan, 'Zionism and the Palestinians', 1979, ISBN 0-85664-499-4, p. 142-144
  4. ^ S. Teveth, 1985, 'Ben-Gurion and the Palestinian Arabs', p. 199
  5. ^ S. Teveth, 1985, 'Ben-Gurion and the Palestinian Arabs', p. 200
  6. ^ Ben-Gurion's road to the State Ben-Gurion Archives Stampa:He icon
  7. ^ . Paul Johnson, A History of the Jews, p. 523.
  8. ^ The Status Quo Letter, in Hebrew
  9. ^ See eg Benny Morris, the Birth of the Palestinian Refugee Problem and The Birth of the Palestinian Refugee Problem Revisited
  10. ^ Randolph Churchill, Winston S.Churchill, The Six Day War,1967 p.199 citing 'The World at One' BBC radio, 12 July 1967
  11. ^ Importance of the Negev David Ben-Gurion, 17 January 1955 Stampa:He icon
  12. ^ List of Bialik Prize recipients 1933-2004 (in Hebrew), Tel Aviv Municipality website.