Diego Milito
| Diego Milito | ||
| Të dhëna personale | ||
|---|---|---|
| Datëlindja | 6 Dhjetor 1979 (32 vjeçar) | |
| Vendlindja | Bernal, Argentina | |
| Gjatësia | 1,87 m (6 ft 11⁄2 in) | |
| Pozicioni | Sulmues | |
Diego Milito i lindur me 12 qershor 1979 në Bernal të Buenos Aires është një futbollist argjentinas i cili momentalisht luan si sulmues ne kampionin e Italisë Internazionale. Ai gjithashtu luan edhe për kombëtaren e Argjentinës.
Diego ka një vlla më të ri të quajtur Gabriel i cili luan per ekipin e Barcelones.
[redakto] Karriera
Diego Milito filloi karrierën në klubin Argjentinas Racing Club ne vitin 1999 ku ai fitoi kupën shtetërore te Argjentinës ne vitin 2001. Vellai i ti më i ri luante ne atë kohë per rivalin e Racing Club ekipin e Indepedente.
Në vitin 2004 ai ju bashkua ekipit të Genoas i cili bente gara ne Serie B.
Pas dy sezonave të shkëlqyer te Genoa ku kishte shenuar 33 gola ne 59 paraqitje Genoa ra ne Serie B per shkak te neshjeve te Fituara me Pagimin e Referëve
Në vitin 2005 ai ju bashkangjit vellaut te tij Gabrielit ne ekipin spanjoll të Real Zaragoza ai luajti shkelqyeshem sezonen e parë ku me golat e tij Real Zaragoza perfundoi ne vend të 6-të. Tjetër sukses ishte edhe kur shënoi 4 gola kunder Real Madrid në fitoren 6:1. Ai kaloi edhe nje 2 sezona me zaragozen ne La Liga deri kur Zaragoza ra ne Segunda Division.
Në vitin 2008 pak para përfundimit te afatit kalimtar veror Diego Milito i bashkëngjitet Genoas ku shënon 23 gola 2 më pak se Ibrahimovic i cili fitoi Çmimin per golashenuesin me te mirë.
Së bashku me Thiago Mottan ata kaluan në Inter për një shumë 16 milion euro + një grup lojtaresh të rinj Ai shënoi për Interin kundër Milan ne para-derbin qe u mbajt ne Ameikë ku Inter fitoi 2:0 me dy gola te Diego Militos. Diego Milito shënoi edhe në Pirelli Cup kundër Monacos në fitoren 1:0 ai luajti 45 minuta bashk me sulmuesin Samel Eto'o.
[redakto] FC.Internazionale
Sulmuesi argjentias iu bashkangjit Interit gjatë afatit kalimtar të verës së bashku me bashklojtarin e tij Thiago Mottan.Golin e tij të parë zyrtar e shënoi kundër Milanos në fitoren 4-0.Ai asistoi edhe dy herë në atë ndeshje.Me 13 shtator 2009 ai shënoi edhe golin e tij të dytë kundër Parmës.Gjithashtu shënoi një dygolësh kundër Cagliarit,gjë që e bëri golashënuesin me përqindje më të mirë në Itali me 0.8% gola për ndeshje.Goli i tij i fundit është kundër Napolit.milito i ka 11 golla kete vit ne serie a
[redakto] Karriera më Kombëtare
Diego Milito shënoi në debutimin e tij në vitin 2002 kundër Uruagait. Ai u paraqit edhe ne Kupën e Botës në vitin 2006. Ai shënoi në ndeshjen e vlefshme per Copa del America 2007 kundër Brazilit.
