Diskutim:Sistemi i tretjes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Pjesa e shkruar nën seksionin Shiko dhe këtë mendoj që të shfrytzohet përpos për artikuj plotësues dhe punime të kalimtarve (kjo u ra prej përdorimi) të përdoret edhe për kuriozitete. Shka po menoni????. E kam provu një formë tjeter po ska bo punë.--Hipi Zhdripi 2006 Mars 28 20:20 (UTC)

shiko edhe këtë mendoj unë duhet të mbes ashtu si deri tash, sa për kuriozitete mund të përdorim një titul tjetër si psh A e dini se ose diçka të ngjajshme. tung --bet_0 2006 Mars 29 00:54 (UTC)

76 semundjet e njeriut[redakto | redakto tekstin burimor]

Sa sëmundje kanë arritur që të zbulojnë mjekët në organizmin e njeriut? Të paktën sipas shkencës bashkëkohore janë 76 sëmundje apo simptoma që dëmtojnë trupin e njeriut. Por cilat janë këto sëmundje dhe organet që preken më shumë, cilat janë shkaktarët e tyre dhe mënyrat sesi shfaqen ato. Gazeta "Tirana Observer" për herë të parë sjell në formë të përmbledhur gjithçka që duhet të dini për 77 sëmundjet që prekin trupin e njeriut. Duke filluar nga organet më të rëndësishme siç janë zemra, stomaku, mushkëritë, veshka, e deri tek organelet e ndryshme që shkaktojnë shqetësime. Në këtë suplement janë sqaruar të gjitha sëmundjet me emërtimet e tyre në gjuhën shkencore dhe atë popullore me një fjalor të qartë në shqip. Çdo sëmundje shpjegohet me kuptimin e saj të plotë në gjuhën shqipe dhe emërtimi i njohur i tyre, duke treguar edhe simptomat përkatëse me të cilat ato shoqërohen, si dhe disa këshilla që duhet të ndiqen nga të gjithë ata njerëz që shfaqin këto simptoma. Të gjithë grupmoshat kalojnë shqetësime të ndryshme shëndetësore dhe simptomat e variantet e shfaqjes së sëmundjeve janë nga më të larmishmet, për këtë duhet krijuar një "kulturë" parësore për të qenë të njohur paraprakisht me to. Sëmundjet e ndryshme që prekin njeriun dhe dëmtojnë organet e trupit, apo çrregullojnë mirëfunksionimin e tyre, duhet më parë të njihen simptomat dhe të ndiqen këshillat paraprake para se t'u drejtohemi mjekut. "Tirana Observer" jep një përmbledhje të këtyre sëmundjeve, simptomat më të cilat ato shfaqen dhe këshillat që duhet të ndiqen.

1- Zemra Është organi qendror i sistemit të qarkullimit të gjakut te njeriu dhe të kafshët, në trajtën e një koni, muskulor me majë poshtë, që gjendet në anën e majtë të zgavrës të kraharorit në mes të mushkërive në pjesën e majtë e kraharorit. Ky organ i disa kafshëve që përdoret për ushqim. Sëmundjet më të vështira për t’u kuruar dhe që preknin njerëzit qoftë edhe në befasi lidhen pikërisht me këtë organ jetësor.

2- Zorra Pjesë e aparatit tretës të njeriut a të kafshëve, në trajtën e një gypi të mishtë, të gjatë e të ngushtë, që fillon nga stomaku, përdridhet disa herë në bark e mbaron në të ndenjurat. Zorra e hollë pjesa e këtij organi nga stomaku deri te zorra e trashë. Zorra e trashë pjesë e këtij organi nga zorra e hollë deri te të ndenjurat. Zorra e verbër pjesë mbeturinore që ndodhet në krye të zorrës së trashë dhe ka trajtën e një krimbi.

3- Veshi Secili nga dy organet e dëgjimit, që gjenden në të dy anët e kokës te njeriu dhe kafshët e larta; pjesa e jashtme prej kërceje, llapa e këtyre organeve. Veshët lidhen ngushtë me aftësinë e njeriut për të dëgjuar ndjeshmëria e organit të dëgjimit, aftësi e veçantë e njeriut për të kapur e për të riprodhuar tingujt. Dëmtimi i njërit prej këtij organi nuk lidhet domosdoshmërish edhe me të dytin.

4- Veshka Veshkë quhen secila prej dy pjesëve të organit ku përftohet ujët e hollë, që kanë trajtën e një fasuleje të madhe dhe që ndodhen në të dy anët e shtyllës kurrizore, afër mesit, te njeriu dhe të kafshët; ky organ tek disa kafshëve përdoret edhe si ushqim mjaft i shëndetshëm për njerëzit. Në rastin e ndërlikimit të njërës prej veshkave njeriu mund të jetojë edhe me veshkë artificiale , e cila është një aparat i ndërlikuar që bën punën e veshkës kur këtë e operojnë ose kur është e sëmurë.

5- Tëmthi Secila nga dy pjesët e sipërme anësore, të sheshta ose pak të futura, të kokës së njeriut që ndodhen përtej vetullave ndërmjet ballit, faqeve dhe veshëve. Tëmthi jep dhimbje tipikisht në hipokondrin e djathtë, poshtë brinjëve. Nganjëherë, kur irritohet pjesa e diafragmës që ka kontakt me tëmthin, dhimbja ndiehet edhe në shpatullen e djathtë (diafragma inervohet nga nervat c3-c4-c5, ashtu si dhe shpatulla).

6-MUSHKËRIA Secila nga dy pjesët e organit kryesor të frymëmarrjes, që gjendet në kraharorin e njerëzve e të kafshëve kurrizore dhe që përbëhet prej indesh të veçanta, në ngjyrë të zbardhëlleme e si sfungjer e shërben për pastrimin e gjakut e për pasurimin e tij me oksigjen. Sëmundjet e mushkërisë janë thuajse të njëjta me ato të organit fqinjë, mëlçisë, vetëm se në rastin e mushkërive janë më të rrezikuara ata njerëz që jetojnë në ambiente të ndotura, që konsumojnë duhan apo alkool në mënyrë të vazhdueshme.


7- Tiroidja Tiroidja është një gjëndër me sekrecion të brendshëm që ndodhet poshtë Mollës së Adamit. Ajo merr pjesë në metabolizmin e organizmit dhe të gjitha hormonet e saj i derdh direkt në gjak. Në vendin tonë tejkalohet kriteri për ta quajtur këtë sëmundje epidemike, pasi ajo gjendet në mbi 80 për qind të popullatës, ndërsa sipas UNICEF-it në 97 për qind të njerëzve të studiuar kishte mangësi në sasinë e përvetësimit të jodit. Mungesa e jodit është pikërisht zanafilla e strumës, që kohët e fundit njihet me një emër të vetëm, Sindroma e Deficiencës Jodike.


8- Truri Pjesa qendrore e sistemit nervor të njerëzve dhe kafshëve, që përbëhet nga një lëndë e butë me ngjyrë të bardhëlleme, e cila mbush kafkën dhe është e mbështjellë me tri cipa; lënda e përhime e kësaj pjese të sistemit nervor si qendër e shqisave; e veprimtarisë mendore, e ndijimeve dhe e lëvizjeve të vullnetshme; organi i të menduarit te njeriu. Pjesa kryesore e sistemit nervor të njeriut si qendër e të menduarit, aftësia mendore për të gjykuar për të arsyetuar a për të kuptuar realitetin që na rrethon; gjendja mendore e njeriut; mendja.

