Diego López Rodríguez

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Diego López

López duke firmosur autografe me Villarrealin në vitin 2011
Të dhënat vetjake
Emri i plotëDiego López Rodríguez
Datëlindja (1981-11-03) 3 nëntor 1981 (42 vjeç)
VendlindjaParadela, Spanjë
Gjatësia1.96 m (6 ft 5 in)
PozicioniPortier
Karriera me të rinjtë
1994–1999Lugo
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1999–2000Lugo2(0)
2000–2003Real Madrid C41(0)
2001–2002Alcorcón (huazim)0(0)
2003–2005Real Madrid B33(0)
2005–2007Real Madrid2(0)
2007–2012Villarreal171(0)
2012–2013Sevilla8(0)
2013–2014Real Madrid52(0)
2014–2017Milan36(0)
2016–2017Espanyol (loan)35(0)
2017–2022Espanyol160(0)
2022–2023Rayo Vallecano2(0)
Karriera ndërkombëtare
2009Spanja1(0)
2005–Galikia3(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 13 nëntor 2023
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 00:00, 13 gusht 2009 (UTC)

Diego López Rodríguez (Spanjisht: [ˈdjeɣo ˈlopeθ]; lindur më 3 nëntor 1981) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan me klubin spanjoll EspanyolLa Liga, në huazim nga Milan, si portier.

Pasi shpenzoi shtatë vite nën kontratë me Real Madridin, duke përfaqsuar skuadra të tjera, ai krijoi emrin e tij në La Liga me Villarrealin, duke u paraqitur me ta në 230 ndeshje zyrtare gjatë pesë sezoneve të luajtura. Në 2013, ai u rikthye te Real Madrid.

López ka përfaqsuar SpanjënKupën e Konfederatave 2009.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Real Madrid[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

López ka lindur në Paradela, Lugo, Galikia. Ai ishte prodhim akademisë së klubit lokal të qytetit të lindjes, CD Lugo, kurse në moshën 19 vjeç u bë pjesë e Real Madridit. Pas një huazimi të shkurtër te klubi tjetër kryeqytetas, AD Alcorcón, López u rikthye te klubi dhe luajti si titullar me ekipin Bsezonin e tij të dytë, aty ku Castilla u ngjit në Segunda División.

López shërbeu si zëvëndësuesi i Iker Casillas në dy sezonet e tjera të La Ligas; në ndeshjet e fundit të sezonit 2005–06, ai luajti në fitoret kundër Osasunës dhe Racing de Santander.[1][2] Ai gjithashtu debutoi në Ligën e Kampioneve, duke luajtur 90 minuta të plota në humbjen 2–1 kundër Olympiakos në fazën e grupeve.[3]

Villarreal[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fund të qershorit të 2007-tës, López firmosi me Villarrealin për një shumë të raportuar prej 6 milion .[4] Ai e nisi sezonin si rezerva e uruguajianit Sebastián Viera, duke u aktivizuar ndeshjet e Kupës së Mbretit dhe Kupës UEFA. Megjithatë, por pas një serie performancash pozitive, ai e fitoi vendin e titullarit dhe e mbyi sezonin me 21 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Në sezonin 2008–09, López luajti çdo ndeshje në kampionat, duke ndihmuar ekipin të përfundonte në vendin e pestë. Ai luajti gjithashtu 38 ndeshje edhe në sezonin 2009–10, por ekipi nuk arriti më shumë se një vend i shtatë, duke mos u kualifikuar në kompeticionet evropiane. Megjithatë, falimentimi i Majorkës i hapi rrugën kualifikimit të ekipit në raundet kualifikuese të Ligës së Evropës.

López luajti në të gjitha ndeshjet përveç njërës në sezonin 2011–12, duke humbur vetëm barazimin 2–2 kundër Seviljes në ndeshjen e dytë të sezonit.[5] Nëndetsja e Verdhë në fund do të binte nga kategoria pas një qëndrimi dymbëdhjetë vjeçar, me lojtarin që pësoi 50 gola gjatë sezonit.

Sevilla[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 22 maj 2012, López firmosi me Seviljen në një kontratë pesë vjeçare, për një shumë të raportuar prej 3.5 milion .[6] Përgjatë qëndrimit të tij në klub, ai ndau vendin e titullarit me veteranin Andrés Palop.

