Diplomati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Diplomati (nga frëngjishtja) thirret i emëruari për paraqitjen e interesave të shtetit të vetë, si misionar apo anëtarë i grupit të personave të misionit në një shtet tjetër (Ambasadori, I dërguari Apostolikë ) ose si përfaqësues në ndonjë organizatë ndërkombëtare të nëpunësve të besuar të ministrisë së punëve të jashtme. Konsulli nuk i përket shërbimit diplomatik. Vërtetimi i besueshmërisë së shefit të misionit paraqet në vete parapëlqimin (Agrement) të pranuesit të misionit. Me dhënien e fletë vërtetimit të besueshmërisë (fr. lettre de créance) shefi i misionit e merr detyrën e udhëheqjes së misionit. Të drejtat e rezervuara dhe imuniteti i diplomatit janë të përkufizuara sipas ligjit të trashëguar nga përditshmëria. Një nga detyrat e diplomatit për shtetin pranues është mos përziera në çështjet e brendshme. Me shprehjen e persona non grata ndaj diplomatit nga ana e shtetit pranues, hynë në fuqi e drejta e shtetit pranues për tërheqjen e të drejtave të shefit të misionit apo anëtarëve tjerë.

Hapësira e vend qëndrimit të misionit, arkiva dhe shkresat si dhe letërbisedat janë të pa prekshme. Shteti pranues i garanton misionit gjitha të drejtat e nevojshme për kryerjen e detyrave të misionit, i lejon dhe i krijon mundësin e lëvizjes së sigurt për gjitha lëvizjet zyrtare. Personi diplomatik është i paprekshëm. Ai është i paprekshëm ndaj çfarëdo lloj aktakuze për paraburgim apo burgosje. Shteti pranues ndërmerr gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e personit nga sulmet, për lirin apo nderin e tij. Personi diplomatik nuk ngarkohet me tatimet doganore të shtetit pranues, me tatimet tjera shtetërore, ai gëzon imunitetin e plotë nga akuzat si dhe personat e misionit të tij. Vendbanimi privat i personit, po ashtu gëzon imunitetin dhe mbrojtjen e plot sikurse edhe hapësira zyrtare e vendqëndrimit të misionit.