Dhimitër Pecani
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
| Ky artikull ose seksion nuk ka mjaft referenca ose nuk ka asnjë referencë dhe nuk mund të mirret si i saktë. Jeni të lutur të ndihmoni këtë artikull duke shtuar referenca dhe duke korrigjuar informacionet. |
Dhimitër Pecani lindi në Korçë më 3 shkurt të vitit 1945, është një aktor i mirënjohur shqiptar.
Kreu studimet në ILA në degën e dramës, në vitin 1966. U emërua aktor në Teatrin Popullor po këtë vit. Ka interpretuar disa role në karirerën e tij si aktor, Nazimi “Shokët”, “Dritani “Ngjarje në fabrikë”, “Ndou “Cuca e maleve”, Agroni “Studentja e vitit të fundit”, Shpendi “Tokë e zjarrtë”, etj. Por suksesin më të madh e pati si regjisor, duke vënë me sukses afro 20 pjesë, si p.sh “Gjëmimi i atij dimri”, “Miq të paftuar”, “Një dimër i shkurtër”, “Romeo dhe Zhulieta”, “Rajmonda”, Dy zotërinj nga Verona”, “Ezopi”, etj. Në vitet 90 iku në emigracion në Francë, ku është edhe sot.
U rikthye në TK në 2003 për të vënë në skenë komedinë “Karnavalet e Korçës”. Ka interpretuar si aktor edhe në 8 filma artistikë. Është nderuar me titullin “Artist i merituar”.
[redaktoni] Filmografia
- Ne vinim nga lufta - (1979)
- Përse bie kjo daulle - (1969)
- Oshëtime në bregdet - (1966) .... Petriti
- Vitet e para (1965)
- Debatik - (1961) .... Agimi
| Ky artikull nga Aktori është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |

