Dita e Çlirimit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Dita e Çlirimit Kombëtar)

Dita e Çlirimit quhet në Shqipëri dita kur përkujtohet largimi i ushtrisë naziste. Megjithëse më 1944 u festua më 28 nëntor, por pasi u hodh me votë nga udhëheqja e FNÇ-së, u caktua më 29 nëntor. Çështja e datës është ndër më të debatuarat ndër dekadat e pas-komunizmit.[1] Megjithëse Tirana si kryeqytet i shteti i çlirua më 17 nëntor, komunistët shqiptarë nuk e parapëlqyen këtë datë duke qenë se lidhej me emrin e Mehmet Shehut.[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Duka, Valentina (30 nëntor 2020). "Çlirimi me 28 apo 29 Nëntor? Historiania zbulon dokumentin nga arkivat: Si u falsifikua fjalimi i Enver Hoxhës me 28 Nëntor '44". panorama.com.al.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ Duka, Valentina (1 dhjetor 2020). "Çlirimi i Shqipërisë, reagon Valentina Duka: Enver Hoxha donte një datë për vete, larg hijes së Ismail Qemalit, ja pse s'ishin dakord për 17 Nëntorin". sot.com.al.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)