Delmace

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Delmace është një vend malor në rrethana të favorshme historike në shek VI-VIII u bë një qendër ekonomike e lulëzuar me një zejtari vendase shumë të zhvilluar deri në përmasat e një "kulture qytetare"[1] ku janë të dukshme elementet e traditës antike që "dëshmojnë për lidhje gjenetike të padyshimtë midis ilirëve të lashtë dhe arbërve mesjetarë që përdorën këtë varrezë"[2].

Grabitjet si edhe kërkimet e rregullta arkeologjike janë zbuluar në këtë varrezë : rrathë që simbolizojnë diskun e diellit (kultin e tij) varëse me përdorim në veshje ilire, sumbulla gjysmësferike, rruaza bikonike, vathë, togëza rripi që i gjejmë në veshjet pukore të grave të fillim shekullit XX, unaza bronzi e ari etj. Grabitjet që iu bënë kësaj varreze që kur i hapi në mënyrë të parregullt konsulli francez në Shkodër A. Degran më 1899 i cili rrëmbeu pa pikë përgjegjësie mbi njëqind objekte me vlerë arkeologjike që i shpërndau muzeve të Parisit. Pastaj pasuan gërmime të tjera që shpërndanë gjetjet arkeologjike në vazhdim nuk përfshinë : kështjellën kishën e Shën Kollit me kishat, e Shën Teodorit në kështjellë, të Shën Gjergjit në Vl. të kështjellës, të shën Mëhillit në jl, të Shën Gjonit afër kodër vorrez, të Shën Ndreut në lagjen Dobra.

Province of Dalmatia highlighted
Dalmatia in the 4th century

Ndërprerja e zbulimeve arkeologjike në vitet 80- është një faj i pafalshëm shtetëror. Kisha e Shën Kollit me kishat e tjera në afërsi me ndërtimet në kështjellë të Mesjetës së Mesme flasin për një vazhdimësi ekonomike, shpirtërore e kulturore në këtë zonë e më gjerë deri nga fillimi i Mesjetës së vonë kur pushtuesit osmanë e ndërprenë përfundimisht këtë zhvillim.

Vazhdimësia[redakto | redakto tekstin burimor]

Për emrin Dalmatia/Dalmace/Delmace Hani është i parë që e krahason me shqipen dele, delme delmer "bari delesh". Emri Delmace e gjejmë kryesisht në shkrime, kurse në toponime dhe persona ku nuk ka ndikuar gjuha e shkruar, shqiptohet Delmace. Këtë fakt e ka vënë re prof. I. Zamputi si edhe prof. K. Luka studiues i mirënjohur i toponimisë shqiptare të shek XVI-XVII i cili thekson "Trajtën delme na e jep edhe emri tjetër i vendit Mbasdelmace"[3]. Trajta Delme trajtohet edhe nga prof. dr. S. Mancaku. Dele/delme janë shumëse të singularizuar të formave të moçme dal/dalm[4]. Kështu emri Delmace bashkë me gjetjet arkeologjike në varrezë dëshmojnë vazhdimësinë iliro-arbërore në Malet e Dukagjinit[5]. Kjo vazhdimësi duket edhe në tiparet antropologjike të arbërve të shek. VI-VIII te banorët e sotëm të Pukës në masën mbi 70 për qind[6].

Vazhdimësia në legjenda[redakto | redakto tekstin burimor]

Para shkatërrimit të Kalasë së Delmaces prej ushtrive të knjazit serb, thuhet se sundimtari i kështjellës paska fshehur thesarin nën rrënjët e një lisi të veçuar. Thesari i artë pak nga pak u dha gjethevë një ngjyrë si të artë, duke u zbuluar kështu fshehtësia e thesarit të kështjellës. Edhe lisi mori emrin Lisi i Pares. Po lisi nuk u trazua se sundimtari i kështjellës ia kishte lënë amanet tokës e zanave të Shkamit të Zanave.

Zanat dihet se janë të pavdekshme dhe shumë të fuqishme. Zanat nuk duhen trazuar, se ndryshe bëhen shumë të rrezikshme për njeriun. Prandaj askush nuk gërmonte te rrënjët e Lisit të Pares. Kush e kishte provuar të gërmonte kishte dëgjuar oshtimën e malit kah kalonin zanat që vinin drejt Lisit të Pares për me mbrojtë thesarin. Edhe toka fillonte të lëkundej si të binte një tërmet i fortë. Lisi i Pares është pa aty deri në kohën e Zogut (Mbretit Zog I).

Po vendi i zanave ku ishte ? Legjenda vazhdon : "Zanat rrinë te Guri i Bardhë", 4 km prej kështjellës së Delmacës. Guri i Bardhë nga ana e lindjes është i arritshëm edhe pse rreth 1200 m i lartë prej ku shihet Delmace, Lisi i Pares, Maja Cungut, Puka me Qafë-Ajtyrë, Krovë, Mece, Klos, Bushat e Midhë me Qafë Tmugu e më tej. Poshtë hapet lugina e bukur e Drinit me Shllakun e Qerretin e Vilës etj. Guri i Bardhë nga ana e Drinit formon një faqe shkëmbore që njihet me emrin Skami i Zanave. Në brendësi të këtij shkëmbi është Mullini i Zanave ku zanat bluajnë grurin a melin për bukë. Për te Mullini i Zanave shkohet nëpër një shpellë të ngushtë me emrin po Shpella e Zanave. Vitet e fundit ka pasur të rinj të guximshëm që kanë hyrë deri te gurgullima e ujit që buron përmes Gurit të Bardhë. Uji del në fund të Shkambit të Zanave duke formuar një hurdhë të vogël, rrethuar nga perëndimi prej Mrizit të Zanave. Aty zanat freskohen dhe i gëzohen jetës me këngë e valle përballë luginës mahnitëse të Drinit. Mjerë kush i zemëron zanat. Ato nuk falin. Ngacmuesit i shitojnë e i ngurosin. Po kësaj ane nuk dihet ndonjë rast. Aty ku jetojnë zanat njerëzimi është më i fortë, më i shëndetshëm e më gazmor e mikpritës.

Bukuritë e vendit traditat me pasuritë folklorike e bëjnë këtë vend malor me interes turistik, sportiv e eksplorues, siç bëjnë rinia shkollore, të rinj e të reja kosovare më 1999 dhe veprimtari sportive si ajo e tetorit 2002.

Burime të dhëna[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ H. Spahiu-Gjetje... Delmaces. Iliria I/1971, f.260
  2. ^ H. Spahiu të traditës antike... Iliria /1986, f. 268
  3. ^ K. Luka-Topografia e Shek XVI-XVII... Etnografia Shqiptare zz.1981, f. 261
  4. ^ S. Mancaku - Rreth njësisë dhe shtrirjes së stnosit ilir në vështrimin gjuhësor. Iliria I/1986, f. 231
  5. ^ Pukë-Iballe-Spas
  6. ^ A. Dhima, kumtesë e mbajtur në Pukë më 1985