Drejtoria e Përgjithshme për Hulumtim dhe Inovacion

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Drejtoria e Përgjithshme për Hulumtim dhe Inovacion, (Directorate-General for Research and Innovation, në anglisht), është një Drejtori e përgjithshme e Komisionit Evropian, e vendosur në Bruksel, dhe është përgjegjëse, veçanërisht, për politikat hulumtuese të Bashkimit Evropian dhe për koordinimin e aktiviteteve hulumtuese.[1] Ajo udhëhiqet nga komisarja Máire Geoghegan-Quinn dhe drejtori i përgjithshëm Robert-Jan Smits.

Misioni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Misioni i Drejtorisë së Përgjithshme evoluon, ashtu siç vazhdon puna në Hapësirën hulumtuese evropiane (HHE). Mund të përmblidhet si më poshtë [2]:

  • t'i përgatisë politikat e Bashkimit Evropian në fushën e hulumtimit dhe të zhvillimit teknlogjik dhe në këtë mënyrë të kontribuojë për bashkëpunimin ndërkombëtar të industrisë evropiane;
  • t'i koordinojë aktivitetet hulumtuese evropiane me ato që kryhen në nivel të vendeve anëtare të BE-së;
  • t'i përkrahë politikat e Bashkimit Evropian në fushat e tjera siç është mjedisi jetësor, shëndetësia, energjia, zhvillimi rajonal, etj.;
  • të promovojë kuptim më të mirë të rolit që luan shkenca në shoqëritë moderne dhe të stimulojë debat publik në nivel evropian për çëshjtjet që kanë të bëjnë me hulumtimin.

Një nga instrumentet që përdoret për implementimin e kësaj politike janë edhe Programet Kornizë për Hulumtim dhe Zhvillim teknologjik që ndihmon për organizimin dhe përkrahjen financiare të bashkëpunimit ndërmjet universiteteve, qendrave për hulumtim dhe industrive - duke i përfshirë edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme(NVM).

Resurset[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Struktura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Drejtoritë :[1]

  • Drejtoria A - Çështjet ndër-institucionale dhe ligjore – Programi kornizë
  • Drejtoria B - Hapësira hulumtuese evropiane: Programet hulumtuese dhe kapaciteti
  • Drejtoria C - Hapësira hulumtuese evropiane: Ekonomia e bazuar në dije
  • Drejtoria D - Bashkëpunimi ndërkombëtar
  • Drejtoria E - Bioteknologjia, bujqësia, ushqimi
  • Drejtoria F - Shëndetësia
  • Drejtoria G - Teknologjitë industriale
  • Drejtoria H - Transporti
  • Drejtoria I - Mjedisi jetësor
  • Drejtoria J - Energjia (EURATOM)
  • Drejtoria K - Energjia
  • Drejtoria L - Shkenca, ekonomia dhe shoqëria
  • Drejtoria R - Resurset
  • Drejtoria S - Implementimi i programit 'Idetë' ('Ideas')
  • Drejtoria T - Implementimi i aktiviteteve për sigurim të shërbimeve jashtë institucionit

Për realizimin e detyrave të ndryshme, Drejtoria e përgjithshme punon së afërmi me Departamentet e tjera të Komisionit, siç janë Qendra e Përbashkët për Hulumtim, e cila poashtu është nën përgjegjësinë e Komisares Máire Geoghegan-Quinn, Drejtorive të Përgjithshme për shoqëri informatike, Energji dhe Transport, Mjedisin jetësor, Ndërmarrjet etj.

Shih poashtu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "Organisation". Directorate-General for Research. Marrë më 14 maj 2007. Postal address – Directorate-General for Research, European Commission, B-1049 Brussels {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) (The postal code specifically designates the European Commission.)[1] Arkivuar 21 dhjetor 2008 tek Wayback Machine

Linket e jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]