9- Stomak Pjesa kryesore e aparatit tretës te njeriu dhe te kafshët, që ndodhet në pjesën e sipërme të barkut, fill pas kapërcellit dhe që ka trajtën e një traste muskulore, në të cilën bluhet ushqimi. Sistemi i tretjes i përbëhet nga elementë dhe organe të rëndësishëm, si goja, gjëndrat e pështymës, gjuha, gryka, stomaku, mëlçia dhe pankreasi, funksionon në nivel kompjuterik. Ky sistem që drejtohet automatikisht, dëmtohet si pasojë e aktivitetit njëzetekatërorësh, shpesh edhe si pasojë e nervozizmit dhe ushqyerjes së gabuar.


1- Pagjakësia Dobësi e përgjithshme e organizmit, e cila vjen nga pakësimi i rruazave të kuqe të gjakut, anemi. Pagjak: Që nuk ka aq gjak sa duhet, që vuan nga pagjakësia; që është i dobët dhe i zbehtë, që ka pamje të sëmurë për shkak të mungesës së gjakut; anemik.

Simptomat: 1- Lodhje, takikardi, zbehje, janë simptomat e anemikëve 2- Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile, fruta më vitaminë C, lëng karotash 3- Anemia zakonisht kurohet me metoda te zakonshme, si ilaçet. 4- Anemia shkaktohet si pasojë e një ushqimi të keq

2- Pagjumësi Mungesa e gjumit të rregullt për shkak të sëmundjeve ose të shqetësimeve të ndryshme. Gjendja e njeriut që nuk ka fjetur fare a që nuk është i ngopur me gjumë. Pagjumësia mund të jetë me pasoja negative për shëndetin dhe mirëqenien.

1- Pagjumësia ndikon në funksionet bazë të organizimit 2- Ndikon në metabolizmin e glukozës, në sekrecionin e insulinës 3- Në funksionimin e gjëndrave tiroide, në sistemin imun 4- Pagjumësia mund të jetë shkak për sëmundje të zemrës, kancerit


3- Pankreasi Gjëndër e zgjatur, nën stomak, në të majtë, e cila nxjerr një lëng që derdhet në zonë e thithet nga rremat e gjakut dhe një lëng tjetër që ndihmon në tretjen e ushqimeve. Dëmtimi i kësaj gjëndre shoqërohet me çrregullime në organizmin e njeriut.

1- Përdorimi i alkoolit është shkak për dëmtimin e pankreasit 2- Mbipesha shkakton dëmtime të pankreasit 3- Nga dëmtimi i pankreasit shkaktohen: pankreatit i thjeshtë, nekrotik ose hemorragjik 4- Ai shkakton tumoret, cistet, diabetin dhe gurët në veshka


4- Paraliza Humbje e plotë ose e pjesshme e aftësisë së një gjymtyre a të një organi për të lëvizur, për të vepruar a për të ndier, e cila shkaktohet nga një sëmundje që godet sistemin nervor. Kjo sëmundje që dëmton sistemin nervor quhet Paraliza cerebrale.

1- Paraliza cerebrale përdoret për çrregullimet neurologjike 2- Ndikon në aftësinë e trurit për të kontrolluar muskujt 3- Paraliza cerebrale ndodh për shkak të dëmtimeve të trurit 4- Mund të krijojë vonesa mendore, probleme të dëgjimit, shikimit


5- Përdhesi Sëmundje që shfaqet me pezmatim të kyçeve e të mishrave, me dhembje e me dridhje; reumatizmi; cermë. Kjo sëmundje mund të jetë e trashëgueshme, por për shfaqjen e saj mund të ndikojnë edhe faktorë të tjerë siç janë stresi, alkooli, sëmundje të tjera, etj.

1- Trashëgimia gjenetike rrit mundësinë për t’u sëmurur nga përdhesi 2- Kombinimi stres dhe alkool mund të nxisë shfaqjen e tij 3- Shkak mund të jenë sëmundje te tjera, tensioni i lartë 4- Rritja në peshë si faktor ndikues, mosha


6- Zgjebia Sëmundje ngjitëse e lëkurës te kafshët dhe te njerëzit, që shkaktohet nga një parazit dhe zakonisht shfaqet mes gishtave, në bark, në kurriz, në kofshë, etj. Me puçrra me ujë e me kore, të cilat kruhen shumë; kromë.

1- Shkaktarë janë polenët e luleve, mykrat, pluhurat 2- Një sërë substancash që shkaktojnë dermatitet e kontaktit 3- Janë bashkëshoqëruese të rasteve të astmës ose bronkiteve 4- Fytyra, duart, pjesa e dekoltesë preken më shumë


7- Verdhëza Sëmundje ngjitëse që dëmton sidomos mëlçinë e zezë dhe I jep lëkurës e syve të të sëmurit ngjyrë të verdhë. Kjo sëmundje e njohur ndryshe në gjuhën mjekësore si Hepatit është një infeksion i mëlçisë dhe mund ta dëmtojë rëndë këtë organ.

1- Verdhëza është një infeksion i mëlçisë 2- Simptomat janë të marrurit mendsh, të vjella, lodhje 3- Virusi qëndron në trup dhe mund të dëmtoj rënde mëlçinë 4- Virusi transmetohet nëpërmjet gjakut ose sekrecioneve të trupit

8- Veremi Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, veremi është sëmundja e tuberkulozit. Ky është emërtimi në gjuhën popullore i kësaj sëmundje kronike që prek mushkëritë. Simptomat me të cilat ajo shfaqet janë ethe, temperaturë, rënie në peshë, kollë e fortë, etj.

Simptomat 1- Temperaturë,ethe, humbje të energjisë, lodhje 2- Rënie në peshë, humbje e oreksit, të përziera 3- Djersitje, në pjesën më të madhe të rasteve natën 4– Kollë e fortë e vazhdueshme që zgjat 3 javë ose më shumë.

9- Skizofrenia Sëmundje e rëndë mendore, që shfaqet me dyzim të botës së brendshme të së sëmurit për shkak të çrregullimeve në bashkërendimin e proceseve psikike dhe që sjell rënien e veprimtarisë psikike e paaftësinë për të vepruar në përputhje me realitetin.

1- Dëmtimi i perceptimit, dëmtimi i ndjenjës së unit dhe të vullnetit 2- Shumë persona me skizofreni manifestojnë reagime emocione anormale 3- Dëmtimi i marrëdhënieve dhe i sjelljes 4- Skizofreni ka shumë vështirësi në shoqërimin me të tjerët

10- Ulcera Puçërr që del në sipërfaqen e lëkurës ose në cipën e një organi dhe që mbyllet me vështirësi; sëmundje që shkaktohet nga dalja e këtyre puçrrave sidomos në stomak. Më të prekur nga kjo sëmundje janë meshkujt.

1- Ulcera në stomak shfaqet në formë plagësh rrethore të malcuara 2- Shpesh e qelbëzuar në sipërfaqen e brendshme të mukozës së stomakut 3- Çon në gangrenë të indeve 4- Meshkujt kapen më shpesh nga ulcera në stomak.


