Demi Lovato

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Demi Lovato
DemiLovatoApr09.jpg
Demi Lovato në premierën e Hanna Montana
Emri: Demetria Devonne Lovato
Ditëlindja: 20 gusht 1992
Vendlindja: Dallas, Texas,ShBA
Role të shquar: Mitchie Torres (Camp Rock),Sonny Monroe (Sonny with a Chance) etj.
Filma & seriale 
 shquar:
Sonny with a Chance, Camp Rock, Princess Protection Program etj.
Nacionaliteti: meksikane, italiane e irlandeze
Faqja zyrtare: www.demilovato.com

Demetria Devonne Lovato (20 gusht 1992) është aktore, këngëtare dhe tekstshkruese amerikane. Ajo njihet më së shumti në rolin e Mitchie Torres (Camp Rock), Sonny Monroe (Sonny with a Chance). Ajo albumin e parë debutues e lansoi më 23 shtator 2008 i titulluar "Don't forget". Albumi mori vendin e dyte në shitjet e 200 Billboard mbi 89.000 kopje në javën e parë. Lovato ka lëshuar albumin e saj të dytë, "Here we go Again", më 21 korrik 2009. Ky album zuri vendin i parë në Billboard 200 shitur mbi 108.000 kopje në javën e parë.

[redakto] Jeta e hershme

Lovato u lind në Dallas, Texas nga Patrick Lovato dhe Dianna Bonheur Hart De La Garza. Ajo ka një motër më të vjetër dhe një motër e gjysmë Madison De La Garza. I ati i saj u transferua në New Mexico pas martesës me nënën e Demit martesë kjo që përfundoi në 1994.

[redakto] Fillimet e karrierës

Lovato filloi karrierën e saj në moshën shtatë vjeçare në serinë e fëmijëve Barney & Friends si Angela, duke u paraqitur së bashku me miken e saj të një kohe të gjatë Selena Gomez. Marrëdhënia shoqërore u ftoh pa arsye të qartë, megjithëse si thashethem konsiderohet se shkak i prishjes së miqësisë ishte Taylor Lautner.

[redakto] Dashuritë

12 mars 2010, Lovato konfirmoi se ajo kishte filluar lidhje me Joe Jonas, për të cilin tha se ndjente simpati qysh nga xhirimet e Camp Rock në 2007. Më 24 maj 2010, Lovato konfirmuar nëpërmjet Twitter se ajo dhe Jonas nuk janë bashkë.

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera