Demir Hyskja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Demir Hyskja
Skeda:Demir hyskja.jpg
U lind në1 janar 1937Elbasan
Vdiq6 gusht 2016
KombësiaShqiptar
ProfesioniAktor
TitulliArtist i Popullit

Demir Hyskja ishte një aktor i mirënjohur shqiptar. U lind më 1 janar, 1937Elbasan. Vdiq më 6 gusht, 2016.

Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Në vitet 1951-1955 përfundoi shkollën e mesme të ndërtimit. Teknik ndërtimi në vitet 1955-1962 dhe më tej aktor në teatrin “Skampa”. Gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Për Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistikë dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme, deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]