Diskutim:Odhise Grillo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

T: Shkrimtar i fëmijëve dhe Mësues i shkrimtarëve


  1. Opusin letrar të shkrimtarit Odhise Grillo e përbëjnë rreth 100 vepra poetike dhe tregimesh, poemash e romanesh, pjesësh humoristike e teatrore, përrallash, ilustracionesh, skenaresh e pjesësh teatrore, studimesh e kritikash për letërsinë për fëmijë, shkrimesh publicistike e gazetareske etj.

Shkrimtari Odhise Grillo me mbi 100 veprat e tij të botuara, padyshim është personaliteti më i lartë i letërsisë sonë për fëmijë dhe njëra nga figurat më të shquara të letërsisë shqipe në përgjithësi. Fitues i dhjetra çmimeve dhe mirënjohjeve kombëtare e ndërkombëtare në letërsinë për fëmijë, i përkthyer dhe i botuar në shumë gjuhë të botës, i përfshirë në antologjitë dhe enciklopeditë më të zgjedura botërore, Odhise Grillo e ka nisur punë e tij krijuese para gjysmë shekulli dhe, atëherë e sot, është njëri nga shkrimtarët tanë më prodhimtarë, por edhe më cilësor në kopshtin e letërsisë shqipe. Odhise Grillo është lindur në fshatin Vuno të Vlorës më 21 prill të vitit 1932. Aty ka marrë njohuritë e para shkollore, pastaj ka kryer gjimnazin dhe studimet e larta (Fakultetin Histori-Filozofi, dega Gjuhë e Letërsi) në Tiranë. E ka nisur punën dhe për një kohë ka punuar në revistën humoristike “Hosteni” në Tiranë , më pas në Shtëpinë Qendrore të Krijimtarisë Popullore, për të vazhduar në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” të Tiranës ku ishte redaktor i letërsisë për fëmijë, derisa doli në pension. Jeta dhe veprimtaria e pasur krijuese e Odhise Grillos është tepër e gjerë dhe shumë e interesante, do të thoshim ndër më të veçantat sepse, jeta dhe vepra e tij ndërlidhet me epokën më dramatike të historisë shqiptare, ku bëjnë pjesë kthesat më të fuqishme dhe më karakteristikë të zhvillimeve të reja shoqërore. Nëntë vjeç është Odhiseu kur fashizmi pushton Shqipërinë duke çrregulluar pamëshirshëm raportet politike shqiptare, të cilat reflektojnë preokupimin e fatit të atdheut dhe të tokave të aneksuara nga shtetet fqinje. I lindur dhe I rritur në një familje intelektualësh me traditë patiotike, I zgjuar dhe i paisur me një edukatë të shëndosh liridashëse, në ndjenjat fëmijërore të Odhiesut fuqishëm përjetohen ngjarjet e kohës. Në zemrën e tij gjykohet rrept okupimi i padrejtë fashist, mirëpo zemrën e ka të ndarë në dysh sepse nuk mund t’i ketë të qarta ndasitë e shumta ndërmjet shqiptarëve, të cilët në vend që të luftojnë kundër armikut të huaj, ia kthejnë pushkën njëri-tjetrit. Poropaganda e kohës ndërmjet ballistëve dhe partizanëve është tepër e fuqishme dhe kjo nuk përputhet fare me frymës 1912-ës në Vlorës, kur Ismail Qemali ngre flamurin dhe shpall pavarësinë e Shqipërisë. Është kohë e bujshme kundërthëniesh të ashpra që shprehen tek masat e gjera, nga fëmija e deri të plaku, që ngarendin për të gjetur mjet sa më të fort lufte dhe pushka është simboli më I preferuar për të gjithë. Mirëpo, ndryshe rrah zemra e ndieshme e Odhiseut. Fëmijë 10-12 vjeç, Odhiseu duke parë me sytë e tij gjakderdhjen krua, e urren pushkën dhe do të kërkojë ngushëllim tek libri të cilit i I rreket me përkushtim, duke lexuar literaturën e gjerë të bibliotekës shtëpiake, të sajuar nga gjyshi e babai mërgimtarë, që duke bredhur nëpër botë e kishin kuptuar rolin dhe rëndësinë e librit. Afër djaloshit, për fat të mirë ndodhet edhe gjyshja e tij shumë e zgjuar, e cila do ta ushqejë nipin e saj me nektarin e ëmbël të thesarit popullor, duke ia joshur zemrën dhe mendjen dhe duke ia ndezur imagjinatën përmes përrallave e lgjendave, baladave dhe këngëve lirike, akendotave dhe fabulave, lojërave popullore dhe gjëegjëzave… Nën ndikimin e fuqishëm të artit popullor edhe Odhiseu do të bëjë hapat e parë krijues, që do të pëlqehen nga rrethi i ngusht familjar, ndërsa më vonë, pas përfundimit të luftës do të mirëpriten edhe nga botuesit e gazetave dhe revistave të vendit, në të cilat depërton shpejtë dhe bëhet emër shumë i afirmuar dhe i adhuruar. Nga përsonalitetet më eminente të kritikës letrare