De bello Gallico
De bello Gallico ose Bellum Gallicum (e përkthyer shqip, Mbi luftën Gale) është një vepër e ushtarakut, shkrimarit dhe imperatorit romak Cezari. Autori në këtë vepër përdor një stil që mund të merret si shembullor për thjeshtësi e qartësin e gjuhës. Prezentimi i veprës është tërheqës dhe shquhet për përshkrimin plot gjallëri. Cezari në këtë vepër bënë përshkrimin e luftës gale dhe nuk mund të thuhet se komente dhe përshkrimi i saj janë nutral. Cezari, në këtë vepër, e prezanton luftën si një "bellum iustum", një luftë domosdoshme për tu mbrojtur nga rrezikshmëria e armikut.
Pjesa më interesante e kësaj vepre për ngjarjet në provincën Iliria është në librin e V ku ai tregon se si pas kuvendit në Gali, niset për në Iliri përshkakë se kishte dëgjuar se pjesët kufitare të kësaj province po plaçkiteshin nga pirustët.
[redakto] Pikëpamja e Cezarit
Në këtë vepër duket qartësisht vullneti i Cezarit të orientoj publikun në bindjet e tija, duke u dhënë iden e një pikëpamje neutrale. Kjo gjë u bë e mundur nga përdorimi i përemrit vetorë së tretë (ai) për të treguar për veten, dhe e prezanton veten si arbitri i çdo konflikti, udhëheqës trim dhe një strateg i shkathët që zbret në fushën e betejës edhe në qoftë se rrezikon jetën.
[redakto]
- Ilirët dhe Iiria te autoët antikë ISBN 99927-1-639-8
