Dim Mak

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Pikat akupunkturale paraqitur nga Hua Shou në vitet 1340 gjatë kohës së dinastisë Ming).

Dim Mak është art luftarak që njihet si prekja që shkakton vdekjen, art i lashtë luftarak i goditjeve të pikave vitale të trupit të sulmuesit me origjinë nga Kina. Këto goditje janë të krijuara për të shkaktuar paaftësim, tronditje dhe vdekjen. Këto pika vitale të trupit janë të njëjta me ato që përdoren në shërim në akupunkturë dhe artet të tjera aziatike të shërimit. Arti luftarak Dim Mak është pjesë përbërëse e të gjithë arteve të tjera luftarake. Megjithatë, shumë pak instruktorë të arteve të ndryshme luftarake dinë për specifikat e teknikave të këtij arti luftarak.

Shumë pika vitale të trupit gjenden përgjatë vijës qendrore koncept i rëndësishëm të shumë stileve të artit luftarak kinez Kung Fu duke përfshirë Ving Çung kung fu. Pikat vitale ekzistojnë në dorë, këmbë, shpinë, kokë dhe ato gjithashtu konsiderohen kur mbrojmë caqe të mëdha goditëse përgjatë vijës qendrore.

Dim Mak u popullarizua nga George Dillman me anë të seminareve, librave dhe videove.