Dobërdoli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Flag of Kosovo.svg Fshatra në Kosovë
Noimage.png
Emri: Dobërdoli
Komuna: Podujevë
Popullsia: -
Kodi postar: -
Kodi telefonik: -
Lartësia mbidetare: -
Gjerësia gjeografike: -
Gjatësia gjeografike: -
Amëza: s'ka
Përdorimi i stampës

Fashati Dobërdol shtrihet në kilometrin e 8 në rrugën që lidh qytetin e Podujevës me Bashksinë Lokale të Kërpimehut. Në vitin 1445 fshati kishte 19 familje. Më 1878 në fshat vendoset familja Oraca e cila më vonë shpërngulet. Popullsia është etnike shqiptare e tëra e fist të Gashit. Një pjesë e tyre mbajnë mbiemrin Gjata dhe jetojnë në në lagjen e Gjatajve në fshatin Bajqinë e disa edhe në fshatin Llaushë, lagja e Dushkollëve.

Në fillim të shekullit 19 për trimëri ishte i njohur korrofeta (komandant i forcave elite turke) Mehmet Rexha i cili me ushtarët e tij nën bajrakun e Dobërdolit i kishte arritur namin deri në Stamboll. Për dy shekuj me radhë në kohën e Perandorisë Otomane u dalluan bajraktarët e Dobërdolit. Ne kohen e Perandoris Osmane Ishin te dalluar familja Aliu dhe Hajdini. Më vonë u dalluan edhe Adem dhe Feriz Dobërdoli, luftëtarë të Shqipërisë

Në fillim të shekullit 20 në fshat vendosen edhe dy familje nga Shala e Bajorës. Më i njohur ishte Halim Bajgora, bashkëluftëtarë i Isa Boletinit i cili bashkë me Ahmet Llapin ishin caktuar roje të parë të Ismail Qemalit në Vlorë më 1912. Fshati njihet me një numër të madh të arsimuarish në të gjitha lëmitë e sidomos në lëmine e arsimit.

Më 1948 fshati kishte 475 banorë, kurse më 1981 kishte 1125 banorë. Fshati tani ka afër 150 shtëpi me mbi 1000 banorë. Në vitin 1925 në fshat me dhunë u vendosen 28 familje kolonësh sllavë duke i detyruar lagje te tera te ketij fshatu të shpërngulen në Turqi, kurse familjet kolone u vendosen në pronat e tyre. Shumë familje nga ky fshat janë shpërngulur në Turqi, Diaspore,Vushterri, Prishtine ., Mitrovice, Besijane e tj. Familjet kolone sllave i sherbeninin qeverive antishqiptare per shtypje dhe dhune . Keto familje kolonesh sllav u larguan nga fshati në periudha të ndryshme. Shumë familje nga ky fshat janë shpërngulur në Turqi, Prishtinë, Vushtërri, Besianë dhe në diasporë. Në fshat ekziston shkolla fillore, që e mban emrin Jetullah Gashi që ishte Themelues i vetë shkollës poashtu ndër Mësimdhënësit Intelektualët e hershëm të kësaj treve , Poashtu Ndër themeluesit dhe mësuesit e parë ishin :Idriz H.Gashi, Ali Rr.Gashi Dhe Miftar Gashi,fshati gjithashtu ka edhe dy shitore për furnizim me gjërat ushqimore dhe një pompë të benzinës. Fshati prej vitit 2005 është i lidhur me telefonin fiks fal angazhimit të PTK.

Fshati Doberdol njihet shumë edhe për mikëpritje sidomos per qytetaret qe vinin per pazare ne BESIANE NGA fshaterat E ShalES se Bajgores dhe Mavriqit .

Fshati u demtua shume here gjate luftrave te ndryshme e me se shumti gjatë luftës së viti 1999 kur fshati u dogj i tëri nga forcat ushtarake të Serbisë.