Diabetes mellitus tip I
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Diabeti tip I
- Prek zakonisht moshat e reja.
- Njihet edhe si diabet që s'trajtohet dot pa insulinë (angl: insulin dependent diabetes mellitus).
- Shkaktohet nga shkatërrimi i qelizave beta të ishujve të Langerhansit prej sistemit imun.
- Shenjat dhe simptomat: pacienti ha shumë, pi shumë, urinon shpesh, humbet peshë, dhe mund të ketë kriza të ketoacidozës diabetike.
- Diagnoza:
- a. Glukoza mbi 200 mg/dl, ose...
- b. Glukoza esëll mbi 125 në 2 raste të ndryshme, ose...
- c. Testi i tolerimit të glukozës: glukoza mbi 200 mg/dl 2 orë pas marrjes të 75 g glukozë.
- Trajtimi: insulinë.
- Ketoacidoza diabetike:
- a. Ketoacidoza shkaktohet nga mungesa e insulinës. Në mungesë të insulinës, mëlçia prodhon trupat ketonikë (beta-hidroksibutirat, acetoacetat, aceton).
- b. Shenjat dhe simptomat: dhimbje barku, dehidrim, frymëmarrje e tipit Kussmaul (frymëmarrje të ngadalta e të thella), rritje e hendekut anionik (anion gap), prani e ketoneve në gjak dhe në urinë, hiperkalemi, hiperglicemi.
- c. Trajtimi i ketoacidozës diabetike: lëngje intravenoze, kalium, dhe insulinë. Insulina jepet për të frenuar ketogjenezën, jo për të trajtuar hipergliceminë. Prandaj, nëse glukoza normalizohet, insulina vazhdohet e shoqëruar me glukozë.
| Para marrjes me seriozitet të ndonjë recete ose informate për të aplikuar në ju ose ndonjë person tjetër ju lutemi shikoni Udhëzimin rreth artikujve të mjekësisë! Nëse ju pasi keni lexuar artikullin dhe udhëzimet mbi këto artikuj keni aplikuar përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person tjetër atëherë ju merrni tërë përgjegjësinë mbi pasojat. |