të kohës mund të mësojmë se Odhise Grillo, që nga shkrimet e para poetike, të botuara gjatë viteve 1948-49, kishte dëshmuar se është një shkrimtar i talentuar. Këtë konstatim të para gjysmë shekulli mund ta vërtetojmë edhe sot duke shfletuar librin e tij të parë “Shtatë ngjyrat”, të botuar në vitin 1954,që shpreh forcën krijuese të një artisti të mirëfilltë letrar, i cili me librin e parë e meritonte epitetin shkrimtar. Dhe vërtetë këtë e dëshmon bindshëm me vazhdimin e krijimtarisë që u pasua me botime të shumta e shumë të suksesshme veprash poetike dhe tregimesh, poemash e romanesh, pjesësh humoristike e përrallash, ilustracionesh, skenaresh dhe pjesësh teatrore, studimesh e kritikash për letërsinë për fëmijë, etj. Të shënohen gjithë titujt e veprave të Odhise Grillos është e pamundur, sepse janë mbi njëqind tituj librash, mirëpo nuk mund të mos theksohen përmbledhjet poetike: “Nisuni pëllumbat e mi”, “Një zog e një lule”, “Zemrat e fëmijërisë”; poemat: “Kënga e Maros”,”Trimëresha e Tërbaçit”, “Legjenda e një shkëmbi”, “Ai që e mundi perandorin”, “Përtacukët”, “Pesëqind grosh”, “Aventurat e Maçokut” etj.; përmbledhjet me përralla: “Kush e ka kapuçin”, “Përrallat e veshkaush Llapushit” etj.; librat me tregime e novela: “Pushkë në bregdet”, “Njerëzit e natës”, “Tregime shqiptare”...; romanet dhe novelat e ritreguara: “Erdhi dita e arbërit”, “Thirrjet e gjakut”, “Lahuta e Malësisë (sipas veprës së Fishtës), “Histori e Skënderbeut” (sipas Naimit), “Tradhëti në sarajet e Topiasë” (sipas De Radës) etj.; pjesët teatrore “Hakmarrja e komitës”, “Një natë me fortunë”, “Milingonat punëtore” etj. Punës së Odhise Grillos I përkasin edhe një varg librash me studime e kritika letrare, të cilat reflektojnë qasjene tij të përqëndruar në pasqyrimin e vlerave dhe problemeve letrare, që hetohen me një sesns të veçant studimi dhe që janë me shumë rëndësi për zgjerimin e njohurive mbi artin letrar. Studimet dhe kritikat letrare të Grillos ndërlidhen edhe me punën e tij si pedagog i jashtëm në Universitetin e Elbasanit, ku vite me radhë ka përhapur njohuritë e tij ndër breza studentësh. Kaptinë e veçantë që duhet të thuhet është se Odhise Grillo meriton respekt e lavdërime të shumta edhe për angazhimin e madh në afirmimin dhe përhapjen e krijimtarisë letrare anëkënd Shqipërisë. Nuk ka dyshim se si rrallë ndonjë tjetër, Odhise Grillo ndihmesë të jashtëzakonshme ka dhënë edhe në zbulimin, përkrahjen dhe ndihmën që u ka ofruar krijuesve të rinj në Shqipëri, nga të cilët, shumë nga shkrimtarët e sotëm për fëmijë, janë bërë shkrimtarë pikërisht në saje të ndihmës së pakursyer që xhaxhi Odhise u ka ofruar që nga hapat e tyre të parë. Prandaj jo rastësisht ky shkrimtar quhet dhe me të drejtë konsiderohet “mësuesi I shkrimtarëve”. Shokët dhe miqët e shkrimtarit: Dionis Bubani, Xhevat Beqaraj, Skënder Hasko, Bardhyl Gjama, Aqif Mala, Sokol Jakova, Bardhosh Gaçe, Skënder Zogaj, Thanas Qerama, etj., me krenari e kanë thënë se, Odhise Grillon e kanë mësuesin e tyre, nga i cili kanë mësuar shumë dhe vazhdojnë të mësojnë, sepse nuk ka dyshim që shkrimtari Odhise Grillo, aktualisht është mjeshtri më i shquar në letërsinë tonë për fëmijë. Një kurorë e veçant për merita Odhise Grillos i përket edhe për punën e palodhshme dhe shumë të suksesshme në integrimin e letërsisë shqiptare në kohë e rrethana tepër të vështira. Shkrimtari Odhise Grillo që në kohën e diktaturës së kuqe, kur komunikimi me letërsinë që krijohej jasht kufinjve të atëhershëm shtetëror ishte punë e rrezikshme, i rreket punës dhe I thyen barierat. Në tavolinën e tij të punës janë zgjedhur, redaktuar dhe botuar mbi 100 vepra të shkrimtarëve nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, që të parat janë prezantuar ndër lexuesit e shtetit amë. Shkrimtari Odhise Grillo këto ditë mbushi 70 vjet jete, por është shumë I freskët dhe, si në moshën e pjekurisë, vazhdon të jetë shumë aktivë në krijimtarinë letrare.Ky shkrimtar nuk ka dyshim se është ndri i letërsisë sonë për fëmijë dhe një monument i gjallë i letërsisë shqipe në përgjithësi. Skënder ZOGAJ