Dimorfizmi gjinor

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Fazani femra dhe mashkulli

Dimorfizëm gjinor quhen ndryshimet e theksuara të ndërtimit trupor ndërmjet femrës dhe mashkullit të një lloji biologjik. Ndryshimet mund të jenë në madhësinë, formën apo ngjyrën e trupit.

Shembuj të dimorfizmit gjejmë gati te të gjithë llojet e kafshëve apo edhe të insekteve. Te peshqit dhe te shpezët sidomos te patat ka dallime të mëdha ndërmjet mashkullit dhe femrës. Poashtu edhe te familja e pulave ndryshimi më i madh vërehet te paunët apo palloi. Dimorfizmi haset edhe te insektet.

Edhe tek sisorët apo gjitarët haset dimorfizmi gjinor. Mashkulli te gjitarët është më i madh më i fortë se femra, te kurrizorët tjerë është e kundërta.

Homo sapiensi apo njeriu ka dimorfizëm gjinor i cili është më pak i theksuar se te gjitarët tjerë. Te kafshët shtëpiake sipas rregullit mashkulli është më i madh dhe në të shumtën e rasteve kanë brirë.

Te peshqit dimorfizmi është më i theksuar në peridhën e mbarësimit.

Kur ndryshimi është ekstrem ndërmjet mashkullit dhe femrës atëherë formohet i ashtuquajtur "Harem", në të cilin udhëheq një mashkull me një grup femrash, kjo ndodh p.sh te gorilla.

Nëse dimorfizmi gjinor nuk është aq i theksuar atëherë lidhja në mes një mashkulli dhe një femre është më stabile p.sh te shimpanzat dhe te njerëzit.