Demografia e Kumanovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Demografia e Kumanovës

Për popullsinë e këtij rajoni para ardhjes së asaj sllave në këtë pjesë të Gadishullit Ballkanik, dihet mirë se i ka takuar Dardanisë dhe e banuar kryesisht nga fiset ilire si Dardanët, Peonët, Naropët etj. Në përgjithësi fshatrat malore për shkak të kushteve të vështira të jetës kanë shënuar një dinamikë të rënies së numrit të popullsisë në periudhën 1971-1994, siç është rasti me Allashecin prej 52,2 %, Bellanocin 95,0 %, Gllazhnjen 69,9 %, Zllakuçanin 63,4 %, Orkocin 82,6 %, Izvorin 89,8 %, Runicën 74,2 %, dhe Strimën 67,9 %. Nga ana tjetër, fshatrat fushore çdo vit kanë shënuar trendë pozitive, duke u rritur numri i popullatës dhe i shtëpive.

Sikurse në trevat tjera të banuara me shqiptarë, edhe në rajonin e Kumanovës ka pasur shpërngulje të mëdha të popullsisë edhe atë prej vitit 1953-1968, ku një pjesë mjaft e madhe u shpërngul në Turqi, kurse pjesa tjetër janë vendosur në Kumanovë me rrethinë, Shkup etj., por ka edhe vendbanime që janë zbrazur tërësisht.

Në zonën e Karadakut shtrihen këto fshatra malore : Allasheci, Bellanoci, Runica, Strima, Orkoci, Izvori, Goshinca, Shtraza, Gllazhnja dhe Zllakuçani (katunde tërësisht me popullatë shqiptare), fshatrat me bujqësi të zhvilluar janë: Sllupçani, Orizarja, Likova, Hotla, Ropalca, Vishtica, Nikushtak, Vaksinca, Llojani, Çerkezi (të gjithë me banorë shqiptarë), kurse fshatrat si Opaja, Llopati, Rramanlia, Sopoti dhe Mateçi, përveç shqiptarëve janë të përfshirë pjesërisht edhe maqedonët, serbët.

Fshatrat si Tabanoci është i banuar kryesisht me popullatë sllave dhe Gllëga i banuar vetëm me popullatë turke. Strukturën demografike të popullsisë në Kumanovë e përbëjnë disa grupe etnike : shqiptaret, maqedonët, serbët, turqit, romët. Në kufijtë e Kumanovës jetojnë 157.000 banorë, prej të cilëve 45 % janë shqiptarë. Është me rëndësi të përmendet se të gjitha emërtimet e këtyre fshatrave në defteret turke të shek. XVI janë të regjistruar me këto emërtime, me disa përjashtime të vogla si p.sh. Sllupçani del i regjistruar si Usllupçan, fshati Orizare është i regjistruar edhe me emër të dytë si Hasanoc.

Qyteti-së përpunimit të metaleve, duhanit, bujqësi, në industrinë tekstile dhe këpucë e kanë bërë atë një ekonomike, tregtare dhe qendra kulturore e rreth 135.529 njerëz. Bujqësisë dhe të tregtisë të zhvilluara kryesisht në shekullin e 19, por të qytetit modern look u krijua pas Luftës së Dytë Botërore

Statistikat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kumanova sipas statistikave shtetërore të vitit 1971 kishte 99.920 banore me këtë përbërje etnike :

  • Maqedonas 58.595 ose 58,6 %
  • Shqiptarë 7.204 ose 7,2 % (shqiptaret regjistroheshin si turq)
  • Serb 12.799 ose 12,8 %
  • Turq 17.188 ose 17,3 %
  • Tjerë 4.134 ose 4,1 %

Kumanova sipas statistikave shtetërore të vitit 1971 kishte 113.431 banore me këtë përbërje etnike :

  • Maqedonas 62.412 ose 55,0 %
  • Shqiptarë 28.418 ose 25,0 %
  • Serb 12.448 ose 11,0 %
  • Turq 5.801 ose 5,1 %
  • Tjerë 5.081 ose 4,5 %

Kumanova sipas statistikave shtetërore të vitit 1981 kishte 126.118 banore me këtë përbërje etnike :

  • Maqedonas 65.944 ose 52,0 %
  • Shqiptarë 39.063 ose 31,4 %
  • Serb 11.710 ose 9,2 %
  • Turq 2.732 ose 1,7 %
  • Tjerë 6.732 ose 4,1 %

Kumanova sipas statistikave shtetërore të vitit 1991 kishte 135.523 banore me këtë përbërje etnike :

  • Maqedonas 68.140 ose 50,3 %
  • Shqiptarë 46.719 ose 34,3 %
  • Serb 10.793 ose 7,9 %
  • Turq 2.314 ose 1,7 %
  • Tjerë 7.565 ose 5,6 %

Kumanova sipas statistikave shtetërore të vitit 1994 kishte 127.814 banore me këtë përbërje etnike :

  • Maqedonas 64.526 ose 50,5 %
  • Shqiptarë 47.178 ose 36,9 %
  • Serb 11.682 ose 9,1 %
  • Turq 389 ose 0,3 %
  • Tjerë 4.039 ose 3,2 %

Kumanova sipas statistikave shtetërore të vitit 2002 kishte 105.484 banore me këtë përbërje etnike :

  • Shqiptarë 70.111 ose 49,3 %
  • Maqedonas 53.651 ose 39,1 %
  • Serb 10.358 ose 7,5 %
  • Turq 292 ose 0,2 %
  • Tjerë 5.260 ose 3,8 %

Kumanova sipas statistikave shtetërore të vitit 2002 kishte 137.382 banore me këtë përbërje etnike :

  • Maqedonas 67.821 ose 49,3 %
  • Shqiptarë 53.651 ose 39,1 %
  • Serb 10.358 ose 7,5 %
  • Turq 292 ose 0,2 %
  • Tjerë 5.260 ose 3,8 %