11-Urthi Sëmundje, e cila shkatërron kallinjtë e të lashtave, duke bërë që kokrrat e tyre të zbuten e të mbushen me një pluhur të zi që mban erë të keqe. Djegësira që ndjejmë në grykë nga thartira që vjen prej stomakut. Më djeg urthi.

1– Ndjesia si djegie në mes të kraharorit 2- Vjen zakonisht si ndjesi pas konsumimit të ushqimit 3- Ndodh periodikisht me të njëjtën frekuence ose variable 4– Ndjesia për të vjellë

12- Tifoja Sëmundje ngjitëse, e cila shkaktohet nga një mikrob që hyn në organizëm me anë të ujit të papastër, të ushqimeve, etj. Tifoja e zorrëve, tifo që shkakton plagë në zorrë. Tifoja e morrit, tifo që shkaktohet nga pickimi i morrit të kuq dhe që shfaqet me disa njolla të kuqe në trup.

Simptomat 1- Simptomat janë dhembje barku, kyçesh, të vjella, temperaturë e lartë 2- Preken kryesisht fëmijë, të rinj dhe të moshuar, 3- Simptomat mund të fillojnë brenda disa orëve ose disa ditëve 4- Simptomat mund të zgjasin për 24-48 orë, por edhe një javë

13- Tensioni Fuqi me të cilën enët e gjakut, duke përballuar shtypjen që lind gjatë kalimit të gjakut në to, e shtyjnë atë në të gjithë pjesët e trupit; sëmundje që shkaktohet nga shkalla e lartë ose e ulët e kësaj fuqie dhe nga humbja e elasticitetit të enëve të gjakut.

Simptomat 1- Dhimbje koke, sidomos në mëngjes, gumëzhitje të veshëve 2- Marramendje, gjak nga hundët, depresion pa e ditur shkakun 3- Personi është i shqetësuar dhe i irrituar 4- Skuqje e fytyrës, ndjenja të fikëti


14- Pneumoni Sëmundje e mushkërive ( mahisje e hojëzave të tyre), që shkaktohet nga disa lloje mikrobesh dhe që shfaqet me zjarrmi të madhe, me të rrahura të shpeshta të pulsit, me dhembje të forta në gjoks dhe me kollë; ftohje. Në gjuhën popullore quhet të ftohtët.

1- Pacientet me pneumoni kanë kollë, dhimbje pleurave 2- Frymëmarrje sipërfaqësore dhe temperaturë të lartë 3- Tek të rinjtë shfaqet me kollë të thatë, të vjella, dhimbje barkut, ndjenje lodhje. 4- Tek të moshuarit shfaqet me anoreksi, konfuzion, lodhje


15- Tuberkulozi Sëmundje ngjitëse e kronike, që shkaktohet nga një mikrob i quajtur “bacili i kokut” dhe që prek mushkëritë ose ndonjë organ tjetër të trupit, ndishku, kolla e keqe. Më të predispozuar për t’u prekur prej saj janë të rriturit dhe të moshuarit.

1- Sistemi i dobët imunitar 2- Të rriturit dhe të moshuarit preken më tepër nga tuberkulozi 3- Abuzimi me alkoolin apo droga ndikojnë në shfaqjen e tij 4- Të ushqyerit keq ndikon në shfaqjen e tuberkulozit

16- Skleroza Ngurtësimi i një organi ose i një indi për shkak të prishjes së pjesës që kryen funksionin përkatës dhe të zëvendësimit të saj me ind lidhës. Simptomat janë ligështimi në duar apo këmbë; ndjenja e të qenit të pirë (shtangur); dridhjet; artikulimi i paqartë dhe pengesa në shikim.

1- Skleroza është sëmundje e rëndë e njeriut, në sistemin nervor, 2- Skleroza prek më së tepërmi ndërmjet moshës së 20 dhe 40 3- Nga kjo sëmundje vuajnë më shumë femrat se meshkujt. 4- Skleroza është e pashërueshme.


17- Tumori Rritje e tepërt e indeve të një organi( të njeriu, te kafshët ose te bimët). Tumori mund të prekë organe të ndryshme dhe në varësi nga vendi ku zhvillohet shfaq edhe simptomat. Vihet re një shtim i rasteve të prekjes nga tumori në tru.


Simptomat 1- I sëmuri ndjen mpirje të njëanshme të trupit 2- Humbje të pjesshme të shikimit, epilepsi të ndryshme 3- Ndjen shtypje dhe presion në tru 4- Marrje mendsh, dhimbjet e koke, lodhje, humbje në peshë


18- Reumatizmi Sëmundje që shfaqet në kyçet e gjymtyrëve, në muskuj ose në pjesë të tjera të trupit dhe që shoqërohet me dhembje, me të therura dhe me ënjtje. Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale janë të përgjithshme dhe lokale, klima e ftohë ndikon shumë në rëndimin e artrozës.


1- Shkak është mosha e cila përbën një faktor etiologjik 2- Faktori gjenetik, pra trashëgimia 3- Më të prekura janë sidomos femrat pas të 50-ve 4- Mbipesha është faktor negativ për sëmundjet reumatizmale


19- Rrudhë/rrudhosje Vijë e përthyer në lëkurën e ballit, të fytyrës, të duarve, etj; që bëhet kur mblidhet lëkura nga mosha, nga dobësimi, nga vuajtjet, a nga një ndjenje e rëndë;zhubër. Lëkura është pjesa më e ekspozuar e trupin tonë ndaj faktorëve mjedisorë, prandaj meriton kujdes.

1- Dëmtimi nga rrezet e diellit shfaqet sidomos në nivelin epidermik 2- Rrudhat shkaktohen nga mungesa e kolagjenit dhe elastinës 3- Këto substanca ruajnë elasticitetin dhe kompaktësinë e lëkurës 4- Duhet të merren masa për trajtimin e rrudhave në fytyrë

20- Rrufë Pezmatim i cipës së brendshme të hundës zakonisht nga të ftohtët, që bën të zihen hundët e të kullojnë vazhdimisht, dhe që shoqërohet me teshtima të shpeshta. Rrufa është një sëmundje simptomatike, ndaj duhet të kurohen simptomat.


1- Fëmijët kanë temperaturë 2- Të zihen hundët e të kullojnë vazhdimisht 3- Shoqërohet me të teshtima të shpeshta 4- Zakonisht shkaktohet nga të ftohtët


21- Paludizme Paludizme, është një sëmundje parazitare shumë e përhapur në regjionet tropikale. Kjo është një sëmundje e vjetër, e mendohet se edhe njeriu prehistorik, ka vuajtur nga paludizmi. Në ditët tona, 500 milion njerëz janë te infektuar ne botë e nga këto, 2.5 milion vdesin në vit e 1 milion janë fëmijë.

1- Njeriu infektohet nga pickimi i një mushkonje që quhet anofel 2- Ky parazit strehohet në mëlçi 3- Paraziti fiton rruazat e kuqe dhe i shkatërron, shkakton anemi 4- Në rraste shkakton koma, ose dëmtime në pjesën e trurit


22- Tetanosi Tetanosi është një infeksion toksik i ardhur nga një bakteri qe është ne gjendje te jetoj edhe ne mungese te oksigjenit. Kjo bakteri quhet ne latinisht Clostridium Tetani. Personi i infektuar shpall shenjat e para mbas 4 deri në 21 ditë nga infektimi .

