David Selenica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Murale e në kishën e Shën Nikollës në Voskopojë, pikturuar nga David Selenicasi

David Selenica ose Selenicasi ishte një piktor shqiptar i fundshekullit të XVII dhe fillimshekullit të XVII. Ai konsiderohet si një nga figurat më të shquara të ikonografisë në Shqipërinë post-Bizantine.

Selenicasi, i njohur edhe si Davidi i Selenicës u lind në fundin e shekullit XVII në Selenicë, një fshat në Kolonjë.[1] Ai vdiq në mesin e shekullit XVIII pranë Korçës.

Vepra[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 1715 ai pikturoi afresket në një nga kishat në manastirin Lavra e Madhe, manastiri i parë i ndërtuar në Malin e Athosit.[2] Nga 1722 deri në viti 1726 David Selenica dhe dy ndjekësit e tij Kostandini dhe Kristoja pikturuan muralet dhe afresket në bazilikën e Shën NikollësVoskopojë.[1] Në vitin 1727 ai pikturoi muralet dhe afresket e kishës Gjon PagëzoriKostur dhe kishës Shën MërisëSelanik.[3]

Teknika[redakto | redakto tekstin burimor]

Në ndryshim nga piktorë të tjerë të periudhës së tij, Selenica përdor në pikturat dhe ikonat e tij ngjyra të çelura.[1] Selenica kombinon elemente të artit bizantin të epokës së Paelologut dhe shkollës Veneciane të artit.[3]

Trashëgimnia[redakto | redakto tekstin burimor]

Vepra e David Selenicasit ndikoi edhe mbi piktorët e tij bashkëkohës si Kostandin Shpataraku, vëllezërit Kostandin dhe Athanas Zografi dhe në vepra të tjera të fillimshekullit të XIX. Ai konsiderohet si themeluesi i një shkolle të veçantë kombëtare të piktorëve me bazë në Korçë.[1]

Punët e tij ekspozohen në Muzeun Historik KombëtarTiranë në pavionin e ikonave si dhe në Muzeun kombëtar të artit mesjetar në Korçë.[4] Punime të tjera të David Selenicasit gjenden në disa manastire në Malin e Athosit.[5] Në Voskopojë ruhen shtatë prej muralaeve të tij.

Shiko gjithashtu[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b c d Theofan Popa: Piktorët mesjetarë Shqiptarë (Albanian), S. 63–5, Ministry of Education and Culture 1961
  2. ^ Studia Albanica, 37, S. 65, University of Michigan, Academy of Sciences of Albania 2004
  3. ^ a b Carlo Pirovano: Percorsi del sacro: icone dai musei albanesi (Italian), S. 37–8, 67, Electa 2002, ISBN 88-435-8291-7
  4. ^ National Museum of Medieval Art of Korçë. Vizituar në 1 April 2010.
  5. ^ Renate Ndarurinze: Albanien entdecken: Auf den Spuren Skanderbegs (German), S. 109, Trescher Verlag 2008, ISBN 3-89794-125-2