Ditë kafenesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Ditë kafenesh" është novelë nga shkrimtari Ismail Kadare, e shkëputur nga vepra burimore, romani "Qyteti pa reklama" shkruar më 1959 gjatë kohës që ishte me studime në Bashkimin Sovjetik.

Historia dhe përmbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi romanin "Qyteti pa reklama" e mbajti mënjanë, autori dha për botim novelën "Ditë kafenesh" tek e përkohshmja "Zëri i rinisë", organ i Komitetit Qendror, i përkrahur nga vetë sekretari i Komitetit Todi Lubonja.[1]

Në qendër të novelës së janë dy të rinj që kërkojnë një dorëshkrim të humbur të Andon Zako Çajupit.[2]

Përkthimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Novela, përkthyer në gjuhën angleze nga Pirro Dollani me titullin "Coffeehaouse Days", pati botim të limituar vetëm në 125 kopje, të cilat nuk shiten publikisht por u jepet bibliotekave dhe institucioneve të tjera të ngjashme. Të gjitha kopjet me autografin e autorit dhe një ese të studjuesit Bob Shuman.[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Lubonja, Liri (19 qershor 2015). "Kadare prishi miqësinë me ne, do të "pastrojë" biografinë". Panorama. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Sina, Beqir (3 prill 2006). "Libri "Ditë Kafenesh" i Ismail Kadaresë në anglisht". Metropol. - Nr. 642. fq. 12. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)