1- Fillon me lëvizje të nervave në pjesën e nofullës e dhimbje të forta 2- Mbas 3 javësh mund të zhduket vetvetiu 3- Për këtë sëmundje nuk ekziston asnjë medikament 4- Në 80 për qind të rasteve kjo sëmundje është vdekjeprurëse


34-KALLO Pjesë e lëkurës në dorë apo në këmbë që është forcuar nga fërkimi ose nga të vrarët (kur punojmë me vegla dore , kur na vret këpuca etj). Kallo është ajo lëkurë që mblidhet e rrudhet sidomos në thembra dhe tek mbarimi i gishtërinjve.

Simptomat: 1-Formohen në vendet me fërkim të lartë ku lëkura vdes shpejt dhe nuk eliminohet siç duhet. 2-Bëhen të dhimbshme sidomos kur mikroorganizma zënë fole aty duke u ushqyer me keratinën. 3-Lëkura mblidhet dhe rrudhet në pjesët ku shfaqen kallo 4-Duhen përdorur preparate të posaçme për të kruajtur kallon


35-KANCERI Sëmundje e rëndët që shfaqet zakonisht me një bullungë në lëkurë ose në një organ, e cila vjen duke u rritur dhe shkatërron indet e tjera përreth; tumor I keq që përhapet me shpejtësi në gjithë trupin e njeriut ose të kafshës. Është sëmundje imunitare me raste edhe vdekjeprurëse.

Simptomat: 1-Simptomat e kancerit varen nga vendi dhe lloji I kancerit 2-Në disa raste shfaqet me puçrra ose gjëndra që nuk dhembin fare 3-Kur sëmundja prek organet e brendshme, pacineti e ndjen të fortë gur organin përkatës. 4-Në disa raste kanceri shfaqet edhe me gjakderdhje të vazhdueshme

36-KAPSLLEKU Të dalët jashtë me vështirësi dhe me vonesë; të qenit kaps, shtërzim barku. Sipas specialistëve në disa raste kapsllëku mund të jetë kronik, i trashëguar dhe kërkon patjetër ndërhyrje kirurgjikale nga mjekët. Është e rëndësishme të mos abuzohet me ushqimet.

Simptomat: 1-Jashtëqitje me vonesë 2-Ngurtësim i stomaku, i barkut dhe zorrës së trashë 3-Probleme kronike me urinimin dhe jashtëqitjen 3-Në disa raste pacienti mund të mos dalë jashtë edhe për një javë të tërë.

37-KOLERA Sipas shpjegimit në fjalorin e gjuhës shqipe Kolera është sëmundje e rëndë ngjitëse që shfaqet me enjtje e qelbëzim të zorrëve, me heqje e me dhembje të forta të barkut, me të vjella e me të ngjethura. Në këtë rast kemi të bëjmë me baktere që bëhen superiore dhe e mundin trupin dhe organizmin e njeriut.

Simptomat: 1-Enjte dhe qelbëzim të zorrëve 2-Dhimbje të forta barku 3-Jashtëqitje të shpeshta që shoqërohen edhe me të vjella 4-Temperaturë normale e trupit por njeriu ndjen rrënqethje.

38-KOLETSEROLI Është sëmundje e cila shkaktohet nga kolesterina, që është një lëndë organike me përmbajtje dhjamore që gjendet me shumicë në yndyrnat, në trutë e bagëtive, në të verdhën e vezës dhe gjithashtu kjo lëndë shkakton edhe sëmundjen e arteriosklerozës.

Simptomat: 1-Përqindje e lartë e yndyrave në gjak 2-Shtim i peshës në mënyrë të papritur 3-Mungesë fuqie, përqendrimi dhe stabiliteti 4-Në disa raste shfaqet edhe me zverdhje të trupit.


39-KOLITI Është sëmundje e cila ka të bëjë me ënjtjen a mahisjen e zorrës së trashë. Kjo sëmundje përfaqëson një çrregullim të mirëfilltë të motorikes normale të zorrës, si pasojë e gjendjeve emocionale, dietës (intolerancës ndaj disa ushqimeve si ushqimeve të skuqura)

Simptomat: 1-Dhimbje e barkut në kuadrate të caktuara apo në të gjithë barkun 2- Dhimbja forcohet nga përdorimi i disa ushqimeve të veçanta 3-Dhimbja forcohet gjithashtu nga emocionet, stresi fizik dhe psikik 4-të gjitha këto shqetësime lehtësohen nga pushimi në shtrat, defekimi apo nxjerrja e gazrave.

32—KOLLA Sipas shpjegimeve në fjalor nxjerrja e frymës nga mushkëritë me shpërthim e me zhurmë, me gulçime e zakonisht me këlbazë, për shkak të ngacmimeve a të sëmundjeve në rrugët e frymëmarrjes; zhurma që nxjerrim; kollitje.

Simptomat: 1-Bllokim në rrugët e frymëmarrjes dhe në laring 2-Shtrëngim i mushkërive që përcillet me kollitjen 3-Ngacmimeve të ndryshme në rrugët e frymëmarrjes 4-Zhurma të ndryshme që shpesh ngjajnë me astmën.


40-KRONIKE Sëmundje që ka filluar shumë kohë më parë e nuk është shëruar, që zhvillohet ngadalë e nuk shërohet shpjet. Në këtë rast sëmundja është e vazhdueshme, e përhershme.

Simptomat: 1-Sëmundjet kronike janë të vazhdueshme 2-Pjesa më e madhe e tyre janë të trashëgueshme 3-Bëhet fjalë kryesisht për sëmundje të organeve të brendshme 4-Shfaqen pas 25 viteve të para të jetës.


41-LEBRA Sëmundje e rëndë ngjitëse që shfaqet në lëkurë me puçrra e me leskra dhe dalëngadalë kalb mishin dhe e bën të bjerë copa-copa. Zakonisht kjo sëmundje dëmton gjinjtë e grave e të bagëtive dhe shkaktohet nga mpiksja e gjakut.

Simptomat: 1-Lëkurë me puçrra 2-Mishin fillon të kalbet në të zonën që është infektuar 3-Lëkura bie fare derisa e bën atë zonë një vatër infeksioni 4-Shkaktohet nga mpiksja e gjakut.

42-LEMZA Lëvizje e pavullnetshme e mushkërive, që shkaktohet nga tkurrja e menjëhershme e diafragmës dhe na ndërpret frymëmarrjen për një çast të shkurtër, zë I ndërprerë e I mbytur që del nga gryka kur bëhet kjo lëvizje e mushkërive.

Simptomat: 1-Irritim i nervave të ndryshme sjell lemzën 2-Shkaktohet nga tkurrja e diafragmës 3-Është e shpeshtë, e shpejtë 4-Në shumë raste pacienti shfaq shenja lodhje nga lemza.

43-LETARGJI Gjendje e sëmurë e njeriut gjatë së cilës ai është në gjumë dhe nuk ndihen asgjë. Në shumë raste kjo sëmundje ngjan me gjendjen e komës, por ndryshimi është se në rastin e letargjisë pacientët e marrin vetën më shpejt dhe jo gjithmonë ka pasoja për jetën.


Simptomat: 1-Gjendje gjumi gjatë gjithë kohës 2-Moskuptim, mosinteresim për sendet, njerëzit dhe gjërat që të rrethojnë 3-Gjatë letargjisë pacientët nuk ndjejnë asgjë 4-Nuk zgjat më shumë se disa orë.

