Demokracia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Demokracia (gr. demo - popull, kraci - rendi, në kuptimin sundues) është një formë e jetës politike të një rendi sundues popullor. Përkufizimi i fjalës përshkruan vetëm se kush do të sundojë dhe përkundër interpretimeve të ndryshme, ai nuk përfshin përshkrime se si duhet të qeverisë i zgjedhuri. Duke filluar pas luftës së dytë botërore, interpretimet për demokracinë si rendë qeverisës i shteteve janë shumuar, dhe ndërmjet tyre ka dallime të mëdha. Gjatë historisë së sistemeve shtetërore, brezi i sistemeve shtetërore demokratike është zgjeruar dhe në të futen rendet shtetërore liberale, rendet shtetërore një partiake deri tek rendet shtetërore të emërtuara demokratike por që në të vërtet nuk kanë asgjë që i lidhë me kuptimin e fjalës demokraci.

Përkufizimi i shprehjes[redakto | redakto tekstin burimor]

Nga këndvështrimi historik, demokracia si rendë sundues është futur në jetë si kundërpërgjigje (Lidhja molose) e rendit sundues aristokratë dhe rendit sundues mbretërorë. Si duket kjo vijë e këndvështrimeve ka vazhduar deri në ditët tona. Mirëpo përkufizim me vetëm një kuptim të fjalës demokraci në të vërtet nuk ka pasur. Demokracia nuk ka kuptim në disa sisteme sunduese si në republikë, në monarki në krye të cilës qëndron aristokrati. Kështu që në fund të shekullit XX, kuptimi i fjalës demokraci filloj të përdoret si kundër shprehje ndaj fjalës diktaturë. Si qo që të jetë me shprehjen e fjalës demokraci gjitha rendet sunduese kanë për qëllim paraqitjen politike të të drejtave të të sunduarve para ndërgjegjes së jashtme dhe të brendshme të sistemit (ushtruesve të sistemit).

Historiku[redakto | redakto tekstin burimor]

Përmbledhje të ligjeve (në kuptimin e sotshëm kushtetutë) demokratike ka pasur në qytet shtetet e Greqisë së lashtë (Athina në vitin 508 p.e.sonë). Platoni në dialogun e tij "Mbi shtetin" hedhë në pah anën ngecëse të demokracisë. Aristoteli demokracinë e vë si forma e tretë e rendit shtetërorë, pas sundimit të një të vetmi (Monarkisë) dhe pas sundimit të një grupi (Oligarkisë). Deri në kohërat e reja ndër shtresat aristokrate sundonte mendimi për krijimin e një formë të përzier me elemente të demokracisë dhe elemente të monarkisë.

Në shekullin e XIV, në Zvicër u krijua demokracia fshatare e kantoneve të lashta. Në shekullin XVI, nga kalvinistët filloj të përhapet bindja e hershme krishtere për mendimin e mirë (bindja se gjithë njerëzit janë fëmijë të Zotit). Kështu që gjatë revolucionit anglezë të shekullit XVII, ky lloj i demokracisë fetare filloj të gjejë zbatim në jetën politike të vendbanimeve. (Kongregacionalistët). Ky botëkuptim u përhapë më tutje nga mërgimtarët e shpërndarë në Amerikë, të cilët e përjetësuan dhe e zgjeruan me shpalljen e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 1776 dhe me informimin për të drejtat njerëzore dhe të drejtat qytetare.

Në Evropë botëkuptimi për barazinë demokratike para vete kishte : rëndësinë e prejardhjes (pietizmi), barazinë ndaj obligimeve (absolutizmi), barazinë ndaj të drejtave (filozofia shpjeguese). Nën ndikimin e këtyre botëkuptimeve, në Francë u përhapë bindja në besimin e ndërgjegjes së njeriut e cila gjeti zbatim gjatë revolucionit francezë. Ideja e 1789-ës për kërkimin e të drejtës njerëzore dhe në përgjithësi të humanitetit, me shpejtësi u përhapë në Evropën qendrore dhe atë veriore. Kjo shkaktojë në ndërtimin e kanuneve demokratike nën sundimin mbretërorë. Në pjesën ango-saksone të Evropës u përhap ideja për zgjerimin e këtyre botëkuptimeve në forma të ndryshme të organizimit të shoqërisë si në familje, në shoqata, në shkolla, ndërsa sa i përket Kishës dominonte mendimi se ajo duhej të ishte e pavarur dhe të ketë vetëqeverisje. Gjatë shekullit XX, ideja demokratike u zhvillua si kundërpeshë e teorive socialiste që prapa vetës mblidhte masat e gjëra popullore dhe ngritjen e përgjegjësisë politike të tyre. Me krijimin e lëvizjeve punëtore në shekullin XIX filloj të paraqitet kërkesa që demokracia si formë politike e sistemit sundues të përvetësohet si formë e shoqërisë me qëllim të përsosmërisë së barazisë. Në të njëjtën kohë rritej dëshira për krijimin e partive politike, të cilat ngadalë dalë filluan të fitonin në rëndësi. Rritja e lëvizjeve masive, zhvillimi i mjeteve për ndikim në masa të gjëra, kundërthëniet e interesave si dhe botëkuptimet për uni-formimit të të qenurit dhe mendimit, vënë në pikëpyetje komponente të rëndësishme të demokracisë. Probleme tjera paraqiten që rrjedhin nga qeverisja e paqartë si dhe problemet e komplikuara që ajo duhet të i zgjidhë. Nga kjo vije deri tek e ashtu quajtura "ekspetokraci" dhe te "teknokracia". Për qytetarët, si të vetëm është po thuaj se e pa mundshme që të nxisë kritika ashtu që së paku të jetë një element sa do i vogël i funksionit të kontrollimit. Funksion pa të cilin nuk mund të mendohet demokracia në kuptimin sistem qeverisës i të barabartëve.

Llojet e sistemeve qeverisëse[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhur me kuptimin bazë të fjalës demokraci se populli posedon atë sovranitet të qeverisjes dhe supremitetit, praktika flet ndryshe varësisht nga vendet e ndryshme të botës. Për këtë arsye, si nga ana e së drejtës kushtetuese ashtu edhe nga ana e shkencës së përgjithshme juridike bëhen disa ndarje të llojeve të demokracisë në bazë të disa kritereve.

Kriteri historik
  1. Demokracia e poliseve greke
  2. Demokracia liberale borgjeze
  3. Demokracia socialiste
  4. Demokracia bashkëkohore
Kriteri sipas raportit të demokracisë me raporte shoqërore 
  1. Demokracia formale
  2. Demokracia fiktive
  3. Demokraci reale
Kriteri i demokracisë sipas realizimit të saj 
  1. Demokracia e drejtpërdrejt
  2. Demokracia tërthore (përfaqësuese )


Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]