Demografia e Emirateve të Bashkuara Arabe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe është ndër më të veçantit në Lindjen e Afërme sa i përket popullsisë. Federata shtrihet në një sipërfaqe prej 83.600 km2 në të cilën jetojnë diku më shumë se 2,7 milion banorë. Kah mesi i viteteve të 80-ta numër i madh i popullsisë së Azisë Jugore ka emigruar në Emiratete Eashkuara Arabe. Stanadardi i lartë i jetesës dhe mundësia madhe për punësim tërhoqi numër të madh të njerëzve nga India, Pakistani. Në vitin 2006 në Emiratet e bashkuara arabe janë paraqitur 1,2 milion shtetas të Indisë dhe rreth 300.000 nga Pakistani.

Piramida e pop. së Emirateve të Bashkuaa Arabe 2008

Popullsinë e Emirateve të bashkuara Arabe e përbëjnë:

• Arabët lokal : 11 %,

• Arabët nga vendet tjera arabe dhe Irani (Persian) : 21 %,

• Shtetas të vendeve të Azisë jugore : 57 %,

• Shtetas të vendeve të Azisë perëndimore : 11 %.

Quteti më i madh është Dubai me afro 1,2 milion banorë. Qytete tjera janë Abu Dabi, Sharja, Fuxhaira, etj.

Shkala e urbanizmit është e lartë dhe arrin 88 %. Pjesa tjetër e popullsisë jeton në vendbanime të vogla dhe fshatra të përhapura nëpër tërë vendin dhe në vendbanimet e ndërtuara rreth fushave të naftës.