44-LEZA Në fjalorin e gjuhës shqipe, fjala lez është shpjeguar si mish i huaj që del në një pjesë të trupit a në një organ të tij dhe që është përsipër gjemba-gjemba, iriq. Ai hiqet më djegie nga specialistët e lëkurës, ose në rast se nuk është avancuar edhe me medikamente të ndryshme.

1-Mish i huaj që shfaqet në lëkurë 2-përsipër është I mbushur me gjemba që të shqetësojnë 3-Rreth një zonë të caktuar mund të formohet një apo më shumë leza 4-Në disa raste ato bien vetë, në raste të tjera digjen.

45-LËNGATË Është një sëmundje e rëndë që e bën njeriun të vuajë e të lëngojë në shtrat për një kohë të gjatë. Nga ana tjetër lëngata është edhe sëmundje ngjitëse që u bie kafshëve, si dhe sëmundje që dëmton shumë bimë. Por në rastin e njerëzve ajo klasifikohet si sëmundje e pastër, jo ngjitëse.

1-Lëngata e shtrin njeriun në shtrat, pasi humbet energjitë 2-Ndjehen dhimbje të shumta përgjatë gjithë trupit 3-Nuk është sëmundje ngjitëse 4-Shfaqet edhe tek kafshët edhe tek bimët.


46-MEKEM Është një lloj shfaqje e sëmundjen e cila shpjegohet sipas fjalorit si lodhje, a këputje e cila gati-gati të zë fryma, mbetem pa frymë. Në shumë raste njerëzve iu pritet fuqia sa gati më bie të fikët.

1-Shfaqet me lodhje të madhe 2-Të zihet fryma dhe mbushesh me djersë 3-Të pritet fuqia dhe kërkon vetëm gjumë 4-Në disa raste njerëzve edhe iu bie të fikët nga kjo sëmundje.


47-MIKROBI Organizëm shumë i vogël njëqelizor që gjendet në ujë, në ajër në tokë e në qenie të gjalla dhe kalbëzon e tharbëton lëndët organike dhe shkakton sëmundje të ndryshme. Simptomat: 1-Mikrobet shkaktojnë sëmundje të ndryshme në trupin e njeriut 2-Ato kuptohen vetëm në laboratorë 3-Kalbëzojnë lëndët organike në trup 4-Për këtë arsye njerëzit duhet të jenë sa më higjienikë.


48-MORTHI Sëmundje e shkaktuar nga të ftohtët,e cila shfaqet me enjtje, me skuqje, me plasaritje dhe me kruarje të lëkurës së duarve, të këmbëve e të veshit. Kështu emërtohet edhe vendi i ënjtur e i skuqur dhe plaga që bëhet në lëkurë nga kjo sëmundje.

Simptomat: 1-Skuqje dhe enjtje në duar, në këmbë dhe ne vesh 2-Tkurrje e lëkurës në këto zona 3-Plaga bëhet e thatë dhe në disa raste djeg 4-Formohet nga thatësira ose nga lagështira.

49-MUKOZA Sipas shpjegimit në fjalor, mukoza është një cipë e hollë e përbërë nga një lëndë e bardhë dhe e tejdukshme, që vesh faqet e brendshme të disa organeve të trupit. Kemi mukozë të gojës, të syrit, të hundës, të mitrës, të zorrëve.

Simptomat: 1-Mukoza është cipë e hollë 2-Vesh të gjitha anët e brendshme të organeve 3-Është lëndë e bardhë dhe e tejdukshme 4-Në shumë raste mban erë të keqe.

50-MURTAJA Sëmundje ngjitëse shumë e rëndë, që shkaktohet nga një virus i posaçëm, përhapet shumë shpejt, shfaqet më zjarrmi e dobësi të madhe, me dhembje të forta në kokë, në qafë etj dhe sjell vdekjen.

Simptomat: 1-Zjarrmi e madhe në trupin e njeriut 2-Dhimbje të forta koke dhe në qafë 3-Përhapet shumë shpejt, si epidemi 4-Organizimi i njeriut dobësohet në maksimum.


51-MYKTHI Mykthi është sëmundje e gojës së fëmijëve të vegjël e të foshnjave, që shfaqet në fillim me pika të bardha të cilat më vonë formojnë një shtresë në tërë cipën e gojës, të gjuhës e të qiellzës.

Simptomat: 1-Pranë zonën së gojës ose në brendësi të saj shfaqen pika të bardha 2-Formohen shtresa të bardha në gojë 3-Sëmundja avancon në gjuhë dhe në qiellzë 4-Prek vetëm foshnjat.

52-NEVRALEGJI Nevralgjia është shfaqje e një sëmundje të caktuar e cila të jep dhembje që ndihet gjatë një nervi dhe që vjen nga cenimi ose pezmatimi I tij. Për të gjitha rastet është e këshillueshme trajtimi dhe kurimi nga specialistët përkatës.

Simptomat: 1-Mpihrje të organeve të ndryshme 2-Evidentim i nervave të ndryshme 3-Pezmatim të pjesës që është prekur nga sëmundja 4-Rekomandohet kurimi nga mjekët


52-NEVRASTENI Nevrastenia është sëmundje e sistemit nervor pa ndonjë cenim të dukshëm, që shfaqet me dobësi të përgjithshme, me prishje të gjumit, me dhembje koke dhe me ndjeshmëri të tepruar ndaj çdo ngacmimi.

Simptomat: 1-Dobësi e përgjithshme e organizmit 2-Prishje e gjumit 3-Dhimbje koke 4-Ndjeshmëri e tepruar ndaj ngacmimeve

54-INFARKTI Vdekja e një indi a një pjese të një organi kur prishen ose mbyllen enët që e ushqejnë me gjak. (kemi infarkt të zemrës, të trurit, të mushkërive). Infarkti është kryesisht shfaqje e sëmundjeve të zemrës, por më rrallë mund tu ndodhë edhe organeve të tjera.

Simptomat: 1-Ngushtim i organit që preket nga infarkti 2-Dhembje të padurueshme 3-Mungesë dhe vështirësi në frymëmarrje 4-Ndodh kryesisht tek të sëmurët me zemër.


1-ANEMIA Dobësim i përgjithshëm i organizmit, nga pakësimi i rruazave të kuqe të gjakut, pagjakësi. Në këtë rast personave u mungon gjallëria, janë të pafuqishëm, të dobët, të zbehtë. Kjo sëmundje prek çdo grup-moshë.

Simptomat: 1-Anemikët kanë gjithmonë zbehje të lëkurës 2-Kanë skuqje jo normale të buzëve 3-Tek thonjtë u krijohet gjithmonë një shtrat i prerë 4-Lodhje, takikardi, zbehje, gjuhë e lëmuar


2-ANESTEZIA Humbje e plotë ose e dukshme e ndjeshmërisë së gjithë trupit a vetëm të një organi, që shkaktohet nga sëmundje të sistemit nervor, pandjeshmëri e plotë ose e pjesshme. Kjo u ndodh njerëzve në momente të veçanta, ose edhe gjatë një ndërhyrje kirurgjikale.

