Dita e Shën Gjinit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Në Zadrime e në vise të tjera të Lezhës është shume e njohur festa e Shën Gjinit me ritet e saj tepër ngazëlluese. Ndizen zjarre ndër ara, ku digjen tërë byket e mbetur nga viti i kaluar. Bëhen shtëllunga me kashtë, lidhen me litarë a me fije kurperi, u jepet zjarr e ashtu te ndezur i sjellin në ajër duke vrapuar, nëpër ara e duke shqiptuar disa vargje rituale për mbarësi në prodhim. Këto bëhen për mbarësi e për t'i dhëne force diellit si simbol i prodhimit të dëshiruar në të ardhmen.

Kur nuk binte shi në vere e thaheshin bimët e kopshteve e të arave, fëmijët, po me ndihmë të plakave bënin dordolecin. Mblidheshin bashkë dege të gjelbra e që quhej Dordoleci. E shëtisnin në fshat shtëpi më shtëpi e sipër dordolecit i hidhnin ujë duke shqiptuar këngët rituale ku kërkohej shi për arat. Kërkonin dhe dhurata në shtëpitë ku shkonin... si shpërblim për veprën që bënin.