Drapëri dhe çekiçi
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Drapëri dhe çekiçi është simbol i komunizmit. Këto dy vegla janë simbole të proletariatit dhe fshatarësisë ndërsa së bashku përfaqësojnë lidhjen e punonjësve të fabrikave dhe punonjësve të bujqësisë. Ky simbol u krijua në kohën e Revolucionit të Tetorit në vitin 1917.
[redakto] Historia
Skeda:Kolkhoznitsa.jpg
Punëtori dhe gruaja nga kolhozi.
Në fillim simboli ishte një gërshetim i çekiçit me plugun (parmendën). Drapëri dhe çekiçi edhe pse përdoreshin që nga 1917/18 nuk ishin simbol zyrtar deri në vitin 1922, deri atëherë ky simbol përdorej nga Armata e kuqe dhe Garda e kuqe në uniformat, medaljet dhe kësulat e tyre, etj.
Më vonë ky simbol u vendos në flamurin e Bashkimit Sovjetik në vitin 1923. Ndërsa i stilizuar ky simbol u vendos te flamujt e Republikave Sovjetike.