Simptomat: 1-Pacientët në rastin e anestezisë humbasin ndjeshmërinë 2-Kjo sëmundje shkaktohet nga sëmundje të sistemit nervor. 3-Pas anestezisë trupi është i mpirë dhe duhet disa orë të shpihet 4-Humbja e ndjeshmërisë mund të jetë e plotë ose e pjesshme

3-APATIA Është një gjendje plogështie shpirtërore, kur njeriut nuk i bën përshtypje asgjë dhe prandaj nuk kundërvepron ndaj ngacmimeve. Në këtë rast njeriu është moskokëçarës dhe ka mos interesim për punën dhe të tjerët.

Simptomat: 1-Nuk ke dëshirë të bësh asgjë 2-Nuk ke dëshirë të dëgjosh të tjetër, të dëgjosh TV, radio etj 3- Je gjithmonë moskokëçarës 4-Nuk je i interesuar as për punët e tua as për punët e të tjerëve.

4-APANDECITI Mahisje e zgjatimit të vogël të zorrës së verbër dhe në ndonjë rast edhe e vetë zorrës. Është e këshillueshme që apandeciti të hiqet nga të gjithë njerëzit, pasi është një pjesë e parëndësishme për trupin.

Simptomat: 1-Dhimbja fillon nga kërthiza dhe shkon drejt kockës së djathtë të legenit. 2-Dhimjet shtohen sa herë që pacienti kollitet 3-Shpesh pacientët kanë lodhje dhe vështirësi në frymëmarrje 4-Pacientët kanë mungesë oreksi dhe të vjella të shpeshta.


5-ARTERIOSKLEROZA Sëmundje kronike që shfaqet me trashjen dhe ngurtësimin e pjesës së brendshme të arterieve, sklerozë e arterieve. Arterioskleroza si proces fillon të krijohet shumë ndërmjet moshës 20-25 vjeçare, ndërsa evidentohet në moshën 30-vjeçare e lartë.


Simptomat: 1-Pacientët kanë frymëmarrje të vështirë 2-Lodhen gjatë ecjeve ose veprimeve të zakonshme 3-Dhimbjet zakonisht janë në formë shtrëngimi 4-Dhimbjet fillojnë në gjoks, më pas kalojnë në dorë dhe në shpinë nga e majta në të djathtë.


6-ASTMA Sëmundje që shfaqet me zënien e grykës herë pas here, për shkak të bronkeve, të zemrës, ose për shkaqe të tjera: shpirrë, gulçim. Në rastin e astmës pacienti shfaq vështirësi në frymëmarrje, frymëmarrja mund të jetë me zhurmë dhe fishkëllyese Sëmundja shoqërohet me kollë të thatë dhe te shpeshte

Simptomat 1-Infeksion akut në rrugët e frymëmarrjes 2-Frymëmarrje e shpeshtë dhe me gulçime 3-Kollë e thatë dhe e shpeshtë 4-Shtrëngim në fyt

7-ATROFIZIM Sëmundje e cila dobëson, rrëgjon dhe mpin një organ ose një ind të organizmit.

8-BRONKITI Sëmundje e bronkeve që shfaqet me skuqjen dhe me enjtjen e cipës së tyre, mahijse e bronkeve.

9-BRUCELOZA Është sëmundje ngjitëse e bagëtisë së imët, e gjedhit dhe e derrave, që shkaktohet nga disa baktere dhe që nëpërmjet kafshëve u ngjitet edhe njerëzve. Shfaqja e saj në shumë raste është me temperaturë dhe vatra infeksioni nëpër të gjithë trupin e personave që preken nga sëmundjet.

Sipmtomat: 1-Ethe dhe temperaturë të lartë 2-Dobësim të organizmit për të vepruar 3-Vatra infeksioni nëpër të gjithë trupin 4-Njerëzit e marrin atë në ambientet ku jetojnë kafshë me këtë sëmundje.

10-CERMA Sëmundje e kyçeve të gjymtyrëve, që vjen nga mahisja dhe shfaqet me mpirje, dridhje e dhimbje. Shfaqja e saj më e madhe është tek këmbët dhe duart, por në ndonjë rast prek edhe shtyllën kurrizore, apo vende të tjera ku ka kocka. Meshkujt vuajnë më shpesh se femrat nga kjo sëmundje.


Simptomat: 1-Pacientët me këtë sëmundje ndjehen të mpirë 2-U dridhen mpihen, u skuqen dhe u dhembin gishtat e këmbës apo të dorës.

3-Dhimbjet shoqërohen me ethe dhe me temperaturë

4-Kyçi i këmbës, gjuri ose kyçi i dorës janë vende shfaqet zakonisht cerma. Në disa raste është edhe kyçi i thundrës, ose ana e jashtme e bërrylit.


11-CIRROZA Rritja e tepruar e indit bashkues, e cila shkakton ngurtësimin e një organi të trupit dhe prishjen e funksioneve të tij sipas fjalorit të gjuhës shqipe, quhet cirrozë. Sipas mjekësisë kemi cirrozë të mëlçisë, të veshkave, si dhe mushkërive. Në të gjitha rastet pacientët vuajnë dhimbje të mëdha.

Simptomat: 1-Organi që dhemb (veshka, mushkëria ose mëlçia) ngurtësohet 2-Shpesh brenda trupit pacientët e ndjejnë atë të rënduar 3-Dhimbje të shumta zakonisht kur janë në lëvizje 4-Enjtje dhe zverdhje të fytyrës.

12-CISTI Cisti është një fshikëz e mbushur me lëng që shfaqet si sëmundje në inde ose në organet e trupit. Pjesa më e madhe e tyre operohen, ndërkohë që ato që janë të pazhvilluar mirë bombardohen me medikamente.

Simptomat: 1-Dhimbje e madhe në pjesën ku është shfaqur cisti 2-Dobësim dhe mungesë reagimi 3-70 për qind e cisteve shfaqen ne vezore 4-Dhimbjet në këtë rast fokusohen kryesisht në fund të barkut.

13-CISTIT Mahisje e fshikëzës së ujit të hollë, sipas fjalorit në gjuhën shqipe. Ndërkohë që për mjekët ky është një infeksion urinar që prek të gjitha grup-moshat dhe ndodh kudo qoftë në traktin urinar duke filluar nga fascia periferike deri në meatusin uretral. Infeksionet urinare janë me të shpeshte te femrat se sa te meshkujt.

Simptomat : 1-Vështirësi dhe shqetësime gjatë urinimit 2-Urgjencë për urinim si dhe urinim i shpeshtë 3- Urinim gjatë orëve të natës si dhe urinim me gjak 4-Dhimbje dhe rëndim në fund të barkut


14-DAMLLAJA Sëmundje e rëndë që vjen nga gjakderdhja në tru, ose nga mpiksja e gjakut në enët e trurit e që shkakton menjëherë humbjen e ndjenjave dhe pushimin e lëvizjeve, shpeshherë pa ndaluar frymëmarrjen e qarkullimin e gjakut. Pikërisht për këtë arsye damllaja është cerebrale.

Simptomat: 1-Paralizë e plotë e trurit 2-Humbje e vetëdijes 3-Humbje e kontakteve me realitetin dhe gjendje shoku 4-Ndalim i frymëmarrjes dhe qarkullimit të gjakut.


15-DEPRESION! Gjendje shpirtërore patologjike e njeriut, që shfaqet me një lodhje të përgjithshme, me dobësimin e guximit e të vetëveprimit, rënie shpirtërore. Sipas fjalorit të gjuhës shqipe kemi depresion moral (shpirtëror), depresion mendor (psikik), depresion nervor (krizë nervore).

