Ditëlind Reshiti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ditëlind Reshiti lindi më 29 gusht të vitit 1990, është futbollist shqiptar i cili luan si sulmues, por edhe si mesfushor ofensiv ose mesfushor krahu. Si futbollist u krija te KF Liria në Prizren. Karrierën e vazhdoi te KF KEK-u (Obiliq), KF Ramiz Sadiku (Prishtinë), KF Vullnetari i Uçk-së dhe aktualisht luan te KF OPOJA. është futbollisti më i dalluar i këtij ekipi, kapiten si dhe golashësuesi më i mirë që nga themelimi.

Sukseset[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 2007 Finalist në turneun ‘Adem Jashari’ Kaçanik
  • 2007 Kampion në turneun e organizuar nga KF “Vllanzia”, Durrës
  • 2007 Golashënuesi me i mire turneu tradicional ‘Caki’