Dermatitis herpetiformis
Dermatitis herpetiformis (angl. Duhring's disease, Sëmundja Duhring) është një sëmundje kronike, me kruajtje të shumta, e shoqëruar me flluska. Dermatitis Duhring i takon sëmundjeve të lëkurës, që krijojnë flluska. Kjo sëmundje është e lidhur me ndjeshmërinë e zorrëve ndaj glutenit (Coliac sprue).
Përmbajtja |
[redakto] Shkaktarët e sëmundjes
Shkaktarët e sëmundjes akoma nuk dihen.
[redakto] Epidemiologjia
Kjo sëmundje shfaqet prej moshës 20 deri në atë 60 vjeçare. Shpërndarja te gjinitë meshkuj:femra është 2:1. Zakonisht fillon rreth moshës 30 deri 40 vjeçare, por shfaqet edhe te fëmijët.
[redakto] Simptomat dhe klinika
Fillon me kruajtje ekstreme. Flluskat shfaqen në lëkurë rreth bërrylave dhe gjunjëve, në kurriz, prapanicë dhe kokë. Ato kanë formë të njëjtë dhe shfaqen në të dy anët e trupit. Shpesh flluskat duken si flluskat e urtikaries dhe janë të mbushura edhe me gjak. Simptomat janë të ndryshueshme, herë ato tentojnë të përmirësohen, hera të tjera ata keqësohen.
[redakto] Diagnoza
Biopsi të lëkurës dhe pastaj nëpërmjet të imunofluorescencës direkte vërtetohen antitrupat IgA të grumbulluara në formë lineare në lëkurë.
[redakto] Terapia
Dapsone (tuberkulostatikë) dhe një antibiotik u ndihmon në të shumtën e rasteve pacientëve.
[redakto] Prognoza
Kjo sëmundje mund të kontrollohet me mjekim, por nuk është plotësisht e shërueshme.
[redakto] Komplikimet
Te shumë pacientë me sëmundjen Duhring gjinden gjithashtu edhe sëmundje të gjëndrës tiroide. Ato gjithashtu zhvillojnë shpesh kancer të traktit intestinal.
[redakto] Parandalimi
Për këtë sëmundje nuk është akoma e njohur ndonjë metodë për parandalimin e saj. Pacientët me këtë sëmundje bëjnë mirë nëse i shmangin prodhimet e grurit (të gjitha ato që përmbajnë gluten) për tu shmangur komplikimeve të sëmundjes.
| Para marrjes me seriozitet të ndonjë recete ose informate për të aplikuar në ju ose ndonjë person tjetër ju lutemi shikoni Udhëzimin rreth artikujve të mjekësisë! Nëse ju pasi keni lexuar artikullin dhe udhëzimet mbi këto artikuj keni aplikuar përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person tjetër atëherë ju merrni tërë përgjegjësinë mbi pasojat. |