Simptomat: 1-Lodhje dhe dhimbje koke 2-Dobësim dhe dhimbje muskujsh 3-Dobësi fizike dhe djersitje 4- Simptoma gastrointestinale 5-Çrregullime të gjumit dhe ëndrra të këqija.


16-DIABETI Sëmundje që vjen nga paaftësia e organizmit për të përvetësuar sheqerin dhe që shfaqet me shtimin e sheqerit në gjak e ujë të hollë, i cili del në sasi të madhe. Në rastin e diabetit pa sheqer, kemi të bëjmë me një sëmundje, e cila vjen nga disa çrregullime të sistemit nervor qendror e të sekrecionit të brendshëm dhe që shfaqet me etje të madhe e shtim të jashtëzakonshëm të ujit të hollë, i cili nuk përmban sheqer, as albuminë.

Simptomat: 1-Pacientët kanë shumë etje 2-Në rastin e diabetikëve ndodh edhe shtimi i sasisë së urinës 3-Pacientët ndiejnë dobësi trupore, si dhe gjendje pagjumësie 4-Preken shpesh herë nga infeksione të shumta.


17-DIARREA Sëmundje që shfaqet me dalje jashtë të shpeshta e si ujë, heqja e shpeshtë e barkut. Para një shekulli diarreja ka qenë sëmundja më e përhapur, kryesisht tek të rriturit, kjo për shkak të keq ushqyerit dhe mënyrës së jetesës. Diarreja është sëmundje infektive që duhet kuruar me doemos.

Simptomat: 1-Jashtëqitje të shpeshta për gjatë gjithë ditës 2-Zverdhje të lëkurës në të gjithë trupin 3-Ethe dhe në disa raste edhe temperaturë 4-Jashtëqitja në të gjitha rastet është në trajtën e ujit.


18-DIHATJE Frymëmarrje e shpeshtë dhe e rëndë pas një vrapimi të gjatë, pas një lodhje të madhe fizike etj; zhurma që dëgjohet kur dikush dihat. Zakonisht dihatja është shfaqje e sëmundjeve të tjera që mund të kenë pacientët, në probleme me zemrën, astmën e shumë të tjera si këto.

Simptomat: 1-Dihatja lidhet me frymëmarrjen e shpeshtë dhe të rëndë 2-Njeriu gjatë këtij procesi lëshon gulçime të shpeshta 3-Zhurmat e frymëmarrjes bëhen të rënda 4-Dihatja është simptomë e sëmundjeve të tjera si zemra, astma, veshka etj. 19-DHEMBJA Mundim, shqetësim a vuajtja që provon a heq dikush kur i dhemb diçka në trup, ndjenja që shkaktohet nga një vuajtje fizike, sëmbim, therje. Kjo sipas fjalorit të gjuhës shqipe. Dhembjet janë të llojeve të ndryshme, duke filluar që nga ndjesia e pickimeve që janë dhembje të vogla e deri tek dhembjet nga sëmundje të rënda.

Simptomat: 1-Mundim, shqetësim që provon personi 2-Dhembja ndodh në çdo pjesë të trupi 3-Më të shpeshta janë dhembjet brenda organizmit 4-Dhembjet janë shfaqje të sëmundjeve të tjera, apo veprimeve të jashtme.

20-EKZEMA Sëmundje kronike e lëkurës që shfaqet me skuqjen e saj dhe me flluska a puçrra të lëngëta ose të thata. Këto puçrra e bëjnë lëkurën të thatë dhe me luspa që zakonisht shkaktojnë kruarje të madhe. Në lëkurën e pigmentuar pezmatimi paraqitet me ngjyrë si më të purpurt ose ngjyrë kafe dhe lëkura e vrazhdë mund të jetë si një karakteristikë dominuese.

Simptomat: 1-Skuqje e lëkurës dhe formimi i puçrrave të lëngëta 2-Puçrrat e bëjnë lëkurën të thatë dhe me luspa 3-Kruarje e madhe në të gjitha vendet ku shfaqet ekzema 4-Ngjyra e puçrrave varet nga ngjyra e lëkurës së njeriut.

21-EPIDEMIA Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, epidemia është sëmundje ngjitëse që përhapet shpejt te shumë njerëz në një krahinë, në një vend a në disa vende. Përhapet shpejt në një masë të madhe njerëzish nëpërmjet frymëmarrjes, ambientit të dhomës dhe kontakteve të tjera.

Simptomat: 1-Sëmundje ngjitëse 2-Përhapet në të gjithë zonën, krahinën, qytetin 3-Përhapet nëpërmjet frymëmarrjes, ambientit të dhomës. 4-Epidemia mund të jetë gripale, virale etj.

22-EPILEPSIA Sëmundje e rëndë nervore që shfaqet me kriza të herëpashershme e të papritura, gjatë të cilave i sëmuri përpëlitet e nxjerr shkumë nga goja dhe humbet plotësisht a pjesërisht vetëdijen. Ndryshe quhet edhe sëmundja e tokës. Nuk ka një mjekim standard të epilepsisë, por, për çdo lloj epilepsie, ka një lloj mjekimi specifik që i përgjigjet gjendjes së pacientit.

Simptomat: 1-Gjendje si në ëndërr ose mendime imponuese 2-Frikë, depresion dhe panik 3- Lëvizje e gishtërinjve, lëvizje e buzëve, përtypje. Të gjitha këto lëvizje janë të shpeshta. 4-Pacienti nxjerr shkumë nga goja dhe humbet vetëdijen.


23-ETHET Gjendje e sëmurë e trupit të njeriut që shfaqet me zjarrmi, rrahje të dendura të pulsit dhe zakonisht me rrëqethje e të dridhura, temperaturë e lartë e trupit, zjarrmi. Ethet mund të zgjasin nga 10 minuta deri në 10 orë. Është e rëndësishme këshillimi me mjekët në raste të rënduara.

Simptomat: 1-Zjarrmi në të gjithë trupin 2-Rrahje të dendura të pulsit 3-Rrëqethje e të dridhura 4-Temperaturë e lartë e trupit.

24-FRUTHI Sëmundje ngjitëse që prek sidomos fëmijët, e cila shfaqet me puçrra ose me njolla të kuqe në lëkurë dhe shoqërohet zakonisht me zjarrmi e me mahisjen e qepallave, të qiellzës e të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Fruthi parandalohet me vaksinë.

Simptomat: 1-Simptomat zakonisht paraqiten 10-12 ditë pas ekspozimit ndaj virusit. 2-Fruthi shfaqet me temperaturë të lartë 3-Me ftohje dhe inflamacion të syve 4-Shpërthim i kuq i imët në lëkurë në formë të pikave që fillon nga fytyra dhe qafa dhe përhapet gradualisht teposhtë duke e mbuluar tërë trupin.

25-FSHIQJA Sëmundje e rëndë vdekjeprurëse (si kolera, murtaja, lia etj), që prek shumë njerëz a kafshë dhe përhapet zakonisht shpejt në një krahinë, në një vend a në disa vende si epidemi. Simptomat e saj janë të njëjta me epideminë.

Simptomat: 1-Sëmundje ngjitëse 2-Përhapet në të gjithë zonën, krahinën, qytetin 3-Përhapet nëpërmjet frymëmarrjes, ambientit të dhomës. 4-Sëmundja e fshiqes është gjithmonë vdekjeprurëse.


