Diskutim:Eposi i kreshnikëve

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Eposi i kreshnikëve. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Eposi i kreshnikëve i njohur si KENGET E KRESHNIKEVE Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë Shko te: navigacion, kërko

Muaji dhe Orët.Eposi i kreshnikëve (ose Cikli i kreshnikëve) është një epos legjendar i përbërë nga këngë të ndryshme epike, ku këngët kryesisht shoqërohen me lahutë. Zonat ku eposi këndohet janë të shumta në Shqipërinë e sotme. Mendohet se ai është i pranishëm në zonat si Malësia e Madhe, Dukagjin, Has e shumë rrethe të tjera. Përveç territorit të Shqipërisë, cikli këndohet edhe në zonat e Kosovës, si Pejë, Gjakovë, Prizren, Deçan, Rahovec e të tjerë. Në qendër të këtij eposi, qëndrojnë dy vëllezërit Muji dhe Halili. Në epos tregohen historitë e të dy vëllezërve, si edhe ka edhe një këngë ku përfshihet vajtimi i Ajkunës për birin e saj Omerin (aktualisht kënga "Ajkuna qan Omerin" ose e njohur ndryshe edhe si "Vaji i Ajkunës").

Vargjet e përdorura në këtë cikël janë të tipit 6, 8, 10, 14 dhe 16 rrokësh. Si këngë të mbështetura në notat modale diatonike, këngët zakonisht këndohen me gjysmë zëri (ose e thënë ndryshe me gjysmë toni). Sipas shumë kompetentëve në këtë fushë, është e pamundur të mendosh ciklin e kreshnikëve pa muzikë. Me pak fjalë, çdo këngë e eposit shoqërohet me lahutë duke u përshtatur sipas llojit të vargut.

Mendohet se eposi e ka origjinën e tij në fillimet e dyndjeve sllave në territorin e Ballkanit. Teksti i këngëve të ndryshme tregon për betejat e dy vëllezërve me grupe sllave, duke e bërë këtë cikël më shumë një rrëfim të rezistencës së popullsisë etnike aty, kundrejt fiseve sllave. Në këto luftime, Muji dhe Ajkuna humbasin Omerin. Ky epos epik ngjason shumë në formimin e tij epik, me "Iliada" dhe "Odisea" dhe është Eposi i kreshnikëve një epos me vlera etnokulturore. Mendohet se këngët, në shumicën e rasteve këndoheshin për "miqtë e ardhur" si një mënyrë dëfrimi. Pa dyshim këto këngë nuk mund të mungonin në festat e ndryshme të malësorëve, edhe pse është e dyshimtë ideja se këngëtarët nuk merrnin asnjë shpërblim për të egzekutuar këngët e kënduara.

Jo shpesh herë dhe jo rallë herë, studiuesit debatojnë mbi këtë epos. Një mendim se Ajkuna është në të vërtetë gruaja e Omerit, dhe jo nëna, nuk është shumë i përhapur, edhe pse një mendim i tillë ekziston. Sa do i pabazuar të jetë ky mendim, do të duhej një analizë e thellë nga persona të specializuar në këtë fushë për të mbështetur këtë mendim. Për momentin ideja më e saktë është se Ajkuna ishte nëna e Omerit dhe gruaja e Mujit duke u mbështetur te kënga elegji "Ajkuna qan Omerin", që është një vajtim tipik i një nëne për të birin e saj. Një debat tjetër jo shumë i përhapur është origjina e eposit. Pak persona shprehen se Muji dhe Halili janë Boshnjakë. Megjithatë një mendim i tillë do të ishte pa bazë, sepse cikli vetë flet për luftërat e popullit etnik shqiptarë kundra të ardhurve sllavë. Megjithatë këto janë debate që nuk kanë shkaktuar trazira në aspektin kulturor.

Internet Archive Bot[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, redaktorë!

Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Eposi i kreshnikëve. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:


Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 14 maj 2022 09:47 (CEST)[përgjigjuni]

kreshniket e ballkanit

188.172.110.145 21 janar 2024 14:33 (CET)[përgjigjuni]