Demokriti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Demokriti Demokriti (460-370 p. e. s.) është filozofi më i madh materialist antik grek. Ka udhëtuar nëpër Egjipt, Babiloni, Iran e në vende të tjera. Është autor i shumë veprave, jo vetëm filozofike, por edhe të shkencave të tjera. Ky mendonte se çdo gjë që ekziston përbëhet prej thërmiave të imta - atomeve. Ai ka shqyrtuar çështjen mbi formën e Tokës, shkaqet e tërmeteve, erërave, vërshimeve të Nilit etj. Sipas Demokritit, forma e Tokës vazhdimisht ndërrohet. Demokriti lindi në Thraki në qytetin Abder rreth vitit 460 p.e.s. « I shtyrë nga dëshira për të nxënë », thot Aristoteli, udhtoi shum dhe ariti të bëj spjegime racionale mbi natyrën dhe u bë burim i rëndësishëm për pasardhësit e ndër ta më i njohuri është Epikuri. Besohet të ketë shkruajtur pesëdhjetë e dy vepra por kjo duhet të meret me shum kujdes sepse të ruajtura janë vetëm dis kalime e nga citimet mbi të që gjejmë sot, janë të njerëzve që nuk përputheshin me idetë e Demokritit kështuqë, dëshmitë e tyre nuk janë tejet të besueshme. Nga mungesa e byrimeve të sigurta, në kohët vijuese tê antikës, sa në Greqi aq sa edhe në Romë u krijuan anekdota nga të cilat së paku arijmë të krijojmë një pasqyrë mbi atë se ç’qe Demokriti në kohët në fjalë. Plutarku thot se ai është verbuar vet për të ju shmangur shqetsimve dhe pengesave që vijnë nga jashtë e sidomos nga femrat, të cilat përndryshe dikur në jetën e vet ka dashur ti ketë të gjitha. Sa i përket veprimtarisë mendimtare, Demokriti pranonte dy principe të krijimit të gjithësisë dhe për hërë të parë, flitet për një sistem të krijimit të gjithësisë pa ndërhyrje të forcave mbinatyrore. Këtu kemi me të vërtetë një mundim, një punë mendimit më të ri dhe jo pse për herë të parë përmendet fjala atom, po pse bëhet një hulumtim për ndërtimin e asaj që egziston me principe të reja dhe mbështetur në baza të reja materiale. Demokriti pra zhvillon, do të kisha thënë një teori materialiste mekanike ku materjen e quan të formuar nga grimca të pazzhdukshme dhe të pandashme më tej (atom). Çdo trup formohet me lëvizjen e grimcave lirë në shprazëtirën që egziston dhe që mundëson këtë levizshmëri. Pra kështu formohen trupëra më komplekse dhe të njëjtat grimcohen pas vdekjes. Dihet gjithashtu se Demokriti nuk ishte një materialiste i shterur dhe pa idealizëm në vehte. Ai me hutaqëri kërkonte qetësi shpirtërore dhe morale. Kërkonte pastrimin shpirtëror nga friga dhe bestytnitë. Për tu mbrojtur nga dëshirat e ndryshme, si që përmenda edhe më parë ai e verboi vehten… Nga veprat e tia (52 në numër) nuk gjemë vetem një pakicë shum të vogë se pjesa tjetër është shkatruar ose humbur. Fragmente, citate dhe pjesë mbi jetën e tij transmetohen më vonë nga Aristoteli, Simpliciusi, Ciceroni, Plutarku… Një shekull më vonë, teorinë e bazuar mbi atomet e mer dhe e zhvillon Epikuri, që njihet njiherit edhe si pasardhës më i denjë dhe më besnik i Demokritit.