26-GASTRITI Është sëmundje kronike, që ka të bëjë me pezmatimin e cipës së brendshme të stomakut. Ndryshe gastriti njihet edhe si inflamacion i stomakut, i cili është më tepër i përhapur tek përdoruesit e rregullt të alkoolit dhe duhanit. Shenjat dalluese të sëmundjes janë dhembje(djegie) në stomak poshtë brinjëve dhe mund të arrije deri tek fyti.

Simptomat: 1-Djegie stomaku dhe dhembje e tij 2-Dhimbja nis në stomak dhe përfundon deri poshtë brinjëve 3-Aftësia tretëse është më e ulët se tek njerëzit normalë 4-Në shumë raste dhimbjet e stomakut shoqërohen edhe me dhimbje fyti.

27-HALUCINACIONET Ndijim a përfytyrim i rremë që i shfaqet njeriut kur është sëmurë rëndë, kur është në kllapi, kur është i tronditur shumë shpirtërisht. Halucinacionet zakonisht u ndodhin njerëzve vetëm në rastet e sëmundjeve të pashërueshme, ose edhe kur janë të prekur nga hemorragjitë cerebrale.

Simptomat : 1-Ndijim dhe përfytyrim i rremë 2-Ndodh gjithmonë në rastin e sëmundjeve të rënda 3-Ndodhin edhe në rastet e tronditjeve shpirtërore 4-Të krijojnë gjithmonë gjendje kllapi.

28-HEMORRAGJI CELEBRALE Rrjedhje e madhe gjaku nga organizmi, ose në tru (cerebrale). Në këtë rast hemorragjia është e brendshme. Hemorragjia cerebrale u ndodh zakonisht personave mbi 60 vjeç, KJO sëmundje njihet ndryshe nga populli edhe me fjalët ‘’i ra pika’’ ose i ‘’plasi gjaku në tru’’. Simptomat: 1-Nuk flet (nuk mund të shqiptojë dot asnjë fjalë) 2-Nuk lëviz gjymtyrët (dorën ose këmbën) 3-Ndodh tërheqja e muskujve të fytyrës të asaj ane që nuk lëviz dorën ose këmbën 4-Urinon dhe defekon në mënyrë të pavullnetshme 5-Të dridhura të pjesshme ose në të gjithë trupin, të vjella.


29-HEMORROIDE Sëmundje që shfaqet me zgjerim të venave në fund të zorrës së trashë dh që shkakton rrjedhje gjaku, majasëll. Kjo është një sëmundje trashëguese intelektuale qe u paraqitet njerëzve të cilët qëndrojnë ulur gjatë në karrige; është sëmundje e shoferëve, si dhe e njerëzve që merren me ngritjen e peshave

Simptomat: 1-Pacientëve u vihen re shenjat e sëmundjet në lëkurë 2-Shenjat në duar, në thembra si dhe në zorrë të trashë. 3-Sëmundja shoqërohet me kruajtje të padurueshme dhe pas saj me një gjakderdhje të lehtë pas kruajtjes, pas jashtëqitjes, etj. 4-Dhembje të herëpashershme gjatë jashtëqitjes në thellësi të zorrës së trashë dhe me djegie në anën dalëse të saj.


30-HERNIE Sëmundje që shkaktohet nga shkarja e një organi të brendshëm ose e një pjesë të tij nëpër një të çarë në një vend tjetër të barkun a nën lëkurë, qeska e formuar nga organi që ka shkarë në këtë mënyrë;dhjami, dhjamthi. Ndryshe njihet si shiatik vertebal që vjen si pasojë e problemeve disko-radikular.

Simptomat: 1-Dhimbje të mëdha mesi, kurrizi dhe shpine 2-Dhimbja kalon nga vithet, këmba, kofsha e deri në shputën e këmbës 3-Tkurret kolona dhe pengon përkuljen 4-Dhimbjet shtohen kur personat kolliten apo marrin frymë thellë.

31-HIRRËZA Sëmundje ngjitëse që u bie bagëtive të imta e ua pret qumështin si hirrë, ua zbardh sytë, i verbon dhe ua mahis kyçet e këmbeve e thundrat. Zakonisht kjo ndodh tek dhitë, qengjat dhe delet.

Simptomat: 1-Qumështi i bagëtive prishet dhe bëhet si hirrë 2- Në këtë rast kafshët humbasin shikimin 3-E kanë të pamundur lëvizjen, si pasojë e mahisjeve të kyçeve 4-U bllokohen këmbët dhe thundrat

32 HISTERI Sëmundje nervore te njerëzit shumë të ndjeshëm, e cila shfaqet me turbullimin e herëpashershëm të gjendjes shpirtërore e mendore dhe shoqërohet me britma, me të qeshura, me drithërima, me lot etj. I sëmuri mund te nxirret nga gjendja duke krijuar një gjendje të tillë që të dominoje situatën qe e ka çuar pacientin në atë gjendje, pra krijohet një gjendje me e fuqishme.

Simptomat: 1-Turbullim të gjendjes shpirtërore 2-Pacienti lëshon britma., të qeshura. 3-në shumë raste sëmundje shoqërohet edhe me lot dhe drithërima 4-Sëmundja është kronike.


33-HITHI Sëmundje që shkaktohet nga një kërpudhë shumë e vogël parazitare, e cila prek gjethet e hardhisë dhe kokrra te rrushit dhe i vesh ato me një pluhur si hi në ngjyrë të murrme.

Simptomat 1-Prek vetëm gjethet e hardhisë së rrushit 2-I vesh ato me ngjyrë të murrme 3-Largohet me helm dhe produkte të tjera 4-Zakonisht shfaqet në pranverë 7-ATROFIZIM Sëmundje e cila dobëson, rrëgjon dhe mpin një organ ose një ind të organizmit. Në shumë raste njerëzit nuk arrinë të kuptojnë se nga u vinë shqetësimet, por ata ndjehen të dobët për të reaguar dhe të pafuqishëm për punë.


Simptomat: 1-Dobësi e përgjithshme 2-Mpirje e një organi të caktuar 3-Mungesë vullneti dhe dëshire për vepruar 4-Bëhet kronikë nëse nuk kurohet

8-BRONKITI Sëmundje e bronkeve që shfaqet me skuqjen dhe me enjtjen e cipës së tyre, mahijse e bronkeve. Personat që preken nga kjo sëmundje zakonisht bëhen të varuar kronikë, në rast se nuk kurohen në mënyrë të shpejtë. Shenjat e bronkitit thuajse të njëjta me ato të gripit.


Simptomat 1- Kollë e fortë, bllokim hundësh, sekrecione nga hunda 2- Dobësi e përgjithshme trupore, debulesë, mungesë oreksi 3- Dhembje muskujsh dhe kockash, dhembje koke 4- Temperaturë jo e lartë, dhembje në kraharor

Njeriu ka edhe shum sëmundje te tjera perfshirë edhe mungesën e vitaminave . Mungesa e vitaminave shkakton sëmundje të ndryshme ndër to më e njohura është skorbuti, beri-beri,terri i pulave,rahitsi. Prandaj duhet të te përdorim vitamina sepse jan te shendetshme sidomos kur një njeri mban dietë.

sa semundje kan arritur qe mjeket te zbulojn ne trupin e njeriut. shum njerz qe nuk ikan kushtet te shkojn te mjekkohen dhe nuk i kan kushtet