Dispozicion

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dispozicioni paraqet pjesën qendrore të normës juridike, brendia e saj përmban urdhërim që i drejtohet subjektit për një sjellje të caktuar. Urdhri i shprehur në dispozicion ka karakter kushtezues relativ, dmth i mundëson subjektit të zgjedh mes dy alternativave : të respektoj dispozicionin e ti shmanget sanksionit apo të shkel dispozicionin e të përballet me sanksionin. Mvarsisht nga ajo se urdhri në dispozicion na paraqitet në forme urdhërese, ndalese apo autorizimi dallojmë dispozicion urdhërues, ndalues dhe autorizues.

1. Dispozicion urdhërues - Janë dispozicione të atilla me të cilat subjektit i urdhërohet ndonjë sjellje apo veprim pozitiv psh : prindërit janë të obliguar t'i edukojnë fëmijët, të gjithë duhet ti përmbahemi kushtetutës dhe ligjit etj.

2. Dispozicioni Ndalues - Janë dispozicione të atilla me të cilat subjekti i ndalohet ndonjë sjellje a veprim negativ psh : Ndalohet vrasja, gënjeshtra etj.

3. Dispozicioni Autorizues - Janë dispozicione të atilla në të cilat subjektet as nuk i urdhërohen e as nuk i ndalohen ndonej veprim qofte ai pozitiv apo negativ por udhëzohet në ndonjë të drejte psh : të gjithë kanë të drejt në mbrojtje shëndetësore, në besim, në arsim, mbrojte sociale etj.