Demografia e Vilajetit të Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Demografia e Kosovës
Ilirët
Dardanët
Dyndja sllave
Per. Osmane
Shqipëria
Kolonizimi
Republika
Kosova
Selia e Vilajetit të Kosovës në Shkup

Nga defteri i regjistrimit të popullsisë më 1455, kur shqiptarët ishin të pranishëm në mënyrë masive në viset lindore të pllajës së Kosovës. Defterët osmane dëshmojnë se edhe në anën e Pejës (në Dukagjin) më 1485 thuaj se e gjithë “popullsia ishte shqiptare’’. Sipas defterëve turke të 1571 dhe 1591, po kjo gjendje etnike ka qenë edhe në territorin e Altun-ilisë (Reka e Keqe), si edhe në mbarë sanxhakun e Dukagjinit. Të dhëna të ngjashme sjell edhe defteri i sanxhakut të Vushtrrisë të viteve 1566-1574. Është me interes të theksohet se nga këto deftere turke shihet se ‘’gjysma e banorëve të mëhallës së shqiptarëve në Janjevë nuk kishin antroponimi shqip edhe pse cilësoheshin shqiptarë (arbanas), por mbanin emra ortodoksë sllavë, ose emra të përzier shqiptaro-sllavë’’.[1]. Kjo anomali rrjedh nga presioni i madh i patrikanës së Pejës, e cila ka pasur autorizime të mëdha nga sulltani për “të sunduar” të gjithë të krishterët në këto vise, pra edhe shqiptarët të besimit katolik në Janjevë.

Evlia Çelebiu shkruante në vjetët 60 të shek. XVII, se në Vushtrri ‘’nuk dinin të flisnin boshnjakisht, por flasin shqip dhe turqisht. Albanologu i njohur, Th. Ippen shkruan se gjatë shekullit 17 shumicën e banorëve të Mitrovicës e përbëjnë shqiptarët. Patriku i Pejës, Arsenije Çarnojeviq, shkruante në një letër të dërguar perandorit austriak në Vjenë më 27 qershor 1698 se në Kosovë dhe në viset e skajshme të saj, banojnë shqiptarët e ‘’rashjanët’’ (serbët).

Posta kryesore e Vilajetiti të Kosovës në Shkup
Xhamia e Mustafa Pashës në Shkup
















Burim i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Selami Pulaha, Popullsia shqiptare gjatë shekujve XV-XVI, Tiranë, 1984;. Defteri i regjistrimit të sanxhakut të Shkodrës më 1485, I-II, Tiranë, 1874

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]