Dengfeng

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dengfeng (kinezçe: 登封) qytet në Republikën Popullore të Kinës, djep i arteve marciale. Në qytetin Dengfeng të provincës Henan të Kinës qendrore ndodhen 72 maja dhe 72 tempuj. Në një ndër 72 tempujt bën pjesë edhe tempulli Shaolin, tempull i njohur si në Kinë ashtu edhe në botë. Kultura e arteve marciale "Chanvu" ka një karakteristikë të vecantë. Arti "Shaolin" është zhvilluar me përmasa të mëdha. Në këtë qytet ka 62 shkolla të arteve marciale, ku mbi 50 mijë studentë kinezë dhe të huaj mësojnë karate. Qyteti Dengfeng shquhet si "djepi i karatesë". Në qytetin Dengfeng të provincës Henan të Kinës qendrore ndodhen 72 maja dhe 72 tempuj. Në një ndër 72 tempujt bën pjesë edhe tempulli Shaolin, tempull i njohur si në Kinë ashtu edhe në botë. Kultura e arteve marciale "Chanvu" ka një karakteristikë të vecantë. Arti "Shaolin" është zhvilluar me përmasa të mëdha. Në këtë qytet ka 62 shkolla të arteve marciale, ku mbi 50 mijë studentë kinezë dhe të huaj mësojnë karate. Qyteti Dengfeng shquhet si "djepi i karatesë".

Themeli i kulturës së karatesë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shaolin Temple

Arti marcial "Shaolin" është fraksioni i karatesë me ndikimin më të madh në vendin tonë dhe zë një vend të rëndësishëm edhe në fenë budiste. Ky lloj arti filloi në Kinën qendrore dhe sot është i përhapur në të gjithë botën. Karateja "Shaolin" ka një histori prej mbi 1500 vjetësh. Ajo është në të njëjtën kohë art marcial dhe kulturë. Ajo është trashëgimi kulturore e kombit kinez. Në qytetin Dengfeng mbizotëron një atmosferë e e theksuar e karatesë "Shaolin". "Shaolin" është shkrirë thellësisht në jetën e 650 mijë banorëve.

Aktivitetet tërheqëse të arteve marciale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në ditët e sotme, pavarësisht se kur e viziton qytetin Dengfeng, mund të ndjesh "nxehtësinë e mësimit të këtij arti" në të gjithë qytetin. Në parqe, të moshuarit ushtrojnë karatenë e dorës, nëpër lagje fëmijët mësojnë karate të formave të ndryshme. Sipas të dhënave statistikore, në këtë qytet ndodhen 83 shkolla dhe institute të arteve marciale, ku mbi 50 mijë studentë mësojnë dhe ushtrojnë karate të formave të ndryshme.

Në vitet '80, karateja "Shaolin" filloi të shfaqet në Republika e Kinës (Tajvan), Hong Kong, Japoni, SHBA etj. Tani, cdo vit afro 20 grupe të arteve marciale bëjnë shfaqje në skenat ndërkombëtare.

Potenciali i madh i trashëgimit dhe i zhvillimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prej shumë vjetësh, nën orientimin konkret të Institutit studimor dhe të Shoqatës së Arteve Marciale të Kinës, janë xhiruar shumë video, në të cilat janë përmbledhur 115 lloje artesh marciale.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1]