Diskutim:Letërsia e vjetër shqiptare

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Letërsia e vjetër shqiptare. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

--91.187.119.37 10 nëntor 2015 22:19 (CET)Letërsia e vjetër shqiptare--91.187.119.37 10 nëntor 2015 22:19 (CET) Letërsia e vjetër shqiptare lindi dhe u zhvillua në Mesjetë, kur vendi ynë lëngonte nën zgjedhën osmane, në kushtet e shoqërisë feudale, dhe kur ideologjia sunduese ishte ideologji fetare, andaj edhe përmbajtja e saj është kryesisht fetare. Megjithatë, nisur nga qëllime atdhetare, shkrimtarët e kësaj periudhe shkruan edhe vepra mësimore e didaktike, si: "Fjalori latinisht-shqip" i Frang Bardhit , "Gramatika" e Andrea Bogdanit, madje edhe krijime tërësisht laike, si ndonjë poezi e Budit, shume vjersha të bejtexhinjve etj. Por atë që s'mund ta bënte letërsia e shkruar, e bëri vetë populli me letërsinë gojore, me krijimet e bukura folklorike, që përbëjnë një monument kulture, të pandërprerë, gjatë gjithë qenies së tij, që nga kohët më të lashta. Shkrimi më i vjetër shqip që e njohim deri më sot, i përket vitit 1462, ndërkaq libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, me sa dimë deri tani, është "Meshari" i Gjon Buzukut, botuar më 1555. Ky është libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, por jo libri i parë i letërsisë shqiptare. Letërsi shqiptare të shkruar në gjuhë të tjera ka pasur edhe më parë. Vepra më e rëndësishme e këtij lloji është "Historia e Skënderbeut" e Marin Barletit, botuar rreth viteve 1508-1510 . Me letërsi të vjetër shqiptare kuptojmë letërsinë e tre shekujve. Në qoftë se në shekullin XVI u shkrua vetëm "Meshari", në shekullin XVII ai ndiqet nga librat në gjuhën shqipe të Pjetër Budit, Frang Bardhit, Pjetër Bogdanit etj., në Veri. Një grup tjetër përbën prodhimi letrar që u zhvillua në qendra të ndryshme të Shqipërisë së Jugut dhe të Shqipërisë së Mesme si: në Voskopojë, Elbasan, Gjirokastër dhe Janinë. Sidomos në shekullin e XVIII dhe në gjysmën e parë të shekullit të XIX, ky prodhim përfaqëson kryesisht shtresat e zanatçinjve, të tregtarëve dhe të fshatarësisë së lirë dhe lidhet me zhvillimin ekonomik e kulturor të qyteteve të këtyre anëve. Kështu p.sh., Voskopoja gjatë viteve 1720-1770 ishte një qytet i begatshëm, me rreth 20.000 banorë, një nga qendrat kryesore ekonomike dhe kulturore të vendit. Këtu lulëzoi një veprimtari e gjerë arsimore, me kisha e shkolla të shumta; ndër to edhe një shkollë e nivelit të mesëm, e quajtur Akademia e Re, e ngritur nga Bushatllinjtë e Shkodrës. Kishte, gjithashtu, një biblotekë dhe një shtypshkronjë, të njohura për kohën. Rëndësi të veçantë, jo vetëm politike, por edhe kulturore, mori Janina sidomos në kohën e Ali Pashë Tepelenës. Shkrimtarët kryesorë te këtij prodhimi janë Theodor Kavaljoti nga Voskopoja (sh.XVIII). Kostë Beratasi (nga fundi i shk.XVIII), Anonimi i Elbasanit (gjysma e parë e shekullit XVIII), trimi suliot Marco Boçari, peshkopi Grigor Gjirokastriti etj. Veprat e tyre kanë kryesisht karakter fetar ose mësimor, janë fjalorë disa gjuhësh ose përkthime. Ata vetë kanë një formim greko-bizantin , ndaj dhe në shkrimet e tyre përdorin kryesisht alfabetin grek, por pati edhe nga ata, si Anonimi i Elbasanit, Kostë Beratasi, Theodhor Haxhifilipi e ndonjë tjetër, që krijuan edhe alfabete të veçanta të shqipes, duke dashur të vënë në dukje individualitetin e gjuhës shqipe dhe dallimin e saj nga gjuhët e tjera. Fakt i rëndësishëm i jetës letrare të shekullit të XVIII dhe fillimit të shekullit të XIX është krijimtaria e bejtexhinjve (letërsi shqiptare me alfabet arab) me përfaqësues kryesorë: Hasan Zyko Kamberi nga Kolonja; Nezim Frakulla, nga Berati: Zenel Bastari nga Tirana; Muhamet Cami, nga Konispoli; Dalip e Shahin Frashëri, nga Frashëri; Salih Pata e Mulla Hysen Dobraci, nga Shkodra etj. Një degëzim të veçantë të letërsisë së vjetër shqiptare përbënte letërsia arbëreshe, prodhim i shqiptarëve të emigruar në Itali, para dhe pas vdekjes së Skënderbeut. Kjo letërsi njohu një rrugë të gjatë zhvillimi , që nga shekulli XVI deri në ditët tona. Ndër autorët e saj më të dëgjuar, mund të përmendim Lekë Matrënga (1560-1619); Niko Katalano (1637-1694); Nikolla Brankati (1675-1741); Nikollë Filja (1682-1769). Një etapë të re në letërsinë e vjetër arbëreshe shënuan veprat e Jul Varibobës (shek XVIII), ku bie në sy jo vetëm origjinaliteti i trajtimit të materialit, por edhe cilësia e lartë artistike, traditë e që u çua pastaj me përpara nga shkrimtarët arbëreshë të Rilindjes Kombëtare (De Rada , Dara (i riu), Santori, Serembe, Stratiko etj.). Ndonëse e kufizuar në tematikë dhe e përfaqësuar me një numër të vogël veprash, rëndësia e letërsisë së vjetër qëndron, në radhë të parë, në faktin se ajo është shprehje e vitalitetit të popullit shqiptar, e qëndresës së tij kundër pushtuesit e kulturës së huaj. Nëpërmjet veprave të kësaj letërsie u ruajt e gjallë dashuria për gjuhën shqipe dhe tradita për shkrimin e saj.[përgjigjuni]

--91.187.119.37 10 nëntor 2015 22:19 (CET)Marigona--91.187.119.37 10 nëntor 2015 22:19 (CET)[përgjigjuni]

letersia e vjeter shqipe fillon ne shekullin 16 dhe 17 deri ne shkullin e 18 shkrimtaret i kemi quajtur filobiblik te cilet letersin e vjeter shqipe kan dasht me zavendesu me bejtexhinjeve i kemi pese shkrimtar i pari qe e nis kete letersi eshte Gjon Buzuku i cili sjell librin e pare shqip MESHARI ne vitin 1555 i dyti i kesaj letersie eshte Frang Bardhi veqohet se eshte i pare qe del jasht kornizave fetare dhe sjell fjalorin latinisht,shqip i treti eshte Pjeter Pogdani i cili ka qene patriot i cili sjelli vepren Qeta e Profeteve i katerti ishte Pjeter Budi i cili veqohet per te shkruarit origjinal i cili sjelli vepren Rituali Romak dhe i fundin i kesaj letersie ishte Jul Variboba shkrimtari i par arbersh e cili sjelli vepren Jeta E SHen Meris e cila variboba tha per lexusit nese doni lexone nese jo te pakten digje sepse veprat e tij ishin te shkruar ne dialektin e tij fshatare