Dragonball Evolution

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Informatat e filmit
Dbep.jpg
Titulli shqip: Sferat e Dragoit Evolucioni
Titulli origjinal: Dragonball Evolution
Shteti i prodhimit: ShBA
Viti i prodhimit: 2009
Gjatja (PAL-DVD): 85 minuta
Gjuha origjinale: Anglisht
Studio: 20th Century Fox
Zhanri: Aventurë, Aksion, Fantazi, Film i bazuar në anime
Premiera (Kino/Video): 13 mars 2009
Për moshën: Të gjitha
Box office

(Për më shumë informaciona shiko: Box office)

Buxheti: $
Fitimi: 57,497,699 $
Realizues teknik
Regjia: James Wong
Autori: Akira Toriyama - i serialit origjinal
Producenti: Stephen Chaw
Kompozitori: "Rule" nga Ayumi Hamasaki
Kamermani:
Prerja:
Interpretojnë
  • Justin Chatwin: Goku
  • James Marsters: Piccolo
  • Emmy Rossum: Bulma
  • Jamie Chung: Chichi
  • Joon Park: Yamcha
  • Chow Yun-Fat: Maestro Muten
  • Randall Duk Kim: Nonno Gohan
Çmime

(Për më shum informaciona shiko: Çmime)

  • Nominuar si "Filmi më i mirë bazuar në një strip" — Një nominim.


Dragonball Evolution është një film amerikan aksion prodhuar nga 20 Century Fox në vitin 2009, prodhuar nga Stephen Chaw, me regji të James Wong. Filmi është bazuar në serialin e famshëm anime dhe manga, Dragon Ball nga Akira Toriyama. Filmi u publikua në shumë vende të Azisë më 13 mars, 2009. Filmi është shfaqur gjithashtu në ShBA dhe pritet të shfaqet në shumicën e vendeve evropiane [ref. 1].

Historia huazon shumicën e elementeve të saj nga seriali anime (manga) Dragon Ball së bashku me emrat e personazheve të ndryshëm me ndryshimet përkatëse. 2000 vjet më parë bota kërcënohet nga një entitet i alien me emrin Piccolo (interpretuar nga James Marsters) dhe një zot shkatërrues i quajtur Oozaru përpara se Piccolo të burgosej nga një grup rigoroz murgjish. Piccolo arrin të dalë nga burgosja në një farë mënyre dhe si një kërcënim i ri për botën dëshiron sferat e dragoit. Goku (Justin Chatwin) tetëmbëdhjetë vjeçar me ndihmën e mjeshtrit Roshit (interpretuar nga Chow Yun-Fat), Bulmës (interpretuar nga Emmy Rossum), Jamça (interpretuar nga Joon Park) e të tjerë duhet ta ndalojë atë [ref. 2].

Filmi, pavarësisht suksesit financiar (me një fitim total prej 57,497,699 dollarësh [ref. 3]), mori përgjithësisht kritika negative. Kritika më e ashpër e filmit erdhi pikërisht nga Anime News Network. Zac Bertschv ironizoi filmin dhe reklamimin e tij gjatë të gjithë artikullit: “...ja ku kemi një Piccolo që dëshiron ta shkatërrojë botën pa ndonjë arsye konkrete... kemi një Goku të ri të ngathët... një Chichi që e di që ai është luftëtar që përdor ki... një Bulma që del nga asgjëja dhe thjeshtë thotë: “Unë jam Bulma”... dhe një mjeshtër Roshi me dialogje të kota...” [ref. 2]

IGN në përgjithësi i dha kredite filmit duke e vlerësuar atë: “Kjo është një histori origjinale dhe kryen një punë relativisht të mirë në krijimin e një bote me rregulla solide.” [ref. 5] Nathan Lee nga N.Y. Times vlerësoi përgjithësisht prodhimin por vuri në dyshim audiencën e këtij filmi duke shkruar se DragonBall Evolution është hartuar shumë mirë për të lënë pa mend një audiencë fëmijësh dhjetë vjeçar [ref. 6]. Kritika dhe vlerësime të shumta kanë ardhur nga site kritikuese filmash dhe gazetash.

Personazhet[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Justin Chatwin: Goku
  • James Marsters: Piccolo
  • Emmy Rossum: Bulma
  • Jamie Chung: Chichi
  • Joon Park: Yamcha
  • Chow Yun-Fat: Maestro Muten
  • Randall Duk Kim: Nonno Gohan
  • Ernie Hudson: Sifu Norris
  • Eriko Tamura: Mai
  • Texas Battle: Carey
  • Shavon Kirksey: Emy
  • Luis Arrieta: Teto
  • Richard Blake: Agundas
  • Julian Sedgwik: Mr. Kingery

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]