Dhimitri Pilika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
WikiPërmirëso.png
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(19 Dhjetor 2008)
Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
Liber-pyetje.svg
Ky artikull ose seksion nuk ka mjaft ose nuk ka asnjë referencë dhe mund të mos jetë i saktë .(19 Dhjetor 2008)
Jeni të lutur të ndihmoni këtë artikull duke shtuar referenca dhe duke korrigjuar informacionet.
pof. Dhimitri Pilika
Emri Dhimitri
Mbiemri Pilika
Lindur më 30 prill 1923
Lindur në Korçë
Kombësia shqiptare
Profesioni shkrimtar

Dhimitri Pilika (30 prill 1923, Korçë - ) konsiderohet si një nga dijetarët më të mëdhenjë shqiptarë dhe si pellazgologu më i mirë. Njohës i shkëqyeshëm i 12 gjuhëve të huaja, mes të cilave 5 gjuhë të vdekura, si dhe i mjaft disiplinave shkensore. Lindi në Korçë më 30 prill 1923, pasi mbaron Liceun Francez, fillon studimet pran universitetit të Sienës në Itali. Merr pjesë në Luftën Nacional-Çlirimtare në drejtimi e njesive guerile. Pas çlirimit, më 1945, zgjidhet kryeredaktor i "Zëri i rinisë" në Korçë. Jep mësim në shkollat e mesme të Korçës, Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës. Nderohet me dy medalje ari dhe i jepet titulli Doktor ne histori e gjuhë shqipe pranë fakultetit të Filozofisë së Pragës, si dhe në romanistikë-helenistike pranë Fakultetit të Filologjisë po në Pragë. Themelon dhe drejton "Seminarin shqiptar", qëndër studimesh dhe kërkimesh albanologjike pranë Universitetit të Pragës, ku emërohet profesor në ligjërimin e disiplinave albanistike.

Gjatë qëndrimit afro 15 vjeçar në Pragë, nxjerr në dritë 64 botime me brendi arbërore, si monografi-dorëshkrime, tekste akademike, fjalorë, tekste për gramatiken, historinë dhe letërsinë, antologji të këngëve shqiptare, veprën "Shqipëria vend shqiponjash" në shqip, anglisht, frengjisht, rusisht etj...

Gjurmon gjithçka që lidhet me Shqipërinë dhe sjell në atdhe 30 arka me dokumente të rëndsishme, apo siç i quante ai: “albanica”. Pas prishjes së marrëdhënieve kthehet në atdhe dhe fillon punën shkencore pranë UT. Boton plot studime e monografi, si dhe zbulimet e bëra në Çekosllovaki, deriska e internojnë pa motiv në Myzeqe... Pas një ndërprerje të gjatë si rezultat i internimit dhe izolimit thajse të plotë, në vitet ’90 rifillon aktivitetin e tij shkencor publik si brenda dhe jashtë vendit duke rizenë vendin e vet të nderuar. Vdes ne spitalin e Tiranës më 31 dhjetor 2003.

[redakto] Shiko edhe

[redakto] Referenca

[redakto] Lidhje të jashtme

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete