Diskutim:Shkencat natyrore

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Shkencat natyrore. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

P A R A T H Ë N I E

Historia e Shqipërisë nën sundimin osman gjatë shek. XVI-XVIII ka qenë trajtuar, si pjesë e tretë e vëllimit të parë të Historisë së Shqipërisë, botuar në Tiranë në vitin 1959, shkruar nga një grup autorësh. Në vitin 1972 u botua si dispensë (Pjesa III e vëllimit të parë), tekst për studentët e universiteteve të vendit, e shkruar nga Selami Pulaha dhe Stavri Naçi. Në vitet 1983-1984, kur u botuan vëllimet II, III dhe IV të Historisë së Shqipërisë, kjo pjesë, ashtu si gjithë vëllimi i parë, nuk u botua. Ajo u ruajt si dorëshkrim në Arkivin e Institutit të Historisë dhe u vu në përdorim të pedagogëve e të studiuesve. Në këtë botim të ri të Historisë së popullit shqiptar, Shqipëria nën Perandorinë Osmane gjatë shek. XVI - vitet 20 të shek. XIX përbën pjesën e tretë të vëllimit të parë dhe është shkruar nga këta autorë: Kreu I (1,2,4), Zhvillimi ekonomik i tokave shqiptare (shek. XVI - mesi i shek. XVIII), dhe Kreu II, Zhvillimi politik i tokave shqiptare. Kryengritjet e armatosura (shek. XVI – mesi i shek. XVIII), janë hartuar nga prof. dr. Selami Pulaha dhe janë redaktuar nga prof. dr. Petrika Thëngjilli. Zona e çifligut (Kreu I/3) është shkruar nga prof. dr. Petrika Thëngjilli. Kreu III, Ndryshimet në strukturën fetare të popullit shqiptar. Përhapja e fesë islame (shek. XV-XIX), është shkruar nga Ferit Duka. Kreu IV, Pashallëqet e mëdha shqiptare (1771-1831), është hartuar nga dr. Stavri Naçi dhe është redaktuar nga prof. as. dr. Ferid Duka. Kreu V, Kultura dhe arsimi në shek. XVI-XVIII është shkruar nga një grup autorësh: Koha e përhapjes së fjalëve shqip, shqiptar dhe Shqipëri nga prof. Shaban Demiraj; Letërsia shqipe në shek. XVI-XVII dhe Letërsia shqipe gjatë shek. XVIII nga prof. dr. Jorgo Bulo; Arsimi dhe kultura në qytetin e Voskopojës nga prof. Dhimitër Shuteriqi; Arkitektura në shek. XV-XVIII nga prof. dr. Gjerak Karaiskaj; Artet figurative në shek. XVI-XVIII nga Mustafa Arapi dhe Gazmend Muka. Për hartimin e Kreut III të kësaj pjese është pasur në konsideratë në mënyrë të veçantë studimi i prof. dr. Muhamet Tërnavës (Prishtinë) Ndryshime në strukturën fetare në Kosovë.