Drenasi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Drenasi
Emblema Vendndodhja
[[Figura:|280px|Qendra e qytetit]]
Statistika
Popullsia
-dendësia
75,4001 banorë
261 banorë/km²
Sipërfaqja 270 km²
Administrata
Shteti Kosova
Qarku Prishtina
Adresa e kuvendit ?
Kodi postal 13000
Prefiksi telefonik 0381 38// 584 100
Faqe zyrtare KK Drenasi
Politika
Kryetar Nexhat Demaku
Partia udhëheqëse PDK
1. Të dhënat sipa OSCE-së [1]
Qyteti i Drenasit

Drenasi, ish-Gllogovci (serbisht: Glogovac, cirilik: Глоговац) është qytezë në Kosovën qendrore. Drenasi ndodhet në mes të maleve të Çiçavicës në lindje dhe bjeshkëve të Drenicës në veri dhe perendim.

Pak histori[redakto | redakto tekstin burimor]

Drenasi është qender bashkie e rrethit të Drenicës qendrore, që administron 53 fshatra. Emrin e kësaj qyteze e hasim tejet vonë ne dokumentet sllave, sigurisht nga kolonizimi i vonshëm, pas 1912 kur forcat serbo-malazeze pushtuan ketë luginë të Drenicës, që e emërtuan nga emri i drurit të Murrizit. Pra në shqipe do ishte e drejtë Murrizi.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Drenasi shtrihet 30 km në perëndim të Prishtinës, dhe në afërsi të rrugës automobilistike Pejë-Prishtinë. Ish Gllogovci, tani Drenasi i Ri ka një pozitë gjeografike të shkëlqyer, që mbërrihet në të gjitha drejtimet anembanë Kosovës. Në veri rrethohet më malet e ulëta të Çiçavicës, në Perëndimë më Kosmaçin, në Lindje më Majen e zhveshur (ish Goleshi). Mesin e qytetit e përshkon lumi i Gllobarit, apo lumi që ndante fushën e murrizeve i cili grumbullon të gjithë ujërat e shirave të lugines së Drenicës dhe që derdhen në lumin e Vogël, afër Lumbardhit, ku përfundon përmes kanalit Ibër-Lepenc në ujërat e dy detrave, Egje dhe Deti i Zi.

Shërbimet Sociale, Shëndetësia dhe Arsimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas informatave prej mirëqenjes sociale, ka 2166 familje, që marrin ndihmë sociale. Një ekip i specializuar është i trajnuar për t'u marrë me njerëz të traumatizuar dhe të dhunës në familje. Një qendër shendetesore dhe gjashtë spitale të vogël janë për të shërbyer nevojat e popullatës në Drenas. Një mungesë e mjekësisë të mjaftueshme është ë shquar. Në vitin 2002 janë bërë tetë ndërtesa të reja, gjithashtu edhe shkollë fillore janë ndërtuar. Në komunën e Glogovac ka 21 shkolla fillore dhe 2 shkolla të mesme. Cilësia e mësuesve është ë jo mjaftueshme, pasi shumë prej tyre nuk kanë kualifikimet e nevojshme. Ka nevojë për më shumë shkolla çerdhe, para-shkolla fillore dhe zgjerimin e shkollave ekzistuese. Një tjetër problem është ende depolitizimi i arsimit.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Para masave të dhunëshme të viteve 90-ta, komuna e Drenasit ka pasur 7 biblioteka publike me 73.000 libra. Libraria kryesore ka pasur 12.000 libra, derisa degët e saj në Tërstenik, Komoran, Arllat, Sankoc, Baicë dhe Gradicë kanë pasur 61.000 libra, por lufta ka zhdukur dy biblioteka, bibliotekën kryesore në Gllogovc dhe degën në Baicë, dhe ka shkatërruar degët e tjera me 66.468 libra. Forcat serbe kanë vrarë bibliotekistin Izet Elshani (48 vjeç) kanë djegur bibliotekën me 9.500 libra. Së këndejmi, komuna e Gllogovcit, në të vërtetë, ka një bibliotekë me 6.532 libra.

Informimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Në Drenas nuk ka ndonjë gazetë ditore, ndërsa për informimin e banorëve për lokalitetin e tyre përkujdesen revistat: "Realiteti" dhe "Spektri". Poashtu në Drenas gjenden edhe dy radiostacione lokale "Radio Drenasi"[1] dhe "Radio Dodona"[2]. Në vitet e '90-ta, pas mbylljes së "Rilindjes", Forumi Rinor i LDK-së nxori një fletushkë të veten, ndërsa, më 28 nëntor 1993, për herë të parë, në Drenicë doli revista mujore “Trojet tona”, organ i PNDSH-së. Revista drejtohej nga ky Këshill redaktues: Emin Hasi (kryeredaktor), Ramadan Dautaj (i ndjerë), Adem Gashi, Lulëzim Haxhiu, Nexhmedin Haxhiu, Selim Shabani, Ismail Bajraktari dhe Burim Heta.

Religjioni[redakto | redakto tekstin burimor]

Në Drenas shumica e popullisë janë të fesë islame besimit sunit. Banorët e Drenasit e ushtrojnë predikimin e tyre në xhamitë, të cilat janë të shpërndara në gjithë territorin e komunës, e që drejtohen nga udhëheqësi fetar, i cili selinë e ka në xhaminë e qytetit. Xhamitë janë të ndërtuara që nga kohërat e vjetra dhe deri në ditët tona. Xhamijat më të njohura janë në: Drenas (qendër), Arllat, Komoran, Zabelin e Poshtëm, Kishnarekë, Vërbovc, Tërstenik, Damanek, Krajkovë , Korroticë, Gllobar etj.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Partia dominuese në Drenas është Partia Demokratike e Kosovës.[3], ndrësa kryetari i ri i Komunës është Nexhat Demaku nga PDK-ja me rreth 65% të elektoratit.

Shih dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Burim i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

[2]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Sistemi shtetrorë në Kosovë

Coat of arms of Kosovo.svg
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Stema e qeverisë KS.gif
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaji*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Obiliqi  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaji
  1. ^ www.Radio-Drenasi.com Radio Drenasi 92.1, fm stereo (04. Janar 2011)
  2. ^ www.RadioDodona.com Radio Dodona (04. Janar 2011)
  3. ^ Në zgjedhjet e 17 nëntorit, 2007 doli fituese me mbi 82%