Dishepulli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dishepulli (nga lat discipulum = nxënës, që nga ana e saj rrjedh nga discere, nxë, mësoj) është cilido njeri që studion apo nxë, mëson udhëzimet e një mjeshtri spiritual apo zejtar.

fenë e krishterë, dishepull quhet çdokush prej apostujve dhe ndjekësve të Krishtit, të krishterët, që predikojnë mësimet e tij. Jezusi i zgjodhi dishepujt (nxënësit) e tij me qëllim ti mësonte dhe udhëzonte për predikimin e Ungjillit (lajmit të mirë, në greqisht) në botë sipas përçimeve të Ungjillit të Mateut kreu 28, 19-20.

"Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen".

Menjëherë pas vdekjes dhe Ringjalljes së Jezusit, ditën e Rrëshajëve, falë predikimeve të apostujve u shtuan edhe 3000 dishepuj të tjerë.