Distribucioni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Distribucioni apo Shpërndarja e sistemuar është eksploatimi ose tregtimi a shitblerja, duke përfshirë edhe importin ose eksportin, ofertimi si dhe dhënja në shfrytëzim (huapërdorje) e ekzemplarit të riprodhuar të veprës apo produktit.[1]

Në jetën e përditshme këtë termë e përdorin në lëmi të ndryshme të logjistikës shpërndarëse si në shpedicion por ky termë gjithnjë e më tepër përdoret edhe për shpërndarjen në një treg të materialeve filmike, autovizuale dhe shtypit.

Për këtë qëllim në disa shtete flitet edhe për të drejtat e distrubuimit apo thënë shqip shitjes së produktit në një treg. Për këtë qëllim në nenin 2 të ligjit për kinematografisë të Republikës së Shqipërisë është paraparë edhe përkufizimi i distribucionit të prodhimeve kinematografike i cili thotë se "Distribucioni (shpërndarja) është shitja, blerja, këmbimi, dhurimi dhe qiramarrja e kopjes së filmit, brenda dhe jashtë vendit".[2]

Personi apo grupi i njerëve që merren me këtë veprimtari quhet Distrubutor. Po ashtu për rregullimin e mardhënjeve shoqërore - ekonomoike është bërë edhe përkufizimi në ligj që thotë “Distributor” është personi fizik ose personi juridik apo një grup personash fizikë a juridikë, apo një ndërthurje e tyre, venda ose të huaj, që realizon për qëllime përfitimi ekonomik, tregtimin ose shpërndarjen e veprës filmike[2]

Burim i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ LIGJI PËR KINEMATOGRAFINË Në amëzën assembly-kosova.org Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine
  2. ^ a b QKK-Ligji për kinematografi, neni 2 Arkivuar 30 qershor 2008 tek Wayback Machine, në internet prill 2007