Diskutim:Joseph Haydn

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Joseph Haydn. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
                      FRANC    JOZEF  HAJDËN 
                     
                               1732-1809
  Hjdëni   është   kompozitori   më   i  vjetër  i  treshit të  quajtur  ‘’ vjenez’’.

Lindi në një familje fshatare të vogël e të varfër në Rorau vend në Austrinë e Poshtme. I ati i tij ishte karrocier , por njeri që e donte shumë muzikën. Herët filloi të ushtroi në Çemballo dhe violinë. Që nga mosha tetë vjeçare bëhet anëtar i korit të kishës së Shën Stefanit në Vjen. Aty qëndroi deri në moshën 17 vjeçare . Diturit e para praktike dhe teorike i mori gjatë qëndrimit në këtë kor , të cilin e drejton kompozitori Rojter. Hajdën më tepër mësoi si autodidakt se sa nën kujdesin e mësuesve , qoftë me Rojterin apo me kompozitorin Italian Porpora i cili e përcillte në piano kur ky luante në violinë. Vitet më të vështira të tij ishin pas moshës 17 vjeçare. Gjatë këtyre viteve u ballafaqua me një skamje të madhe dhe u detyrua të bëhet muzicient endacak për ta siguruar kafshatën e gojës. Njëkohësisht iu desh që t’i zgjeroi diturit e tij duke analizuar dhe studiuar veprat e kompozitorëve gjerman Fuks , Mateson , F.E. Bah etj. Gjatë këtyre viteve u pajis me dituri të nevojshme për kompozim . Pjesën më të madhe të jetës ( rreth 30 vite ) i kaloj duke shërbyer në familjen aristokrate Esterhazi në Vjen. Në shërbim te kjo familje ishte i trajtuar si punëtor i thjeshtë , pothuajse si shërbëtorët e tjerë të oborrit mbretëror. Ishte i detyruar që në mënyrë të dëgjueshme ti kryej urdhëratë e parapara ; të punoj me orkestër ,të kompozoj për nevojat e saj ti ushtroj instrumentistët dhe solistët vokal. Në këtë oborr Hajdën ishte mjaft i dashur , sidomos nga anëtaret e ansamblit që në shenjë respekti dhe dashurie e thirrnin ;’’Papa Hajdën’’. Për veprimtarin e tij 30 vjeçare në këtë oborr mbreti i caktoi një shumë të konsiderueshme mjetesh materiale të përhershme si lloj pensioni. Që nga kjo kohë Hajdën punon si kompozitor i lire i siguruar materialisht dhe i njohur në mbarë Evropën. Pas vitit 1790 Hjdën jeton në Vjen ku herë pas herë vizitonte edhe qendrat e tjera Evropiane ( Paris , Londër etj.). Gjatë qëndrimit në Londër u njoh me veprat oratorike të Hendëllit të cilat ndikuan fuqishëm te aj që ti kompozoj dy oratoriot ‘’Krijimi i botës ‘’ dhe ‘’ Stinët e Vitit ’’. Vitet e fundit të jetës i kaloj në qetësi , ashtu siç ishte natyra e tij e qetë , i njohur dhe i respektuar nga të gjithë edhe nga armiqtë e atdheut të tij Francezët të cilët ato ditë po hynin në Vjen. Hajdën vdes në vitin 1809 në Vjen si njëri ndër kompozitoret më të njohur të kohës. Ku në shenjë respekti për te në varrimin e tij marrin pjesë edhe oficerët e Napolonit si kundërshtar të Austrisë.