Dezintegrimi radioaktiv

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dezintigrimi radioaktiv është një dukuri e rastësishme, e paparashikueshme, por, në pikëpamje statistikore, sjellja e një numri të madh atomesh mund të shprehet me përpikëri të lartë. Numri i dezintegrimeve në një mostër të materialit radioaktiv në njësi të kohës (des/s) është proporcional me numrin e atomeve të pranishme në mostër, Dezintigrimi radioaktiv është një proces të që mund të paraqitet me funksione matematikore eksponenciale dhe në teori është i "pafund", prandaj jetëgjatësia e një mase radioaktive shprehet me të ashtuquajturën "gjysmëjetë" që është intervali kohor, gjatë të cilit dezintegrohet gjysma e numrit të atomeve. Shënohet si t/2 dhe paraqet një nga karakteristikat kryesore fizike të një izotopi.