Drane Bojaxhiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Drane Bojaxhiu, mbiemri i vajzërisë Barnaj, ishte nëna e Gonxhe Bojaxhiut. Ishte me origjinë nga Novo Sella e Gjakovës. Nuk dihet dita e saktë e lindjes së saj.

U martua me Kolë Bojaxhiu. Nga martesa u lindën 5 fëmijë. 2 prej tyre vdiqën fare të vegjël. 3 fëmijët e tjerë ishin Lazër Bojaxhiu, Gonxhe Bojaxhiu (Nënë Tereza), dhe Age Bojaxhiu.

Pas vdekjes së bashkëshortit (disa vite përpara fillimit të Luftës së Dytë Botërore) u largua nga Shkupi dhe u vendos në Shqipëri. Në periudhën 1932-1933 ajo së bashku me të bijën Age kanë banuar në Shkodër në një banesë me qera në rrugën Ludovig Saraçi. Vdiq në Tiranë, në vitin 1971. Nënë Tereza mundi ta vizitonte varrin e saj vetëm në vitin 1990 gjatë vizitës së saj të parë në Shqipëri.