Demografia e Brazilit
Brazili i ka 196.342.592 banorë[1].
Popullsia e Brazilit është shumë e përzier, për nga përbërja etnike, dhe raciale. Popullsinë e përbëjnë indianët, të bardhët, zezakët, mistikët dhe mulatët.
Indianët janë popull më i vjetër në Brazil. Ata jetojnë në viset e brendshme të shtetit, përkatësisht në në viset e dendura të Amazonës. Përbëjnë vetëm 1 % të popullsisë së Brazilit.
Të bardhët janë pasardhës të emigrantëve evropian, përkatësisht portugezë dhe spanjollë. Ata përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë, rreth 55 %. Mulatët dhe mistikët përbëjnë rreth 6 % të popullsisë së Brazilit.
Shpërndarja e popullsisë është e ndryshme. Dendësia më e madhe e popullsisë është rreth viseve bregdetare të Oqeanit Atlantik dhe Pllajës së Brazilit ku jetojnë 90 % e popullsisë. Viset moçalike dhe pyjet e dendura ekuatoriale të Amazonisë, ku jetojnë fiset indiane janë shumë rrallë të banuara.
Popullsia cilësohet shtim të lartë, me numër të madh të analfabetëve. Popullsia është e moshës së re. Shumica e popullsisë së Brazilit janë të besimit katolik.
Pjesa më e madhe e popullsisë rreth 77 % jeton në qytete.
Përmbajtja |
[redakto] Statistikat
- Në Brazil parë sipas moshës popullsia është e ndarë në:
- 27 % nga mosha 0 gjer në 14 vite ku 26 986 909 janë meshkuj dhe 25 961 947 femra ;
- 66,8 % nga mosha 15 gjer në 64 vite ku 64 939 225 janë meshkuj dhe 66 157 812 femra ;
- 6,3 % mbi moshën 65 vjeçare ku 5 182 987 janë meshkuj dhe 7 113 707 femra[1].
Pra sipas këtyre të dhënave shihet qartë se në moshën e re ka më shumë meshkuj, kurse në moshën mesatare dhe atë të pleqërisë ka më shumë femra. Pra jeta mesatare e femrës braziliane është më e gjatë me mesatarisht 75,45 vite, përkundër asaj të mashkullit brazilian me mesatarisht 68,15 vite që përbëjnë një jetë mesatare të popullsisë braziliane me 71,71 vite.
- Mosha mesatare:
e përgj.: 28,6 vite mashkuj: 27,8 vjet femra: 29,3 vjet (2009 )[1]
- Shkalla e rritjes së popullsisë:
1,199% (2009 ) radhitet në vendin e : 110 në botë Shkalla e lindjes:
- Nataliteti
18,43 lindje / 1000 banor (2009 ) [1] në vedndin e 110
- Morataliteti:
6,35 vdekje / 1000 banor (korrik 2009 ) në vendin e 152 në botë. [1]
- Grupet etnike:
53,7% të bardhë, e përzier e bardhë dhe i zi 38,5%, 6,2% e zezë, të tjera (përfshirë japoneze, arab, Amerindian) 0,9%, 0,7% të papërcaktuar (2000 )[1]
- Feja:
Katolikë romakë (nominal) 73,6%, protestantë 15,4%, 1,3% Spiritualist, Bantu / voodoo 0,3%, të tjerë 1,8%, 0,2% të papërcaktuar, 7,4% (2000 regjistrimi)[1]
[redakto] Referencat
[redakto] Shih edhe
[redakto] Lidhje të jashtme
|
|
|
|---|---|
| Historia | Banorët e parë · Kolonizimi · Perandoria · Republika e vjetër · Periudha Vargas · Perandoria e dytë · Diktatura ushtatrake · Historia bashkëkohore |
| Gjiegrafia | Rajonet · Shtetet · Bashkitë · Ishuj · Bregdeti · Klima · Bota e egër · Pikat ekstreme · Zonat e mbrojtura · Kryeqëndrat |
| Qeverisja | Kushtetuta · Presidenti · Kongresi Kombëtar · Marrëdhëniet e jashtme · Ligji · Detyrimi ligjor · Ushtria |
| Politika | Zgjedhjet · Partitë politike · Të drejtat e njeriut |
| Ekonomia | Reali · Banka qëndrore · Lista e kompanive · Bujqësia · Industria · Historia e ekonomisë · Telekomunikacioni · Tourizmi · Transporti · Shkenca dhe teknologjia · Energjia |
| Shoqëria | Demografia · Brazilianët · Gjuhët · Besimi · Imigracioni · Arsimi · Shëndetsia · Krimi · Çështjet sociale · Qytetet më të mëdha · Apartheid |
| Kultura | Arti (në përgjithësi) · Karnavalet · Kuzhina · Kinemaja · Festat · Letërsia · Muzika · Piktura · Skulptura · Sporti |
| Kategoria · Portali · Projekte | |