Rikthimi te Real Madrid[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

López duke luajtur për Real Madridin në vitin 2013

Më 25 janar 2013, López u rikthye te Real Madridi si zëvëndësuesi i Casillas, i cili pësoi një dëmtim në dorë që e mbajti jashtë fushave për 12 javë, duke firmosur për 3.5 milion € deri në qershor 2017.[7] Gjatë prezantimit të tij, ai deklaroi se gjithmon kishte ëndërruar një rikthim te Los Blancos.[8]

López bëri debutimin e tij të dytë me klubin më 30 janar 2013 në barazimin 1–1 në shtëpi kundër Barcelonësgjysëm-finalen e Kupës së Mbretit.[9] Më 5 mars, ai bëri një seri pritjesh në fitoren 2–1 të Realit kundër Manchester UnitedOld Trafford, duke u kualifikuar në tetë të fundit të Ligës së Kampioneve (rezultati i përgjithshëm 3–2). Pas ndeshjes, trajneri José Mourinho tha: "Diego López ishte lojtari më i mirë i skuadrës time";[10] ai e ruajti pozicionin e tij deri në fund të sezonit, pavarësisht se Casillas ishte rikthyer nga dëmtimi.

López e ruajti pozicionin e tij si portieri i parë i ekipit edhe në fillim të sezonit tjetër, kur Carlo Ancelotti kishte zëvëndësuar Mourinhon. Megjithatë, Casillas ishte portieri titullar në ndeshjet e kupës dhe Ligë së Kampioneve.[11]

Milan[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 13 gusht 2014, Real Madridi dhe Milani arritën një marrëveshje për transferimin e López në Milano.[12] Ai bëri debutimin e tij zyrtar më 31 gusht në ndeshjen e parë të sezonit 2014–15Serie A, duke pritur në fund një penallti nga Antonio Candreva në një fitore 3–1 kundër Lazios.[13]

Më 14 shtator, López pësoi një dëmtim në kofshën e djathtë në ndeshjen kundër Parmës, duke e lënë jashtë fushave të lojës për gati një muaj.[14]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

López u thirr për herë të parë në kombëtaren spanjolle si portier i tretë për dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2010 në fund të marsit/ fillim prillit të vitit 2009, të dy kundër Turqisë.[15] Ai u emërua në skuadrën e trajnerit Vicente del Bosque për të luajtur në FIFA Kupën e Konfederatave 2009 që do të zhvillohej në Afrikën e Jugut, duke qënë sërisht zgjedhja e tretë, (mbarapa Casillasit dhe Pepe Reinës) gjë që bëri që të mos luante asnjë ndeshje.[16]

López bëri debutimin e tij më 12 gusht 2009, duke luajtur 30 minutat e fundit të fitores 3–2 të miqësores kundër Maqedonisë. Ai zëvëndësoi Reinën dhe e mbajti porën e paprekur për pjesën e mbetur të ndeshjes.[17]

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

López u martua me Iria Otero më 11 qershor 2011, dhe është baba i dy fëmijëve.[18][19]

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 29 prill 2015[20]
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër1 Total
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Real Madrid B 2003–04 Segunda División B 6 0 6 0
2004–05 Segunda División B 35 0 35 0
Gjithsej 41 0 41 0
Real Madrid 2005–06 La Liga 2 0 3 0 1 0 6 0
2006–07 La Liga 0 0 4 0 1 0 5 0
Gjithsej 2 0 7 0 2 0 11 0
Villarreal 2007–08 La Liga 20 0 6 0 8 0 34 0
2008–09 La Liga 38 0 0 0 9 0 47 0
2009–10 La Liga 38 0 2 0 9 0 49 0
2010–11 La Liga 38 0 2 0 15 0 55 0
2011–12 La Liga 37 0 0 0 8 0 45 0
Gjithsej 171 0 4 0 41 0 216 0
Sevilla 2012–13 La Liga 8 0 3 0 0 0 0 0 11 0
Gjithsej 8 0 3 0 0 0 11 0
Real Madrid 2012–13 La Liga 16 0 3 0 6 0 25 0
2013–14 La Liga 36 0 0 0 1 0 37 0
Gjithsej 52 0 3 0 7 0 62 0
Milan 2014–15 Serie A 25 0 0 0 25 0
Gjithsej 25 0 0 0 25 0
Gjithsej karriera 297 0 23 0 58 0 0 0 378 0

