Demografia e Zvicrës

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko

Demografia e Zvicrës

Sipas të dhënave të korrikut të vitit 2007 Zvcra ka 7,554,661[1] banorë nga të cilët 20,6% janë të huaj. Një pjesë e madhe të "të huaje" e përbëjnë shqiptarët.

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Struktura e popullsisë

Shikuar sipas moshës popullsia e Zvicrës mund të llogaritet mbi mesatare sepse pjesa më e madhe e popullsisë e që është 68.2% është nga 15-64 vite e vjetër (ku 2,596,996 janë meshkuj, kurse 2,553,108 femra). Pjesën tjetër e përbëjnë: 0-14 vjeçar 16.1% ku meshkuj janë 630,341, kurse femra 584,167 dhe 65 e më të vjetër 15.8% nga të cilët 489,895 janë meshkuj dhe 700,154 femra. [2]

Vitet mesatare të jetës në prgjithësi të banorëve janë 40.4 ku vitet mesatare të meshkujve janë 39.3 dhe vitet mesatare të femreave 41.4. Kurse jeta mesatare e përgjithëshme e zviceranëve është 80.62 vite ku meshkujt kanë jetë mesatare 77.8, kurse femrat kanë jetë dukshëm më të gjatë prej 83.59 viteve.

Popullsia e Zvicrës rritet 0.381% çdo vit,si rezultat i natalitetit më të lartë që është 9.66/1,000 ndaj mortalitetit më të ultë që është 8.51/1,000.

Grupet më të mëdha etnike në Zvicër janë gjermanët 65%, francezët 18%, italianët 10%, romanët 1%, dhe të tjerët 6%.

Tëgjithë popujt me një numër të konsiderueshëm të banorëve dhe emigrantëve në Zvicër janë: gjermanë 63.7% (gjuha e tyre është zyrtare), francezë (gjuha e tyre ështëzyrtare) 20.4%, italinë (gjuha e tyre është zyrtare) 6.5%, serbo-kroatë 1.5%, shqiptarë 1.3%, portgjezë 1.2%, spanjollë 1.1%, anglezë 1%, romanë (gjuha e tyre është zyrtare) 0.5% dhe të tjerë 2.8%v.2000[3]

[redaktoni] Religjioni

Besimet fetare më të përhapura në Zvicër janë: katolikë romakë 41.8%, protestantë 35.3%, muslimanë 4.3%, ortodoksë 1.8%, krishter tjerë 0.4%, besime tjera 1%, të pa përcaktuar 4.3% dhe ateistë 11.1%.


[redaktoni] Shqiptarët në Zvicër

Shqiptarët në Zvicër përbëjnë 1.3% të popullsisë së përgjithëshme të Zvicrës që don të thot janë rreth 98 210 banorë të cilët janë të vendosur përgjatë tërë teritorit të Zvicrës, pavarësisht është ajo pjesë gjermane, franceze apo italiane.

Vendosja e shqiptarëve në teritorin zviceran është thuajse e regjionalizuar nga banorë të regjioneve të atëdheut. Shkak i një regjionalizimi të këtillë janë vetë emigrantët e parë të viteve 1970 të cilët pas vete tërhoqën banorë të rrethit të vendlindjes së tyre dhe kështu u vendosën në një regjion të njejtë edhe në Zvicërme një lëvizje shumë të vogël.

Popullatën shqipëtare në Zvicër tani përfaqëson gjenerata e dytë, e cila është gjenerata e parë e lindur në këtë vend.

[redaktoni] Referencat