1 Përfshirë Supercopa de España, UEFA Super Kupën dhe FIFA Kupën e Botës për Klube.

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi: [21]

Kombëtarja spanjolle
Viti Ndsh Gola
2009 1 0
Gjithsej 1 0

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Osasuna 0–1 Real Madrid" (në anglisht). ESPN FC. 30 prill 2006. Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2012. Marrë më 17 maj 2011.
  2. ^ "Racing Santander 2–3 Real Madrid" (në anglisht). ESPN FC. 4 maj 2006. Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2012. Marrë më 17 maj 2011.
  3. ^ "Olympiakos 2–1 Real Madrid: Second-string" (në anglisht). ESPN FC. 6 dhjetor 2005. Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2012. Marrë më 17 maj 2011.
  4. ^ "Diego López signs at Villarreal" (në anglisht). UEFA. 26 qershor 2007. Marrë më 26 nëntor 2008.
  5. ^ "Villarreal claim battling draw" (në anglisht). ESPN FC. 10 shtator 2011. Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2012. Marrë më 24 maj 2012.
  6. ^ "El Sevilla ficha a Diego López, un portero de altura para el nuevo proyecto" [Sevilja firmos me Diego López, një portier i gjatë për projektin e ri] (në spanjisht). Sevilla FC. 22 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2012. Marrë më 22 maj 2012.
  7. ^ "Zyrtare, Reali blen Diego Lopezin për 4 mln euro". Panorama Sport. 26 janar 2013. Marrë më 26 janar 2013.
  8. ^ "Diego López: "Volver al club de mi corazón es algo muy especial"" [Diego López: "Rikthimi në klubin e zemrës është mjaf speciale"]. realmadrid.com (në spanjisht). Real Madrid C.F. 26 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2013. Marrë më 26 janar 2013.
  9. ^ "Varane frena Barçës, Reali mbetet "gjallë"". Panorama Sport. 31 janar 2013. Marrë më 31 janar 2013.
  10. ^ "Mourinho can't recall Casillas with Diego Lopez in such fantastic form" [Mourinho nuk mund ta rithërras Casillasin me Diego Lopezin në një formë fantastike] (në anglisht). Goal.com. 4 prill 2013. Marrë më 5 prill 2013.
  11. ^ "Ançeloti: Kasijas titullar vetëm në Champions". Panorama Sport. 6 shtator 2013. Marrë më 8 shtator 2013.
  12. ^ "Zyrtare, Diego Lopez është portier i Milanit". Panorama Sport. 9 gusht 2014. Marrë më 13 gusht 2014.
  13. ^ Altin Vorpsi (1 shtator 2014). "Milani magjeps që në start, mund Lacion". Panorama Sport. Marrë më 1 shtator 2014.
  14. ^ Lear Maçi (17 shtator 2014). "Milani në alarm, Aleks dhe Lopez humbasin Juven". Panorama Sport. Marrë më 17 shtator 2014.
  15. ^ "Diego López, la única novedad de Del Bosque". El Mundo (në spanjisht). 20 mars 2009. Marrë më 15 qershor 2016.
  16. ^ "Diego López: "Nueva Zelanda ya demostró contra Italia que tiene potencial"". Marca (në spanjisht). 12 qershor 2009. Marrë më 15 qershor 2016.
  17. ^ "Crónica del Macedonia-España: 2–3" [Raporti i ndeshjes Maqedoni-Spanjë: 2–3.] (në spanjisht). Europa Press. 12 gusht 2009. Marrë më 20 prill 2014.
  18. ^ "Diego Lopez's wife Iria Otero Rodriguez" [Gruaja e Diego Lopezit Iria Otero Rodriguez] (në anglisht). Player Wags. 2 gusht 2014. Marrë më 13 prill 2015.[lidhje e vdekur]
  19. ^ "Diego López and Iria Otero will be parents of their second child in spring of 2015" [Diego López dhe Iria Otero do të bëhen prindër të fëmijës së tyre të dytë në pranverën e vitit 2015] (në anglisht). The Press Portal. 26 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2015. Marrë më 13 prill 2015.
  20. ^ "Diego López". Soccerway (në anglisht). Marrë më 20 prill 2014.
  21. ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Diego López - National Football Team" (në anglisht). National Football Team. Marrë më 23 tetor 2014.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]